Këshilltari i Haradinajt kryen ndërhyrje estetike

Periskopi.com Lajme

Këshilltari i kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani i cili në publik përmendet si personazh komik ka kryer një ndërhyrje estetike duke ndryshuar pamjen e tij. Ai ka operuar hundën.

Në fotot e fundit të cilat i ka publikuar në profilin e tij në Facebook, ai shihet më ndryshe se herëve tjera.

Avdullah Hasani i cili në publik njihet nofkën me “Dulla”, ishte emëruar nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj si shef i Task-Forcës kundër drogës në shkolla, ndërsa për çështje operacionale ishte emëruar Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj.

Derisa paga e tij është e barasvlershme me pagën e një ministri, ku arrin shumë prej 1 mijë e 270 euro.

Më poshtë mund të shihni foto nga ndryshimi i tij.