Thyhet rekordi i futbollistit më të vjetër në botë

Periskopi.com Sporti

Ezledin Bahader është mbajtësi i ri i rekordit! Ky egjiptian u bë futbollisti më i vjetër profesionist në botë në moshën 74 vjeçare.

Për të hyrë në Guinness në këtë segment duhet të luani dy ndeshje zyrtare me kohë të plotë, dhe Bahader në moshën 74 vjeç arriti ta bëjë këtë. Para pandemisë ai luajti ndeshjen e parë, dhe tani të shtunën edhe të dytën. Kështu e shkruajti emrin e tij në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, transmeton lajmi.net.

Bahader luajti ndeshjen për ekipin e tij më 6 tetor dhe luajti të gjithë ndeshjen në humbjen 2:3 kundër Al Ayat Sports. Sidoqoftë, rezultati nuk është aq i rëndësishëm për ne.

Bahader lindi më 3 nëntor 1945 dhe është interesante që ai shënoi një gol në ndeshjen para pandemisë. Ai luajti ndeshjen e djeshme dy javë para se të mbushte 75 vjeç.

Ndeshjen e ndoqën gjashtë nipërit e mbesat e tij, ata ishin në stadium për të parë arritjen historike të gjyshit të tyre.