Marramendëse: Sa para do t’i merrte Kosova po të kualifikohej për Euro 2020?

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll luan sot kundër Maqedonisë së Veriut në kërkim të finales së grupit D të Ligës së Kombeve – për të qenë veç një hap larg Euro 2020-shit. Por, përtej lavdisë, cila do të ishte vlera financiare që do të përfitohej nga ky kualifikim? 

Për Euro 2020 do të kualifikohen gjithsej 24 kombëtare, e të cilat do të ndajnë plot 371 milionë euro mes vete.

Kjo shumë përbën 23 për qind të shumës së ndarë në Euro 2016, raporton Periskopi.

Pra, Kosova do t’i merrte 9 milionë e 250 mijë euro, me shtesat për çdo ndeshje të fituar me 1.5 milionë dhe për çdo barazim me 750 mijë euro.

Më pas do të kishte edhe bonuse tjera për çdo raund të kaluar.

Ndërkohë që kampionit të ri evropian do t’i jepen 8 milionë euro.

 

‘Euro 2020’ nuk i ndërrohet viti, pavarësisht se zhvillohet një vit më vonë

Periskopi.com Sporti

Pandemia e coronavirusit e detyroi UEFA-n që të shtyjë në verën e vitit 2021 eventin më të rëndësishëm të vitit në futbollin evropian.

Por pas diskutimeve të brendshme dhe me partnerët, Komiteti Ekzekutiv i këtij institucioni ka vendosur që turneu do të njihet ende si “UEFA EURO 2020” dhe nuk do ta ndryshojë.

Ky vendim i lejon UEFA-s të mbajë vizionin origjinal të turneut për të festuar 60 vjetorin e Kampionatit Evropian të Futbollit (1960 – 2020).

Për më tepër do të shërbejë për të kujtuar se si e gjithë familja e futbollit u bashkua për t’iu përgjigjur rrethanave të jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19 dhe kohërave të vështira, që Evropa dhe bota duhej të kalonin në vitin 2020.

Një ndryshim i emrin të ngjarjes do të thoshte shkatërrimin dhe riprodhimin e shumë materialeve që kanë logon e “Euro 2020” e për rrjedhojë humbje të mëdha financiare.

Mbase e keni harruar Euro 1996, por nuk duhet t’i humbisni golat – thjesht klas

Periskopi.com Sporti

Pandemia e vazhdueshme e koronavirusit ka bërë që të kalojnë kohë pa parë futboll.

Të gjitha ligat në Angli janë pezulluar, ashtu si dhe Champions League dhe Europa League, shkruan Periskopi.

Pjesa më e madhe e ligave në të gjithë botën gjithashtu janë pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm pasi bota është në gjendje të jashtëzakonshme nga virusi Covid-19.

Sidoqoftë,  Periskopi ua sjell dis nga golat më të mira të Euro 1996, gjatë së cilës Anglia luftoi për të sjellë trofeun në shtëpi, me një skuadër të përbërë nga legjendat sportive Alan Shearer, David Seaman, Paul Gascoigne, Sol Campbell dhe Teddy Sheringham.

Vera epike e vitit 1996 ishte hera e fundit që Anglia arriti në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.

Shtojmë se televizioni britanez ITV do ta ritransmetoj 31 ndeshet e EURO 1996, për hirë të shikuesve meqë tani të gjitha ndeshjet janë anuluar. /Periskopi.com/

UEFA nuk po di si t’ia bëj as vet, ndërron mendje për Euro 2020, del me tjetër komunikatë zyrtare

Periskopi.com Sporti

UEFA ka kërkuar falje për një gabim që kanë bërë, në rrjetin social Tëitter.

Lidhur me emrin e kompeticiont njëherë UEFA raportoi se se emri do të jetë Euro 2020, edhe pse do të luhet në 2021.

Por, pak orë më vonë, një tjetër reagim vjen nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë.

“Duke kërkuar falje për gabimin e mëparshëm, të jemi të qartë, asnjë vendim nuk është marrë akoma sa i përket emrit që do të ketë EURO që mbahet në 2021” thuhet në komunikatën e UEFA.

