Sensacionale: Mike Tyson dhe Evander Holyfield ‘në bisedime’ për t’i qëruar hesapet në pleqëri

Periskopi.com Sporti

Evander Holyfield në mënyrë të jashtëzakonshme e ka paralajmëruar Mike Tysonin se është ‘i gatshëm për të’ në mesin e spekulimeve kur po flitet për një përballje triologjike me ish-rivalin e tij.

Dyshja kishte ndarë të njëjtin ring më 1996, ku Holyfield triumfoi në rundin e 11-të me një fitore me TKO. Tyson kishte humbur vetëm një meç para këtij, dhe ky rezultat ishte thjesht shokues për botën e boksit.

‘Majku i Hekurt’ ishte i vendosur për ‘hakmarrje’, dhe u rikthye shtatë muaj më vonë me shumë gjëra për të dëshmuar, transmeton Periskopi.

Pasi i mbijetoi disa sulmeve të hershme të Holyfieldit, Tyson u duk se u frustrua dhe – për shokimin e botës së boksit – e kafshoi në vesh kundërshtarin e tij. Meçi përkohësisht u ndal dhe pastaj rifilloi, pasi Tysonit iu reduktuan dy pikë.

Kjo nuk e ndali atë, pasi ai tentoi pastaj ta kafshonte veshin tjetër të Holyfieldit kur rifilloi përballja, e cila pastaj u ndal, me Tysonin që u diskualifikua përfundimisht.

Pas 21 viteve, tash duket se dyshja do t’i qërojë hesapet e vjetra.

Holyfield ndau qëndrimin e tij në një intervistë së fundmi: ”Gjëja është se nëse (meçi) është i shkruar të ndodhë, do të ndodhë, pavarësisht gjithçkaje. Është ajo që është.

”Ajo që mund t’ua them është se ekipi im po flet me menaxhmentin e Mike, kështu që jam në pritje të vendimit. Aktualisht janë duke komunikuar.

”Unë jam duke u stërvitur për këtë. E di se një ditë kjo marrëveshje do të arrihet dhe unë jam i gatshëm për të. Po ia dal mirë.

”Do të jetë lufta më e madhe. Kjo është e vërteta e sinqertë. Mendoj se Mike e ka tashmë mesazhin tim. Nëse do ta bëjë, varet nga ai, nëse jo – ashtu qoftë.” /Periskopi.com/

 

Legjendat në ring: Holyfield dhe Klitschko stërviten bashkë

Periskopi.com Sporti

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë Evander Holyfield është duke u përgatitur për rikthimin e tij në ring në moshën 53-vjeçare. Ai pritet të duelojë ndaj Miky Tyson, në një duel “show”.

Për këtë rikthim, Holyfield është duke u përgatitur në palestër me një tjetër ish-kampion bote të peshës së rëndë, legjendën Wladimir Klitschko.

Bashkë me ta është edhe Antonio Traver (ish-kampion bote në peshën light heavyweight).

“Ne jemi një ekip i fortë përreth jush”, shkruan Holyfield, duke postuar foton me Klitschko, dy ikona të boksit. Klitschko dhe Traver po ndihmojnë Holyfield që të jetë gati për këtë rikthim në ring, pas 10 vitesh.

Holyfield dhe Mike Tyson kanë dueluar dy herë mes tyrë në karrierë dhe në të dyja rastet ka fituar Evander. Përballjet e tyre kanë qenë epike dhe të mbushura me tension e sherr, por tashmë dy boksierët janë miq.

Fillon lufta e fjalëve para rimeçit gjigant Holyfield-Tyson, lansohet sulmi i parë

Periskopi.com Sporti

“Ndeshja mund të bëhet, nëse Tyson do të dojë. Nëse do tia kërkoja unë do të ishte si të bëja bullizëm që shkon kundër dikujt që e ka mundur dy herë”. Për mikrofonët e BBC, Evander Holyfield lë të hapur mundësinë për një sfidë të tretë të sagës me Iron Mike, që këtë herë do të mbahet për bamirësi e programuar me tre raunde. “Nuk dua të më bëjnë presion mbi faktin se ‘do të ndeshesh me Mike sepse e di se mund ta mundësh’” ka shpjeguar ish-mbreti i peshave të rënda, tani 58 vjecar.

Dy boksierët janë përballuir dy herë në karrierë, me Holyfield gjithnjë fitues: hera e parë në 1996, që u mbyll me KO në raundin e 11, e pastaj një ditë më vonë, në ndeshjen që u fut në histori kur Tyson i këputi një pjesë të veshit rivalit dhe u skualifikua në raundin e 3°.

Holyfield e ka zhvilluar të fundit nga 57 ndeshjet e tij si profesionist në 2011 kur mori fitoren e 44 me ko teknik përballë danezit Brian Nielsen në Copenaghen. Tyson, që u bë kampioni më i ri i botës në peshat e rënda vetëm 20 vjec në 1986, e ka lënë boksin 15 vjet më parë, pas ndeshjes së tij të 58, që shënoi humbjen e gjashtë në karrierë përballë Kevin McBride. Në pritje të një thirrje nga armiku i përjetshëm, Holyfield është kthyer të stërvitet me ndihmën e ish-kampionit ukrainas Wladimir Klitscho.

Që kur Tyson rifilloi stërvitjen për rikthimin në ring, kundërshtarët të gatshëm ta sfidojnë janë gjithnjë në rritje: nga ish-boksieri Shannon Brigs, tek UFC Hall of Famers Tito Ortiz e Ken Shamrock, deri tek legjendari Wenderlei Silva.

Holyfield i gatshëm të ndeshet përsëri me Tyson, por me një kusht

Periskopi.com Sporti

“Një tjetër ndeshje me Mike Tyson? Nëse është për bamirësi po, por duhet të jetë ai që të ma kërkojë. E kam mundur dy herë dhe duhet të jem bullist ti kërkoj një tjetër ndeshje”. Janë fjalët e Evander Holyfield, legjenda e boksit e rivali historik i Mike Tyson. ‘Iron Mike’ nuk arriti kurrë ta mundte “The Real Deal”: humbi në 1996 me KO teknik e një vit më vonë për skualifikim (episodi i famshëm i kafshimit të veshit).

Rikthimi i tyre në ring do të gëzonte të gjithë adhuruesit e boksit, por të dy tani kanë një moshë 110 vjecare së bashku (Tyson 53 vjec e Holyfield 57). Por kjo nuk është problem për kampionin amerikan: “Jemi të dy në formë të mirë dhe gati për të luftuar, nuk jemi budallenj. Mendoj se me ndeshjen e tretë mund të grumbullojmë shumë para për ti dhënë për bamirësi e për të paguar pjesën e mbetur të jetës sonë. Mike është shumë i shpejtë, por edhe unë jam e nuk do të qendroj në kënd duke e pritur”.