Vjen reagimi i Eroll Salihut lidhur me deklaratën e Presidentit të Tepcës:“Me përgjegjësi të plotë konfirmoj se në FFK nuk ka ardhur asnjë shkresë lidhur me Presidentin Ademi”

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, ka thënë se vetë sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ia ka konfirmuar atij se UEFA i ka dërguar Federatës letër për t’ia kërkuar presidentit Agim Ademi largimin nga posti, ose ta zgjidhë problemin me dënimin me burg.

Pas kësaj deklarate nga presidenti i Trepces, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-së, Eroll Salihut, i cili për Periskopin tha se: Pas deklarates se dale ne media, deklaroj si vijon:

Me përgjegjësi të plotë konfirmoj se në FFK nuk ka ardhur asnjë shkresë lidhur me Presidentin Ademi e as qe kam biseduar me ndonjë zyrtar për këte gjë pasiqë vetem Presidenti dhe KE janë vendimmarrës dhe kompetent për këtë.

UEFA e njeh situatën dhe ka kontakt të drejtpërdrejtë me Presidentin Ademi dhe ai na informoi se situata do të sqarohet shumë shpejt.

Shpresoj se keto dezinformata mos të perseritën sepse dëmtojne besueshmerinë tek njerezit e futbollit.

Me respekt,

Sekretari i Pergjithshem

Eroll Salihu.

Eroll Salihu zbulon çka do të ndodhë nëse Agim Ademi shkon në burg

Periskopi.com Sporti

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, gjatë një interviste në emisionin sportiv “Favorit” në T7, e ka pranuar se Federata do të duhet të mbajë zgjedhje për president të ri nëse kryetari aktual, Agim Ademi, detyrohet të shkojë në burg.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte dënuar më parë me nëntë muaj burgim për një çështje jashtë futbollit, të ndodhur në vitin 2012. Ai fillimisht ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, por kjo e fundit e përkrahi vendimin fillestar, që çoi deri te ankesa e Ademit te Gjykata Supreme.

Ditëve të fundit është bërë e ditur se Ademi është urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që të paraqitet në Shërbimin Korrektues në Prishtinë më së largu deri më 18 qershor. Përderisa Ademi ende nuk e ka bërë të qartë se çfarë do të ndodh me këtë urdhëresë, Salihu paralajmëron se në rast burgimi të kryetarit, FFK-ja do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kjo është një çështje e kryetarit Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv. Unë mendoj se brenda pak ditësh vetë kryetari do të dalë vetë ta sqarojë. Mendoj se nuk duhet të përfitojmë nga fatkeqësia e dikujt, por ta lëmë atë ta zgjidhë këtë në mënyrë të dinjitetshme”, ka thënë Salihu në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Ai më tutje i shpjegoi procedurat për thirrjen e një kuvendi të jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Ademi burgoset, Salihu në “Favorit” tha: “Po, është e qartë. Duhet të shpallen zgjedhje të reja. Duhet të shpallen zgjedhjet pastaj edhe kandidatura, por nuk duhet të merret me eufori, apo me veprime që do ta dëmtonin imazhin e futbollit, që, dorën në zemër, kohën e fundit është dëmtuar shumë”.

“Shpallen zgjedhjet brenda një afati njëmujor, ose edhe më shumë nëse ka nevojë. Pastaj vendosen rregullat që duhet t’i përfillë çdo kandidatët, duhet të vlerësohet a i plotësojnë kushtet kandidatët dhe pastaj duhet të kenë planprograme e pastaj edhe përkrahje nga anëtarët e Kuvendit”, shtoi Ademi.

Salihu: Ndihma 15 mijë euro për klubet nuk ka të bëjë me UEFA-n, janë mjete direkt nga fondi i FFK-së

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Kosovës ka vazhduar me vlugun e ndihmave për klubet kosovare, të cilat po përballen me vështirësi të shumëta pas krizës shëndetësore.

Institucioni më i lartë i futbollit në vend fillimisht kishte ndihmuar futbollistët me nga një shumë të konsiderueshme, derisa ka ndihmuar edhe në forma të tjera duke siguruar mjetet shëndetësore për testimin e klubeve, gjyqtarëve dhe delegatëve, shkruan Periskopi.

I ftuar në një emisin sportiv në RTK, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka thënë se ndihma e fundit prej 15 mijë eurove për klubet vjen direkt nga pakoja e Federatës dhe jo nga UEFA, siç supozohej.