“Postimi i mëhershëm u dërgua gabimisht” thuhet tutje.

Pra, Euro nuk do të ketë emrin Euro 2020. Mbetet të shihet se cili do të jetë emri i Kampionatit Evropian. /Periskopi.com/

Zyrtare: Shtyhet Euro 2020

Periskopi.com Lajme

Kampionati Evropian i Futbollit është shtyrë me lajmin që e ka konfirmuar vetë UEFA

Kampionati Evropian tash do të zhvillohet verën e ardhshme dhe jo këtë verë.

Rrini të kyçur për detaje..

Në pritje të mbledhjes së UEFA-s, zbulohen opsionet e mundshme për “Euro 2020”

Periskopi.com Sporti

Nesër pasdite UEFA do të zhvillojë një video-konferencë me të 55 vendeta anëtare të saj, ku përveç situatës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga përhapja me shpejtësi e koronavirusit, pritet të vendoset edhe për fatin e Kampionatit Europian.

Duke qenë se janë pezulluar thuajse të gjitha ligat europiane të futbollit, do të jetë e pamundur që ato të mbyllen Brenda muajit maj dhe t’i lënë radhën Europianit 2020, të planifikuar për më 12 qershor deri më 12 korrik.

Opsioni më i pranueshëm është ai i shtyrjes së kampionatit Europian, me qëllim që ligat e shteteve të mbyllen normalisht, ashtu si edhe Liga e Kampionëve e ajo e Europës, ndërsa ky është edhe skenari më i mundshëm për t’u vendosur.

Gjasat më të mëdha janë që Kampionati Europian 2020 të shtyhet për verën e 2021-shit, por orët e fundit po qarkullon fort teza e shtyrjes së Euro 2020-ës për në dimër (23 nëntor – 23 dhjetor), ashtu siç është vendosur paraprakisht të veprohet për Botërorin 2022.

Në këtë mënyrë kampionatet do të vijonin normalisht deri në javën e parë të korrikut dhe në fund të muajit gusht do të mund të riniste sezoni i ri, për t’u ndërprerë më pas për një muaj, në favor të Europianit dhe rinisur sërish në janar. /Periskopi.com/

UEFA pritet ta pezullojë Champions Leaguen dhe ta shtyejë Euro 2020 për një vit

Periskopi.com Sporti

Pandemia e koronavirusit nuk po tregon shenja për ndalje të hovit, dhe UEFA është detyruar të marrë masa.

Organizata më e madhe e futbollit në Evropë publikoi një komunikatë të enjten, duke ftuar shumë njerëz të marrin pjesë në një video-telefonatë për të diskutuar rreth kompeticioneve të UEFA-s, transmeton Periskopi.

“Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me koronavirusin, UEFA sot ftoi perfaqësuesit e 55 asociacioneve që të marrin pjesë në një video-telefonatë për të diskutuar rreth futbollit.

FBL-EUR-C1-DRAW

“Në diskutime do të flitet për tërë kompeticionet evropiane, përfshirë Euro 2020.

“Komunikatë tjetër do të publikohet pas asaj mbledhje.”

Dhe sipas “L’Equipe”, Champions League dhe Europa League do të pezullohen me efekt të menjëhershëm.

Euro 2020 gjithashtu pritet të shtyhet për një vit. /Periskopi.com/

‘UEFA po pret që të infektohet me koronavirus një lojtar i njohur për ta shtyrë Kampionatin Evropian’

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri gjeneral i Interit, Ernesto Paolillo është i shqetësuar në lidhje me zhagitjen e UEFA-s për ta shtyrë Kampionatin Evropian.

Serie A është pezulluar deri më 3 prill për shkak të epidemisë, me ndeshjet që po luhen prapa dyerve të mbyllura në Spanjë, Francë, Gjermani, Austri dhe Bosnjë.

“Mendoj se ka ardhë momenti ku të gjithë duhet të marrin vendimin e rëndësishëm,” u shpreh ish-shefi i Interit, Paolillo.

“Është e paimagjinueshme të vazhdojmë kështu, me një skuadër që luan dhe një tjetër që nuk luan. Po krijojmë kaos.

