Komuna e Prizerenit masa kundër gylenistëve, mbyll një çerdhe fëmijësh

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët e kopshtit “Yllka”, kanë vetëm një orë kohë për ta liruar objektin në të cilin marrin mësime më shumë se 240 fëmijë kosovarë. Inspektorati i komunës së Prizrenit e ka urdhëruar drejtorinë e kësaj Komune, e cila përbëhet nga zyrtarë turq që menjëherë të largohet nga objekti si dhe nga e gjithë Komuna e Prizrenit.

Drejtori i kopshtit, Mehmet Yeman, pjesë e kolegjit “Mehmet Akif” për Express thotë se e gjithë kjo po bëhet qëllimshëm. Kjo ngase ai ka pikëpamje gyleniste. Zyrtarët e Komunës së Prizrenit nuk kanë pranuar të flasin për rreth kësaj çështjeje.

Në orët e para të pasdites së sotme, Inspektorati i Punës i Komunës së Prizrenit, bashkë me zyrtarë policorë e kanë rrethuar kopshtin “Yllka” në këtë komunë, i cili udhëhiqet nga Mehmet Yeman, pikëpamjet e të cilit janë gyleniste.

Nga komuna e Prizrenit janë urdhëruar stafi i këtij kopshti, që menjëherë të largohet nga objekti i çerdhes. Gazeta Express ka kontaktuar me drejtorin e shkollës. Ai ka thënë se e gjithë kjo po iu bëhet atyre pa asnjë bazë ligjore.

“Sot një komision i inspektorëve nga komuna është paraqitë në drejtorinë e kopshtit ‘Yllka’ me një urdhër nga kryetari i komunës, ku urdhërohet drejtoria ta bëjë lirimin e objektit të menjëhershëm. Kemi të bëjmë më një urdhër që nuk është vendim dhe nuk ka bazë ligjore. Duhet të jetë vendim i gjykatës”, shpjegon drejtori i kopshtit.
Ai thotë se nga inspektorati, i është dhënë vetëm një orë kohë që të largohen nga objekti, në të kundërtën ata do të largohen me forcë.

“Në momentin ka shumë nxënës dhe inspektorët po kërkojnë që të largohemi me forcë. Ka shumë mundësi që këtë komuna po e bënë për arsye që jemi ëlentistë. Ne kemi kërkuar takim me komunën, kryetarin, ata nuk na kanë pranuar. Këtu gjithçka po bëhet në mënyrë arbitrare”, thonë nga kopshti.

Kopshti ‘Yllka’

Kopshti është dhënë me koncesion vite më parë nga komuna e Prizrenit. Nga drejtoria e kopshtit bëjnë me dije se nuk do të largohen nga aty pa pasur një vendim gjykate.

“Ne jemi të vendosur që të mos largohemi nga objekti pas ndonjë vendim të gjykatës, ose ti drejtohemi organeve kompetente. Ne për momentin po mendojmë thjeshtë në mënyrë ligjore”, ka thënë tutje drejtori i kopshtit ‘Yllka’ në Prizren, Mehmet Yoman.
Në këtë kopsht të regjistruar janë 240 fëmijë.

Gazeta për këtë punë ka provuar që të marrë një përgjigje nga kryetari i komunës së Prizrenit, Mytahir Haskuka si dhe zyrtarët e tjerë të komunës rreth kësaj çështjeje, por asnjëri nga ta nuk kanë qenë të qasshëm. Nga komuna kanë thënë se kryetari gjendet në pushim dhe se vetëm pas ditës së mërkurë mund të jepen informata për këtë punë.

E rreth këtij aksioni, nga policia e Kosovës, shprehen se nuk ky rast nuk ka të bëjë me ndonjë veprim policor. Vesel Gashi nga policia e rajonit të Prizrenit i tha Expressit se kjo është çështje e inspektoratit të komunës.

“Nuk ka ndonjë aksion ë policisë. Është çështje e inspektoratit të punës. Ata janë duke e zbatuar një urdhër të komunës. Policia vetëm i asiston komunës, por kjo çështje nuk është kompetencë e policisë. Pra nuk ka të bëjë me ndonjë veprim policor”, ka thënë për Express, Vesel Gashi nga policia e rajonit të Prizrenit.

 

Dëmtohen tendat e organizatës turke, lihen mesazhe: Vdekje erdoganizmit

Periskopi.com Lajme

Organizata turke “TIKA” dje ka vendosur disa tenda në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në kuadër të panairit të produkteve tradicionale dhe natyrale me moton “Bashkë Mundemi”.

Policia kanë thënë se persona të panjohur mbrëmë vonë kanë dëmtuar simbolet e shtetit turk që ishin vendosur në këto tenda.

Madje, këta persona kanë lënë një letër me mbishkrim kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Vdekje Erdoganizmit, Turqizmit, Neo Otomanizmit, Rendi i Dragoit të Kuq”, thuhet në këtë letër të lënë në shesh./Indeksonline/