“Dy fondet e fundit që janë ndarë për klubet, me më shumë se 12 mijë euro për klub e para dhe kjo tani prej 15 mijë eurove, janë direkt nga fondi i FFK-së,” u shpreh fillimisht Salihu.

“Nuk kanë të bëjnë fare me mjetet e UEFA-s. Kjo për arsye se Kryetari dhe Komiteti kanë konstatuar se klubeve u nevojiten këto ndihma, edhe pse në vendet e regjionit ka pak raste të tilla, ne mendojmë se rasti i Kosovës është unik dhe duhet t’i ndihmojmë.”

Për më shumë, në të kaluarën edhe kubet e Ligës së parë janë ndihmuar me 336 mijë euro, Liga e Dytë me 182 mijë, Liga e Tretë me 82 mijë euro, Liga e Femrave me 102 mijë euro, futsalli poashtu me 52 mijë euro dhe 106 shkolla të futbollit me nga 1 mijë euro, që në total i bie se 1 milion e 220 mijë euro. /Periskopi.com/

Sekretari i FFK-së: Arianit Ahmeti kishte ambicie të sëmura, nuk la katund pa shkuar për nënshkrime

Periskopi.com Sporti

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka folur sonte për Arianit Ahmetin, të deklaruar kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Salihu ka thënë se Ahmeti, deri para pak ditësh zëvendës sekretar i përgjithshëm i FFK-së, tha se Ahmeti po gënjen që po thotë se ai personalisht po kërkon nënshkrime.

“Nuk ka lënë katund në Kosovë pa shkuar me lyp nënshkrime. Ka shkuar me politikanë, me njerëz që kanë qenë në borxhe, me biznismenë etj”, tha Salihu për emisionin Favorit në T7.

“Ai kishte pasur ambicie të sëmura. Është total irelevant për futboll e tash mu qu kunder FFK, kunder anetarëve të vet. Qe 1 vit e gjysmë kishte punuar ai për këtë punë”, shtoi Salihu.

Gazetari shumëvjeçar Agim Kasapolli, i ftuar në emision tha se Ahmeti ka rënë viktimë e tjerëve, derisa theksoi se ka hyrë në mal pa sopatë.

Zbulohet: A e mbajti premtimin për premi prej 500 mijë eurove Kadri Veseli për Kombëtaren e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në vitet e fundit, por sa ka përfituar në aspektin financiar?

Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së, ka folur për gazetën “Zëri” për të gjitha pikat e diskutuara në mbledhjen e kaluar të Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit në vend, transmeton Periskopi.

Image

Rezultatet pozitive, të cilat i ka arritur në Ligën e Kombeve, ka bërë që kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli të premtonte një premi prej 500 mijë eurosh për futbollistët e Kosovës. Kjo premi tashmë është arkëtuar nga FFK-ja, por në mbledhjen e KE-së të FFK-së janë diskutuar edhe shpërblime të tjera për Përfaqësuesen e Kosovës.

Eroll Salihu thotë se ende shuma nuk është caktuar, por që një gjë e tillë pritet të ndodhë.

“Nuk është caktuar ende shuma. Premia e premtuar nga Kadri Veseli pas suksesit të Kosovës është arkëtuar tashmë në vlerën e 500 mijë eurove. Kjo shumë ka shkuar ekskluzivisht për futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës”, ka thënë Salihu. /Periskopi.com/

Zyrtari i lartë i FFK-së: Shqiptarët e sëmurë nga xhelozia nuk i gëzohen sukseseve tona

Periskopi.com Sporti

Tashmë dihet se Prokuroria ka filluar hetimet për parregullistë që po bëhen me shitjen e biletave para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës.

Sidoqoftë, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu nuk është shumë i shqetësuar për këtë, raporton Periskopi.

Kjo pasi, në emisionin “Sport Shoë” ai ka thënë se ka pasur hetime edhe në të kaluarën për këtë çështje dhe se shqiptarë të sëmurë nga xhelozia nuk i gëzon suksesi i “Darddanëve”.

“Nuk kanë faj as Prokuroria, ata bëjnë hetime, por edhe më herët kanë ardhur hetuesia,” tha fillimisht Salihu.

Mos të harrojmë që ka njerëz që nuk i gëzohen sukseseve tona dhe e gjitha kjo është si sëmundje xhelozie e shqiptarëve,” u shpreh ai. /Periskopi.com/

“Më vjen keq për Januzajn, askush s’e përmend atë në Belgjikë, te Kosova do të ishte yll”

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës është në një ecuri prej 12 ndeshjeve pa humbje.

