Gjiganti zviceran në krizë, liron nga kontrata nëntë futbollistë – e pësojnë edhe dy shqiptarët

Periskopi.com Sporti

Pandemia koronavirus që ka kapluar gjithë vendet e botës ka lënë pasoja edhe në klubet e futbollit.

Kësaj situate të tmerrshme më së keqi në Zvicër e ka pësuar gjiganti helvetik Sion, që është pranë falimentimit.

Ka qenë presidenti i klubit Christian Constantin që ka njoftuar se klubi i tij është shumë pranë falimentimit pas pauzës thuajse një muajshe.

Presidenti i Sionit, Christian Constantin

Constantin ka larguar me vendim të njëanshëm nëntë yjet më të mëdha të skuadrës, ku në mesin e tyre janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.

Numri një i Sionit u kishte dërguar tetë lojtarëve një letër ku thuhet në të se asnjë nga ta nuk do të mund të paguhen më shumë se 12,350 franga në muaj dhe se përgjigja duhej të kthehej menjëherë, mirëpo disa nga lojtarët nuk e kanë pranuar këtë.

Atëherë klubi ka marrë vendim që në mënyrë të njëanshme t’ia prishë kontratat lojtarëve si Ermir Lenjani, Pajtim Kasami, Johan Djourou, Alex Song, Xavier Kouassi, Seydou Doumbia, Mikael Facchinnetti, Christian Zock dhe Birama Ndoye.

Presidenti i klubi i dha kohë shumë të shkurtër lojtarëve për tu përgjigjur dhe kjo ishte arsyeja që ata nuk pranuar kushtin e tij.

Tani lojtarët që janë liruar mbrohen nga shoqata e futbollistëve profesionistë në Zvicër që ka përgatitur një ankesë për ta drejtuar në institucionet përkatëse rreth këtij rasti.

Gjithsesi sa i përket lojtarëve shqiptarë, ata pritet të bëhen menjëherë në verë me klube të reja pasi kanë qenë duke kaluar nëpër një formë fantastike.

Pjesë e Sionit është edhe mesfushori tjetër nga Kosova, Bastian Toma, por që ai do të vazhdoj të mbetet pjesë e klubit pasi nuk ishte në listën e lojtarëve më të paguar tek kuqebardhët.

Ermir Lenjani më në fund hapet rreth përplasjes me Panuccin

Periskopi.com Sporti

Pas një tërheqjeje të shkurtër, për shkak të mosgrumbullimit nga Panucci, Ermir Lenajani rikthehet me entuziazëm më Kombëtare shqiptare.

Në një konferencë për media të enjten, Lenjani foli për rikthimin në ekipin kombëtar kuqezi, por nuk deshi të flasë për ish-trajnerin, Christian Panucci, i cili nuk e donte në skuadër.

Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 më 8 qershor kundër Islandës në udhëtim dhe më 11 po të atij muaji ndaj Moldavisë në shtëpi, transmeton Periskopi.

Përplasja me Panuccin: S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuçin. Ishte vendim shumë i vështirë. Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale. S’e kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë. S’dija ç’të thosha në atë moment.

Rrëfehet Ermir Lenjani, flet për përplasjen me Panuccin

Biseda me Edy Rejan: Jemi takuar në Zyrih, jemi takuar me disa lojtarë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Ai ka shprehur mendimin e tij.

Pozicioni në fushë: Secili trajner ka mendimin e vetë. Kam qejf të luaj mbrojtës i majtë, në qoftë se trajneri bën lojë mbrojtëse. Për mua s’ka problem, i kam luajtur të gjitha rolet. Personalisht preferoj të luaj mesfushor i majtë.

