Kualifikimet për Evropian, këto ndeshje luhen sot

Periskopi.com Sporti

Sot do të vazhdojnë ndeshjet kualifikuese për “Euro 2020”.

Gjithsej do të zhvillohen 8 ndeshje, ndërsa ndeshja e parë e ditë është ajo në mes të Armenisë dhe Bosnja & Hercegovina që starton nga ora 15:00.

Në terminin e orës 18:00 zhvillohen gjithsej 3 ndeshje. Zvicra do ta pres në shtëpi Gjibraltarin, ndeshje ku favorit pa asnjë diskutim janë vendasit. Ndërsa dy ndeshjet tjera që fillojnë nga ora 18:00 janë Romania – Malta dhe Gjeorgjia – Danimarka.

Nga ora 20:45 zhvillohen gjithsej 4 ndeshje ku spikatin ndeshjet e gjigantëve evropian, Spanjës dhe Italisë.

Italia do të udhëtojë në Finlandë ndërsa Spanja pret në shtëpi Ishujt Faroe.

Greqi – Liechtenstein dhe Suedi Norvegji janë dy ndeshjet e fundit të ditës së sotme.

Dita e tretë e Evropianit: Kosova përballet me Rumaninë

Periskopi.com Sporti

Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U20, vazhdon me ndeshje shumë interesante.

Kosova do të përballet me Rumaninë në takimin e fundit të grupit. Si vashat e Kosovës edhe ato të Rumanisë kanë pësuar nga Turqia, që është lidere e grupit.

Sidoqoftë, ky Evropian është i rëndësishëm për vashat kosovare që të fitojnë përvojë në garat ndërkombëtare, pasi paraqiten për herë të parë në ngjarje të tilla madhore, kurse edhe janë më të reja se kundërshtaret e tyre. Mosha mesatare në ekipin e Kosovës është 17 vjeç.

Kosova-Rumania zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Biletat mund ti gjeni tek New Borni dhe Palestra “1 Tetori”.

Çmimi i biletës do të jetë 1.00 euro (një euro), dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund ti shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës.

Të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga shitja e biletave do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

 

Evropiani vazhdon me ndeshje interesante

Periskopi.com Sporti

Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U20, vazhdon me ndeshje mjaft interesante.

Turqia dhe Rumania që janë në grup me Kosovën, ndeshen nga ora 16:30, kurse në takimet tjera do të takohen Greqia-Bullgaria (16:30), Kroacia-Izraeli (19:00) dhe Irlanda-Britania e Madhe (19:00). Takimet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe palestrën “1 Tetori”.

Biletat mund ti blini para palestrës “1 Tetori” dhe tek New Borni.

Çmimi i biletës ditore është 1 Euro dhe mund ti shikoni të gjitha ndeshjet ditore.

Të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga shitja e biletave do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

Rekordet e Deschamps si trajner dhe lojtar në Kupat Botërore dhe Evropiane

Periskopi.com Botërori 2018

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka kaluar në finale të Kampionatit Botëror pasi e mposhti Belgjikën.

Goli i Samuele Umtiti ishte vendimtar në këtë sukses të Francës.

Franca e ka fituar një herë Kupën e Botës dhe atë në vitin 1998, kur kapiten ishte pikërisht Deschamps, duke e mposhtur në finale Brazilin me rezultat 3-0.

Trajneri ka refuzuar të bëjë krahasime mes kësaj gjenerate dhe asaj para 20 viteve, duke thënë se duan ta shkruajnë një faqe të re të lavdishme të historisë së futbollit francez.

Deschamps ka thyer një rekord që askush nuk e kishte arritur deri më tani.

Ai është kthyer në njeriu e parë që ka arritur në finale të Kampionatit Botëror dhe Kampionatit Evropian, si lojtar dhe di trajneri.

Dallimi qëndron se ai i kishte fituar të dy trofetë si lojtar në vitet 1998 dhe 2000.

Në anën tjetër është një humbje e marr para dy vitesh, ku Franca e tij humbni nga Portugalia në finale.