“Asgjë shumë e keqe nuk do të ndodhte nëse e shtyjmë Euro 2020. Është vendim i madh, por duhet të merret. E kuptoj se janë të përfshira shumë interesa, dhe do të dëmtonte investime, por rreziku është që UEFA do ta marrë këtë vendim kur të ketë koronavirus në një skuadër të rëndësishme.

“Duhet ta pyesim veten, a dëshirojmë të presim atë moment.”

Kështu blihen biletat nëse kualifikohet Kosova në “Euro 2020”

Periskopi.com Sporti
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), i ka njoftuar tifozët e Kombëtares së Kosovës për mënyrën se si ata mund t’i blejnë online biletat për ndeshjet e verdhekaltërve në Kampionatin Evropian 2020, në rast kualifikimi.

Kosova ende nuk e di nëse do të luajë për herë të parë në histori të vet në një Kampionat Evropian, por fatin e vet do ta mësojë në fund të këtij muaji, pas ndeshjeve të play-off’t të Ligës së Kombeve, raporton Gazeta Express.

Dardanët do të ballafaqohen me Maqedoninë e Veriut në një ndeshje gjysmëfinale në më 26 mars në Shkup dhe, nëse fitojnë, do ta luajnë një ndeshje finale kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë, për ta siguruar një vend në turneun e verës.

Por të interesuarit për të blerë biletë për ndeshjet e Kosovës duhet të regjistrohet paraprakisht brenda këtij muaji në platformën e UEFA-s, edhe pse ende nuk dihet nëse kombëtarja e tyre verdhekaltër do të jetë në mesin e 24 ekipeve pjesëmarrëse.

Regjistrimi për të blerë biletë duhet të bëhet nga data 13 mars deri më 31 mars, ndërsa biletat do të dalin në shitje më 2 prill.

Kosova do ta ketë mësuar fatin e vet për Euro 2020, kur biletat të dalin në shitje më 2 prill.

Përmes një njoftimi në Facebook, FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve të Kosovës ta respektojnë afatin e regjistrimit për të blerë biletë për ndeshjet e mundshme të Kombëtares.

Njoftimi i FFK-së më poshtë:

“Vini re!

Shitja e biletave për EURO2020 do të fillojë më datë 2 prill 2020!

Si mund të blini një biletë për ndeshjet e Kosovës në EURO2020 në rast kualifikimi të saj?

– Linku për regjistrim: https://euro2020-sales.tickets.uefa.com/

– Ndiqni hapat e kërkuar për regjistrim

– Zgjidhni Kosovën si kombëtaren të cilën e përkrahni.

Afati i regjistrimit

Periudha e regjistrimit është e hapur nga data 13 mars deri më 31 mars.

Regjistrimet pas kësaj date nuk do të jenë të mundshme

VËREJTJE: Vetëm të regjistruarit në këtë platformë mund të blejnë biletat për ndeshjet e Kosovës. Andaj, respektojeni afatin!”

Koronavirusi: FFK për Periskopin tregon se a do të shtyhet ndeshja Kosovë-Maqedoni

Periskopi.com Sporti

Përhapja e koronavirusit në disa shtete të Europës ka detyruar federatat respektive të futbollit të ndëpresin ligat kombëtare ose të shtyjnë ndeshjet.

Frika prej koronavirusit ka prekur dhe Ballkanin, ku në Maqedoni është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Në mediat e Kosovës po qarkullon lajmi se sfida e 26 marsit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikim në EURO 2020 mund të shtyhet në muajin maj.

Periskopi ka kontaktuar menaxherin e Përfaqësueses, Bajram Shala, dhe i pyetur se a do të shtyhet ndeshja, ai është përgjigjur se: “Është një vendim që nuk na takon ne. është vendim që i takon Komitetit Ekzekutiv, përkatësisht Kongresit të UEFA-s dhe besoj qe do të diskutohet nesër”.

Kështu mbetet të shihet se çka do të vendos nesër Kongresi i UEFA-s dhe ne do t’iu informojmë. /Periskopi.com/

“Euro 2020” mund të shtyhet, shkak Coronavirusi

Periskopi.com Sporti

Kampionati Evropian 2020, që është planifikuar të nisë më 12 qershor të këtij viti, mund të shtyhet.