Ndërkaq, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu thotë se puna ka qenë e mirë.

“Jemi gati për Malin e Zi. Suksesi lidhet edhe me organizimin e mirë, por edhe përkrahjen e ‘Dardanëve”, tha Salihu në “90 Plus”.

“Në futboll, politika është edhe e bashkuar dhe unë jam i lumtur që jam pjesë e kësaj gjenerate”, vlerësoi Salihu.

Tutje, ai ka përmendur edhe mesfushorin istogas, Adnan Januzaj, i cili kishte refuzuar Kosovën për ta përfaqësuar Belgjikën.

“Jemi në rrugën më të mirë, kemi edhe Florent Hadërgjonajn tani. Tash, paramendojeni se çfarë ka humbur Adnan Januzaj, mua më vjen keq për të”, theksoi Salihu.

“Askush nuk e përmend atë në Belgjikë, ai do të kishte qenë yll te Kosova”, shtoi Eroll Salihu.

Kosova do të dënohet nga UEFA shkaku i hyrjes së tifozëve në fushë

Periskopi.com Sporti

UEFA do t’ia shqiptojë një gjobë Federatës së Futbollit të Kosovës shkaku i tifozëve që hyjnë në fushë për ta përqafuar yllin e Danimarkës, Christian Eriksen.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s pritet t’ia shqiptojë një gjobë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Ky dënim pritet të shqiptohet për shkak se dy tifozë kosovarë hyn në fushën e blertë, duke e kaluar kordonin e sigurimit, në ndeshjen miqësore të së enjtes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës (2:2).

Të dy tifozët shkuan për ta përqafuar yllin e Danimarkës, Christian Eriksen, i cili luan në Premierligë për Tottenhamin.

Sikur tifozët që hyn në fushë të paraqisnin agresivitet dhe rrezik për futbollistë, atëherë FFK-ja do të mund të dënohej shumë ashpër. Por, me qenë se qëllimi i tifozëve ishte i dhunshëm, shtëpia e futbollit kosovar mund të dënohet deri me 3 mijë euro.

“Edhe pse ishte ndeshje miqësore rregullat aplikohen njëjtë. Kështu që shkaku i hyrjes së atyre tifozëve në fushë do të dënohemi me 2-3mijë euro. Por, sikur ata të kishin sjellje më të keqe do të mund të dënoheshim shumë ashpër. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. I lus tifozët të jenë të kujdesshëm sepse 2-3 mijë euro gjobë pa nevojë nuk janë pak dhe mund të dënohemi edhe më ashpër”, tha për Gazetën Express, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

Tifozët kosovarë ishin të mrekullueshëm në përkrahje të Kosovës nga tribunat.

Salihu për ‘tradhtinë’ e kapitenit: Ai që s’e do Kosovën, s’mund ta dojë as Shqipërinë

Periskopi.com Sporti

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka komentuar largimin e mbrojtësit Ardian Ismajli nga Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në drejtim të ekipit të parë të Shqipërisë.

Në Express Intervistën në KTV, Salihu ka thënë se asnjë njeri që nuk e do Kosovën, nuk mund ta dojë Shqipërinë. Ka thënë se në aspektin sportiv ka pasur shantazh nga Ismajli që ka kërkuar të jetë në ekipin e parë të Kosovës.

“Ai që nuk e do Kosovën, nuk e do as Shqipërinë. Ai mund ta gënjejë veten. Në aspektin sportiv është shantazh. Nuk mund t’i garantojë trajneri askujt se do të luajë. Nuk ka luajtur me skuadrën e vet, por e kemi bërë kapiten te të rinjtë. Gjithçka varet nga karakteri. Shqipëria na ka lajmëruar shumë fer. Kemi raporte shumë të mira me ta. Kur na lajmëruan u kemi thënë se nëse është vendim i lojtarit, nuk duam të ndërhyjmë”, ka thënë ai. “Ai që nuk e do Kosovën nuk mund ta dojë as kombëtaren e Shqipërisë”.

Sipas Salihut, Kosova i ka kërkuar Shqipërisë të mos joshin më të rinjtë e Kosovës, sidomos ata që luajnë për përfaqësuesen. Sipas tij, kjo po i dëmton të dy ekipet.