Ndeshja me Islandën: Unë mendoj ndeshja me Islandës do të jetë e vështirë dhe vendimtare. Të shikojmë njëherë ndeshjen me Islandën, pastaj të mendojmë për Moldavinë. Unë mendoj që momentalisht Islanda është më e dobët, por si ekip janë shumë të fortë. I kanë 2-3 lojtarë që luajnë në liga të forta. Është fund sezoni, ndoshta nuk jemi të gjithë të freskën, por mendoj që nuk është problem i madh për ne.

Objektivi: E rëndësishme është të gëzojmë të gjithë shqiptarët nëpër botë. Të japim maksimumin dhe e rëndësishme është që gjërat të shkojnë mirë. /Periskopi.com/

I pari që guxoi t’i dilte kundër Panuccit, ‘Djali i Shqipërisë’ ftohet përsëri në Kombëtare

Periskopi.com Sporti

Ermir Lenjani ishte futbollisti i parë që guxoi t’i dilte kundër trajnerit Panuçi, duke u shprehur se nuk do të vinte më te Shqipëria, përsa kohë nuk ndërrohej trajneri. “Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, do të shprehej mes të tjerash Lenjani, me reagimin e bujshëm.

“Shqiperia.ch” ka kontaktuar me futbollistin e Sionit, duke konfirmuar se ftesa i ka mbërritur nga Kombëtarja. Lenjani do të rikthehet me fanellën e kuqezinjve për dy ndeshjet e qershorit që do të luhen ndaj Islandës në transfertë dhe Moldavisë në shtëpi. Sigurisht që një ftesë e tillë ndikon edhe në rikthimin e harmonisë në grup, pa harruar këtu se lojtari i Sionit e ka treguar se është në lartësinë e duhur për t’u afruar sërish te Shqipëria.

Lëndohet Lenjani, do t’i mungojë Shqipërisë në sfidën ndaj Skocisë

Periskopi.com Sporti

Telashe të reja me lëndimet për trajnerin Christian Panucci.

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci do t’i duhet të bëjë pa Ermir Lenjanin përballë Skocisë.

Mbrojtësi i majtë ka braktisur grumbullimin e kombëtares pasi nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm. Ai kishte ardhur i lënduar nga ekipi i tij Sion dhe ditën e djeshme nuk mori pjesë në stërvitje me grupin pasi kishte një lëndim muskulor.

Stafi mjekësor i kombëtares vendosi që ai të rikthehej përsëri në Zvicër dhe nuk deshën ta rrezikojnë.

Lenjani po kalon një formë të mirë këtë stinor me skuadrën e tij Sion.

 

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë ndërron skuadrën

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Rennes.

Periskopi.com Sporti

Aktualisht futbollisti nga Kamenica, është pjesë e klubit por pas disa problemeve me tifozë ai nuk po luan.

Kanë qenë tifozët vendas që kanë kërkuar nga klubi që Lenjani të mos luaj për arsyeje që luajti tek rivali i tyre lokal Nantes.

Lenjani shkëlqeu sa ishte i huazuar në Nantes dhe tani skuadra verdh e gjelbër dëshiron transferimin e tij.

lenjani
Ermir Lenjani

 

Mediat franceze kanë shkruar se Nantes që po kalon në krizë të rezultateve e kërkon me çdo kusht reprezentuesin shqiptar.

Edhe tifozët e skuadrës së Nantes kanë kërkuar rikthimin e Lenjanit në skuadër pasi ai shihet si zgjidhja e problemeve për ekipin francez.

Largimi i Lenjanit nga Rennes mund të bëhet vetëm nëse Nantes ofron mbi 500 mijë euro për kartonin e tij.

Lenjani afër largimit nga Rennes?

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani është pranë largimit nga Rennes.

Periskopi.com Sporti

Është gazeta franceze L’Equipe e cila ka shkruar për largimin e futbollistit shqiptar, i cili në këtë sezon nuk po arrinë të ketë minutazhë në skuadrën e Rennes.

Rennes kërkon 500 mijë euro për ta lënë të lirë anësorin të largohet nga ekipi.

