Një i vdekur dhe një i zhdukur në Francë, erërat dhe përmbytjet lënë mijëra shtëpi pa energji

Periskopi.com Lajme

Qindra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre për shkak të erës së fortë dhe përmbytjeve në Francë, me të paktën një burrë që humbi jetën.

Autoritetet po punonin për të rikthyer energjinë elektrike në dhjetëra mijëra shtëpi.

Stuhitë rrëzuan pemët dhe prishën furnizimin me energji elektrike në Francën jugperëndimore, me ujërat e përmbytjes që raportohet se rriteshin me 30 centimetra çdo orë në disa zona, transmeton Telegrafi.

Një burrë 70-vjeçar vdiq dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur pemët ranë në automjetet e tyre të premten.

Një burrë i moshuar u rrëmbye nga ujërat në rritje në rajonin jug-perëndim Lot-et-Garonne. Ai mbetet i zhdukur.

Autoritetet paraprakisht evakuuan rreth 600 njerëz nga zona e Landes ku takohen Gaves de Pau dhe Oloron.

“Ne jemi mësuar me këtë tani”, tha një pensionist vendas që dha emrin e tij si Christian, për AFP.

Ndërmarrja e shërbimeve komunale Enedis tha se 25,000 shtëpi ishin ende pa energji të shtunën, duke shtuar se 2,000 teknikë ishin vendosur për t’u marrë me këtë problem.

Shpejtësia e erës arriti në 142 kilometra në orë.

Stuhitë e fundit vijnë më pak se tre javë pasi disa njerëz humbën jetën për shkak të motit të keq në Itali dhe Francë.

 

Erëra të forta në Gjilan: Stuhia merr gjithçka që i del përpara

Periskopi.com Lajme

Erëra të forta pati gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

Madje në një prej pishinave të këtij qyteti u shqetësuan të pranishmit pasi shumë prej ‘çadrave’ filluan të largoheshin nga vendi.

Si pasojë e këtyre erërave nuk raportohet për të lënduar, por që shumë prej qytetarëve shihet teksa mundohen të ikin nga vendi i ngjarjes.

https://www.facebook.com/06press/videos/476585589577251/

Priten erëra të forta në këto dy qytete të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ditët e para të stinës së pranverës kanë filluar me temperatura të larta, por ditëve në vijim nuk do të jenë të tilla. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka treguar se çfarë moti do të mbretërojë ditëve në vijim

Tahirsylaj ka theksuar se në vend do të ketë erëra të forta, ndërkaq vendet të cilat pritet të shkaktojë dëme kjo erë janë qyteti i Pejës dhe Istogut.

“Do të ketë erë që do të shkojë deri në 16 metër për sekondë, e cila në disa komuna si ajo e Istogut dhe Pejës, mund të ketë edhe dëme në infrastrukturë. Është një mot jo në përputhmëri me ecuritë sinoptike të stinës së pranverës”, ka theksuar Tahirsylaj për  Express.

Tahirsylaj ka treguar po ashtu se nga e hëna do të ketë ndryshim të motit, ku priten edhe reshje shiu dhe bore.

“Nga dita e hënë kemi prishje të kushteve të motit, do të ketë rënie rapide për shkak të fushës së dobët barike apo shtypjes atmosferike. Do të ketë reshje bore dhe shiu. Reshjet e borës do të jenë të paqëndrueshme dhe kalohen. Por efekti pozitiv i këtyre reshjeve është plotësimi i kushteve hidrike të tokës. Kjo mundëson zhvillimin e bimësisë dhe përgatitjen për sezonin pranveror”, ka thënë Tahirsylaj./

 

Sot mot i nxehtë, nga nesër priten erëra, reshje e ulje të temperaturave

Periskopi.com Lajme

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndërrueshme.

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të rriten, por që maksimalet e ditës do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e fundit.

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 10m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.

Ndërsa, java e ardhshme parashihet të jetë me kushte tjera meteorologjike, erëra, reshje dhe ulje të temperaturave.

 

 

Erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete

Periskopi.com Lajme

Erërat e forta që kanë përfshi Kosovën në mbrëmjen e sotme, kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë lokalitete dhe dëme të tjera.

Në kryeqytet gjendja është kryesisht stabile, ndërsa ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në disa lagje.

Zyrtarë të Qendrës së thirrjeve për emergjenca në Komunën e Prishtinës kanë deklaruar për KosovaPress se nga fryma janë dëmtuar rrethojat e një objekti në ndërtim në rrugën “Bedri Shala”, të cilat pastaj nga kompania janë hequr nga rruga për të mos e penguar komunikacionin. Ndërsa ekipet emergjente kanë dal në rrugën “Fazli Grajçevci”, pasi një lis ka rrezikuar një lokal, dhe ai lis do të largohet nesër nga “Hortikultura”, sepse ka lëvizur si pasojë e erës.

Probleme me ndërprerje të energjisë elektrike ka edhe në rajone tjera të Kosovës, ku një pjesë e rajonit të Llapit është pa energji elektrike.

Përveç ndërprerjes së energjisë elektrike, dëme ka pasur edhe në Komunën e Ferizajt, ku dëme ka pasur kryesisht në disa lokale afariste.

KosovaPress nuk ka mundur të kontaktojë zyrtarët e KEDS-it për të kuptuar më mirë për dëmet që mund të jenë shkaktuar nga erërat.

 

 

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Përkeqësimet e fundit të motit, kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në qytetin e Ferizajt.

Ja fotografi të objekteve të shkatërruara si pasojë e erërave të forta në këtë komunë.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e dëmtimeve në këto objekte.

 

Pamje të frikshme edhe nga Fushë Kosova, qyteti kaplohet nga pluhuri pas erës së fuqishme

Periskopi.com Lajme

Disa rryma ajrore të fuqishme kanë përfshirë rajonin e Prishtinës pak minuta më parë.

Erërat, që goditën kryeqytetin papritur rrëzuan shatorat që po përgatiteshin për një panair në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, shkruan Periskopi.

Nga një video që ka siguruar Periskopi, shihen pamje të frikshme edhe Fushë Kosova.

Në video shihet se si qendra e Fushë Kosovës është mbushur nga pluhuri. /Periskopi/