Shtyhet Kampionati Evropian i basketbollit për një vit, ishte paraparë të zhvillohej më 2021

Periskopi.com Sporti

Kampionati Evropian i basketbollit nuk do të mbahet vitin e ardhshëm, ashtu si ishte planifikuar.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) të enjten ka mbajtur një videokonferencë dhe ka vendosur që “Eurobasket 2021” të mbahet në vitin 2022.

Te shtyrja e Eurobasketit për një vit ka ardhur si rrjedhojë e shtyrjes së Lojërave Olimpike për vitin e ardhshëm.

Kjo ka bërë që të shtyhen edhe turnetë kualifikues olimpik në basketboll, që do të luhen prej 22 qershorit deri më 4 korrik të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë “Eurobasket 2021” do të mbahet prej 1 deri më 18 shtator të vitit 2022.

Të mërkurën FIBA Evropa vendosi të anulojë 16 kampionate evropiane të kategorive të reja, që është dashur të mbahen në verë.

Njëri prej këtyre kampionateve, ai i grupmoshës U-16, Divizioni C, është dashur të organizohej në Prishtinë.

Ndeshjen vendimtare të Kosovës për në Eurobasket mund ta ndiqni në Artmotion

Periskopi.com Lajme

Të mërkurën me fillim nga ora 20:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Kosova do të zhvillojë ndeshjen vendimtare para-kualifikuese për në Eurobasket 2021 kundër Britanisë së Madhe.

Emocionet e kësaj ndeshje do t’i sjell direkt në ekranet tuaja platforma më atraktive në vend, Artmotion përmes kanaleve kanalet ArtSport 1 si dhe në Klan Kosova.

Fitorja do t’i mundësojë Kosovës që të vazhdoj tutje në betejat tjera para-kualifikuese. Mysafir special në këtë duel do të jetë gjithashtu edhe Drejtori I FIBA Evropës, Turgay Demirel.