Arsyeja e kësaj është përhapja e koronaviriusit, që ka prekur vendet të cilat janë nikoqire të këtij Evropiani.

“Euro 2020” është paraparë që të nisë në Romë, por ekziston mundësia që kjo të anulohet dhe të shtyhet për një datë tjetër.

Kampionati Evropian këtë vit do të zhvillohej në 12 vende, por përhapja e koronavirisut ka bërë që zyrtarët e UEFA-së të mendojnë shtyrjen e këtij Evropiani.

Madje një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i UEFA-së, Michele Uva. “Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me vendet nikoqire. Evropiani do të shtyhet vetëm nëse përkeqësohet situata”, deklaroi Uva.

Për shkak të koronavirusit, shumë ndeshje janë shtyrë e disa të tjera do të luhen me dyer të mbyllura dhe pa tifozë. /Periskopi.com/

 

Koronavirusi rrezikon Kampionatin Evropian, flet zyrtari i UEFA-s

Periskopi.com Sporti

Koronavirusi është një nga temat më të diskutuara së fundmi, teksa ka prekur një numër të madh njerëzish, teksa së fundmi ka mbërritur edhe në Itali, ku janë regjistruar raste të shumta.

Pikërisht kjo ka bërë, që në Serie A të merret një vendim që të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave të luhen pa tifozë.

BIG-michele-uva

Nëse situata vazhdon kështu, atëherë rrezikohet edhe EURO 2020 që do të zhvillohet në verë, ku 3 ndeshje do të zhvillohen pikërisht në Itali.

Për këtë ka folur edhe një nga anëtarët e Komitetit të UEFA-s, siç është Mishele Uva. Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur se Europiani do të ndalet vetëm nëse situata me virusin përkeqësohet.

“Ne jemi në fazën e pritjes. Jemi duke monitoruar çdo shtet dhe futbolli duket të ndjekë të gjitha vendimet e marra nga të gjitha shtetet. Europiani do të ndalet vetëm nëse situata përkeqësohet.”, u shpreh Uva.

Hidhet shorti për Euro 2020, Kosova në grupin C në rast kualifikimi

Periskopi.com Sporti

Para pak çastesh në Bukuresht është hedhur shorti për Kampionatin Evropian të futbollit “Euro 2020”.

Grupi F do të jetë edhe i ashtëquajturi Grupi i Ferrit ku do të ndeshen kombëtare si Gjermania, Portugalia, Francë dhe fituesi i play-offit të Ligës A.

Kosova në rast kaulifikimit do të bëj pjesë në Grupin C, së bashku me Ukrainën, Holandën dhe Austrinë.

Më posht i gjeni të gjitha grupet.

GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)

Itali

Zvicër

Turqi

Uells

GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)

Belgjikë

Rusi

Danimarkë

Finlandë

GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)

Ukrainë

Holandë

Austri

Fituesi i play-off LIga D

GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)

Angli

Kroaci

Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)

GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)

Spanjë

Poloni

Suedi

Fituesi i play-off Liga B (Bosnjë Hercegovinë/Sllovaki/Irlandë/Irlandë e Veriut)

GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)

Gjermani

Francë

Portugali

Fituesi i play-off Liga A

Kujtojmë që Kosova do ta kërkojë kualifikimin në këtë kompeticionë në play-offin e Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinalen e Ligës D, do të ndeshet me Maqedoninë Veriore.

Ëndrrat bëhen realitet: Finalen e Euro 2020 mund ta shikoni nga kjo dhomë brenda ‘ëembleyt’ me legjendën spanjolle

Periskopi.com Sporti

Një fans fatlum i futbollit do të marr një dhuratë brilante falë “Booking.com”, për finalen e Kampionatit Evropian vitin e ardhshëm në “Wembley”, më 12 korrik.

Fituesi i garës së kompanisë do të marrë një suitë brenda stadiumit falas, derisa do të ketë pamje nga fusha e “Wembleyt”, raporton Periskopi.

