Koeman e pranon publikisht se Barcelona po interesohet për transferimin e yllit të Man Cityt

Periskopi.com Sporti

Barcelona vazhdojnë të ruajnë interesimin për mbrojtësin e Manchester City, Eric Garcia.

Katalanët janë duke bërë përpjekjet e fundit për të bindur skuadrën angleze.

Është trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman që konfirmoi në konferencë për shtyp interesimin e tyre për Garcian, duke thënë se e duan atë në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Barcelona tani do të nisin një tjetër ofertë drejt Manchester Cityt, kur kemi hyrë në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Garcia pikërisht nga Barcelona është transferuar te Manchester City në vitin 2018.

Ndërhyrja e Edersonit që e la pa vetëdije Eric Garcian duket edhe më e tmerrshme në xhirim të ngadalësuar

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se pret që Eric Garcia të kalojë “një ose dy netë” në spital pas përplasjes së tij me Edersonin, në fitoren e Cityt kundër Arsenalit, transmeton Periskopi.

Garcia u largua fusha me lese, me Edersonin që u përplas në spanjollin derisa po vraponte jashtë vijës së tij në minutën e 80-të.

Incidenti nuk u transmetua shumë herë në TV, por janë publikuar pamje në xhirim të ngadalësuar dhe përplasje duket edhe më e tmerrshme.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/