Belegu: Sa për opozitën Haradinaj edhe 50 vite kishte qëndruar në pushtet

Periskopi.com Lajme

Eroll Belegu, këshilltar i kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka thënë se sa për opozitën shefi i tij do ta kishte mbajtur pozitën e tij edhe për pesë dekada.

Duke folur në “Imazh” te RTK, Belegu e ka përshkruar Haradinajn kryeministër të fortë e qeverinë e drejtuar nga ai si shumë të suksesshme.

“Sa për opozitën Haradinaj edhe 50 vite kishte qëndruar në pushtet.

Ai është ndalur edhe te taksa në raport me mallrat serbe. “Kosova për herë të parë ka qëndrim të vetin për shtetësi e sovranitet. Nuk ka në botë asnjë shtet që lejon t’i shitet mall e që punon kundër atij shteti. Mosuniteti ynë i brendshëm është duke ofruar presion nga jashtë”, ka theksuar ai.

Belegu ka komentuar edhe kërkesën e vendeve të QUINT-it që të largohet taksa e të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Në këtë moment është kërkesë e pakuptimtë dhe e çuditshme, ngase nuk ka kush t’I zhvillojë negociatat”, ka thënë Belegu.

 

Aksidentohet në ‘Rrugën e Kombit’ vajza e këshilltarit të Haradinajt, i shfaq lëndimet

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Milor-Rrëshen. Në atë aksident ka qenë e përfshirë vajza e Erolld Belegut i cili është këshilltar i kryeministrit në largim Ramush Haradinajt.

Gjendja shëndetësore e vajzës së Erolldit, Teas, është jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka lënduar gjurin e njërës këmbë. Lëndime të tjera Tea ka treguar se nuk ka pasur.

Detaje për gjendjen e saj shëndetësore ka dhënë vet Tea. Në rrjetin social Instagram, ajo ka postuar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Tea si dhe një vajzë tjetër që gjendej në veturë me të, janë kuruar në njërin nga spitalet e Shqipërisë. Gjendja shëndetësore sipas mjekëve atje, për të dy vajza është jashtë rrezkut për jetën.

Belegu: Duhet të besojmë që Gjykata Speciale që nuk ndikohet nga politika

Periskopi.com Lajme

Kështu deklaron këshilltari i Haradinajt, Erolld Belegu i cili shprehet optimist se kësaj radhe Haradinaj nuk do të jetë i akuzuar nga një Gjykatë ndërkombëtare.

“Një njëri që ka mbrojtur pragun e shtëpisë së vet dhe ka humbur  anëtarë të familjes duke e bërë këtë për të tretën herë është duke u intervistuar, kësaj radhe shpresoj që mos të jetë i akuzuar nga një Gjykatë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë sot në Beograd kryetar shteti është njeriu i cili ka qenë ministër i Informacionit të Millosheviqit. Tjetri që ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, tash është ministër i Punëve të Jashtme. Të dy shkojnë nëpër botë dhe luajnë viktimën dhe pse i kanë vrarë 13 mijë civil në Kosovë”, shprehet Belegu.

Belegu shprehu dyshime se thirrja për të dëshmuar për luftën e pastër të UÇk-së të Haradinajt mund të ketë ndonjë prapavijë politike, por thotë se duhet besuar se ky gjyqësor është i pavarur dhe nuk duhet të ndikohet nga politika.

“Ne dëshirojmë që të besojmë që të gjithë ndërkombëtarët janë duke insistuar në Kosovë dhe qysh duhet të jetë që gjyqësori duhet të jetë i pavarur. Duhet të besojmë se dhe ky gjyqësor është i pavarur dhe nuk duhet të ndikohet nga politika”, pohon Belegu.

Për vonesat e fluturimit të kryeministrit në dorëheqje Haradinaj, Belegu thotë se kanë ndodhur për arsye të disa problemeve teknike.“Nesër do të ketë intervistimin e tij gjatë ditës. Shpresojmë që pasnesër të jetë në Prishtinë”, thotë ai.

Belegu mes tjerash theksoi se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme janë të nevojshme në Kosovë pas kësaj situate të krijuar.