Në pako janë të përfshira turi VIP brenda stadiumit, shikimi i finales nga ballkoni i suitës, mund të bëni dush brenda zhveshtores së futbollistëve në mëngjes pastaj do të hani mëngjes në fushë.

Krejt çka duhet të bëni është të bëni ndonjë rezervim përmes kompanisë para 31 marsit dhe pastaj thjesht ta kompletoni rezervimin.

Oh, dhe legjenda spanjolle David Villa do të jetë nikoqir i eventit. /Periskopi.com/

Outside view of the room

Inside view from the room

The bed in the room

Përfundojnë eliminatoret, këto janë kombëtaret që do të luajnë në Euro 2020

Periskopi.com Sporti

Me ndeshjet e sotme ka përfunduar kampanja kualifikuese për Euro 2020.

20 skuadra tashmë kanë siguruar biletën për Kampionatin Evropian, derisa katër të tjera do të vijnë nga Play-off i Ligës së Kombeve.

Anglia, Çekia, Ukraina, Portugalia, Gjermania, Holanda, Zvicra, Danimarka, Kroacia, Welsi, Spanja, Suedia, Polonia, Austria, Franca, Turqia, Belgjika, Rusia, Italia, Finlanda janë kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin.

Ky kampionat do të jetë i veçantë, pasi do të luhet në 12 qytete, në 12 shtete të ndryshme të Evropës.

Europiani fillon me 12 qershor derisa finalja e madhe luhet me 12 korrik.

Ky ishte lojtari më i mirë i Kosovës në Kualifikimet për EURO2020

Periskopi.com Sporti

Kualifikimet për EURO2020 përfunduan për Kosovën mbrëmë me një paraqitje të mirë por me rezultat zhgënjyes. Por, si ishte paraqitja e përgjithshme e kombëtares së Kosovës në këto kualifikime?

Kosova përfundoi e treta në grupin A me 11 pikë në tetë ndeshje, prapa Anglisë [21] dhe Çekisë [16] dhe para Bullgarisë [6] dhe Malit të Zi [3].

Golavërazhi i përgjithshëm i Kosovës ishte 13 gola të shënuara dhe 16 të pësuara, nëntë prej të cilëve u morën vetëm nga kombëtarja e Anglisë, shkruan Periskopi.

Por, kush ishin lojtarët më të dalluar dardanë gjatë gjithë fazës kualifikuese që i përfshiu tetë ndeshje?

Me nga 720 minuta [dmth çdo minutë të çdo ndeshjeje] ishin vetëm portieri Aro Muriq dhe mbrojtësit Fidan Aliti e Amir Rrahmani. Pas tyre, për nga minutazha dolën Vojvoda, Celina, Rashica e Muriqi.

Gjashtë lojtarë të Kosovës nuk kishin arritur të bënin asnjë paraqitje dhe të luanin në asnjë minutë të vetëm, shkruan Periskopi.

Sa i përket golave, prin Vedat Muriqi me katër gola të shënuar, i pasuar nga Milot Rashica e Valon Berisha që i shënuan nga dy. Nga një e realizuan Rrahmani, Vojvoda, Nuhiu, Zeneli dhe Elba Rashani.

Kësisoj, lojtari më i mirë dardan në kualifikimet EURO2020 ishte pa asnjë mëdyshje sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi. Rekordin e tij prej 4 golave në vetëm 6 ndeshje do ta ketë të zorshme që ta thyej çdo sulmues tjetër kosovar në të ardhmen. /Periskopi

Pa panik, kualifikimin e sigurojmë përmes Ligës së Kombeve – kjo ishte vetëm nxemje

Periskopi.com Sporti

Kosova ka humbur 2 me 1 ndeshjen vendimtare me Çekinë në Grupin A të për të humbur edhe matematikisht shanset për kualifikim nga eliminatoret e rregullta, shkruan Periskopi.

Në tabelë, me vetëm një ndeshje të mbetur deri në fund, Anglia dhe Çekia janë ekipet që kanë siguruar kualifikimin.

Të dielën, në “Fadil Vokrri” Kosova pret Anglinë në xhiron e fundit të Grupit A.