Për Lenjanin interesim ka nga disa skuadra italiane, turke, gjermane dhe spanjolle, mirëpo e ardhmja e tij pritet të caktohet pas një muaji.

Lenjani është i vendosur edhe për largim nga futbolli francez, pasi që nuk ka arritur të adaptohet me stilin e jetës në Francë. /Periskopi/

De Biasi: Këta dy futbollistë të Kombëtares duhet të ndërrojnë skuadrat

Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi i ka këshilluar dy futbollistët kuqezinj, Ermir Lenjani dhe Sokol Cikalleshi që të ndërrojnë skuadrat.

Periskopi.com Sporti

Cikalleshi është pjesë e skuadrës turke Istanbul Baksasehir, ndërsa Lenjani është pjesë e skuadrës franceze, Nantes, ku nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë.

“Më vjen keq për Lenjanin dhe Cikalleshin, por dy lojtarët duhen larguar nga skuadrat ku janë, kanë mungesë të mëdha të lojërave. Le ta bëjnë këtë gjatë afatit të janarit, ndryshe kurrë nuk do të luajnë në kombëtare”, deklaroi De Biasi. /Periskopi.com

Operohet futbollisti i Kombëtares

Ermir Lenjani pësoi mbrëmë një dëmtim në ndeshjen ndaj Spanjës dhe për pasojë është dashur të operohet.

Periskopi.com Sporti

Anësori nga Kosova pësoi një goditje nga Thiago Alcantara në veshin e tij, i cili më pas iu qa dhe kishte gjakderdhje.

Ai falënderon mjekët e spitalit të Tiranës dhe të gjithë ata që u brengosën për gjendjen e tij.

“Faleminderit mjekëve të spitalit të Tiranës dhe të gjithëve për kujdesin. Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë”, deklaroi Lenjani.

“Mëkat që humbëm ndeshjen por do të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu iu falënderoj për mesazhet e dërguara në adresën time”, shtoi ai. /Periskopi.com

Lenjani reagon pas dëmtimit të veturës

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Rennes, Ermir Lenjani ka reaguar pas sulmit që tifozët e skuadrës së tij i bënë veturës së tij luksoze në mëngjesin e sotëm.

Ai thotë se është i përkushtuar te skuadra aktuale dhe se do të japë gjithçka për skuadrën.

Ky është mesazhi i Lenjanit në Facebook:

 

Të dashur tifozë të Stad Ren

Në javët e fundit janë shkruar shumë gjëra për mua dhe reagimet kanë pasur shumë ndikim te unë. Unë ndjehem mirë te Ren dhe do të bëj maksimumin për ekipin. Unë dua të vazhdoj të qëndroj në Bretanjë ku në fillim gjërat nuk ishin të thjeshta. Ndodhi një dëmtim që më la jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë kohe. Mundësia për të luajtur te Ren ishte e komplikuar.

Mua m’u dha mundësia të qëndroja në Ligën 1 nga Nanta. Kjo më mundësoi që të kisha më shumë minuta aktivizimi, të përjetoja eksperiencën e Europianit dhe të kthehesha në Bretanjë. Unë ndjehem mirë fizikisht dhe dua të jap gjithçka për klubin tim, për tifozët.

Ermir Lenjani”.                                                                                                                                   /Periskopi.com

Tifozët e Rennes sulmojnë veturën e Lenjanit

Periskopi.com Sporti

Ermir Lenjani nuk po kalon momente të mira te skuadra e tij, Rennes.

Anësori i Kombëtares Shqiptare po kritikohet shumë nga skuadra e tij, për shkak se ai vendosi të mbetej te kjo skuadër në afatin kalimtar të verës.

Por, sikur të mos mjaftonin fyerjet dhe fishkëllimat që po i bëhen gjatë ndeshjeve, atij i janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Vetura e tij e tipit ‘Porsche’ është sulmuar mëngjesin e sotëm nga tifozët e skuadrës së tij. /Periskopi.com