Pavarësisht këtij eliminimi, Kosova ka një shans tjetër për kualifikim në “Euro 2020”.

Kjo përmes Ligës së Kombeve, ku ka arritur në fazën e play-offit në Ligën D.

Aty do të takohet me Maqedoninë e Veriut në muajin mars të vitit 2020 dhe nëse fiton përballet me fituesin e duelit Bjellorus-Gjeorgji.

Fituesi i play-offit shkon në “Euro 2020”./Periskopi/

 

Bet365: Kurrë mos e nënvlerësoni Kosovën

Periskopi.com Sporti

Pas fitores së sontme të kosovës ndaj Malit të Zi, kompania e basteve bet365 ka vazhduar serinë e lëvdatave për kombëtaren tonë duke ia kushtuar një tjetër postim djelmoshave të Bernard Challandes.

Në postimin ku tregon pozitat në kuadër grupeve, bet365 ka treguar fillimisht se Kosova gjendet në fund ndaj rivalëve në Grupin A nëse bazohemi në ranglistën e FIFA-së.

Por, pasi shfaq edhe pozitën aktuale me pikë në Grupin A, ku Kosova gjendet në pozitën e tretë me 11 pikë – një më pak se Republika e Çekisë dhe katër më pak se Anglia si lidere, bet365 shkruan disa fjalë vërtetë interesante për kombëtaren tonë.

“Kurrë mos e nënvlerësoni Kosovën”, është shkrimi në fund i këtij postimi të bukur nga uebfaqja e lartpërmendur.

Tayna e kalli atmosferën në stadium, shikoni festën e saj dhe dukjen seksi

Periskopi.com Showbiz

Ëndrra për “Euro 2020” vazhdon.

“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi.

Figura të shumta publike kanë qenë prezent në stadium.

Këngëtarja Tayna ka dhuruar spektakël në stadium.

Image

Kujtojmë se Kosova e zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë.

Për 2-0 në Fadil Vokrri shënoi sulmuesi Vedat Muriq, në minutën e 35-të.

Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtyre kualifikimeve, kundër Çekisë dhe Anglisë dhe ka 11 pikë, një më pak se Çekia.

Shqipëria sonte synon fitore kundër Islandës për t’iu kthyer garës për EURO 2020

Periskopi.com Sporti

Shqipëria do të tentojë t’i fitojë tri pikë të rëndësishme sonte kundër Islandës, në mënyrë që t’i kthehet garës në Grupin H për ta siguruar një vend kualifikues në Kampionatin Evropian 2020.

Sonte në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, ekipi kombëtar i Shqipërisë do ta kërkojë fitoren kundër Islandës – që radhitet e 36-ta në botë, 28 pozita më lart sesa Shqipëria në ranglistën e FIFA-s.

Rezultati i kësaj ndeshjeje do të ketë rëndësi të madhe për shpresat e kuqezinjve për ta siguruar një vend në Kampionatin Evropian, pasi që tri disfatat dhe dy fitoret e deritanishme e kanë lënë atë në një pozitë të pafavorshme.

Deri më tani, Shqipëria radhitet e katërta në grup, me gjashtë pikë të fituara nga pesë ndeshje të zhvilluara. Në anën tjetër, tri konkurrente të kuqezinjve – Franca, Turqia dhe Islanda – kanë arritur t’i grumbullojnë nga 12 pikë nga këto pesë ndeshje të para.

Megjithatë, Shqipëria deri më tani në këtë grup disfatat i ka ndjekur me fitore dhe të njëjtën gjë do të tentojë ta bëjë edhe sonte, pas disfatës me rezultat 4:1 kundër Francës në “Stade de France”, të shtunën.

Skuadra e Edy Reja ende ëndërron të marrë pjesë për herë të dytë në histori në një Kampionat Evropian, pas kualifikimit historik në EURO 2016, ku u eliminua pastaj në fazën e grupeve.

Për ta realizuar këtë ëndërr, Shqipëria do të duhet të marrë rezultate të mira në pesë ndeshjet e mbetura në fazën e grupeve, duke filluar qysh nga ndeshja që do ta zhvillojë sonte në shtëpi. /Gazeta Express/