Ish-pronari i F1 trondit me deklaratën: ‘Shpesh të zinjtë janë më racistë se të bardhët’

Periskopi.com Sporti

Ish-pronari i F1, Bernie Ecclestone, ka folur për racizmin në një intervistë për CNN, duke i bërë elozhe inisiativës së Lewis Hamilton. “Kjo fushatë që po bën për personat me ngjyrë është e mrekullueshme – ka thënë ai, edhe pse dyshon për efikasitetin – Do ti bëjë të mendojnë personat, që duhet të arsyetojnë mbi këtë gjë. Dikush mund të mendojë të njëjtën gjë për të bardhët. Në shumë raste të zinjte janë më racistë se të bardhët“.

Kampioni anglez është në vijën e parë për të luftuar padrejtësitë sociale e Liberty Media, shoqëria pronare e F1, është gati ta mbështesë me WeRaceAsOne, inisiativa e re e lindur për të luftuar kundër diversitetit. “Lewis është special. Eshtë shumë, shumë, shumë i talentuar si pilot e tani duket se është po kaq i talentuar edhe në oratori – ka shpjeguar 89 vjecari -. Kjo fushatë (me krijimin e ‘Hamilton Commission’, një task-force që do të ndihmojë të rritet diversiteti në industrinë e motorsport) që po bën për personat me ngjyrë është e mrekullueshme, po bën një punë të madhe qëi pëlqen njerëzve e për këtë e dëgjojnë”.

Ecclestone dënon, nga ana tjetër, rrëzimin e statujave të personazheve të famshëm të akuzuar se kanë qenë racistë, skllavërues ose kolonizatorë, nga ana e mbështetësve të lëvizjes ‘Black Lives Matter’. “Duhet të nisim të mësojmë barazinë në shkollë, në mënyrë që më pas të mos kenë nevojë të mendojnë për këto gjëra. Mendoj se është idiotësi të rrëzosh statujat. Duhet ti kishim lënë aty, që pastaj të conin fëmijët e shkollave ti shikonin e ti shpjegonin se cfarë kishin bërë këta persona, duke evidentuar edhe gjërat e gabuara“.

Koronavirusi: Rrezikohen yjet e sportit, paralajmërohen masa

Periskopi.com Sporti

Formula 1 ka reaguar duke thënë se Grand Prixi kinez është në rrezik pasi koronavirusi ka kapluar vendin.

Një komunikatë nga trupi vendimmarrës i FIA-s potencoi se është duke u bërë monitorimi i situatës, transmeton Periskopi.

Mëtej thuhet se do të merret çfarëdo vendimi i kërkuar për ta mbrojtur sportin dhe yjet e saj, poashtu edhe audiencën e gjërë.

Grand Prixi kinez, sipas kalendarit, do të zhvillohet në Shangai më 19-21 prill. /Periskopi.com/

F1: Aksidenti i tmerrshëm i Bottas, Mercedes tregon për gjendjen e pilotit

Periskopi.com Sporti

Valtteri Bottas ka pësuar një aksident të tmerrshëm në garën e sotme, në Grand Prixin e Meksikës.

Në kualifikueset e treta, Bottas pësoi një aksident ku me makinën e tij u përplas në murin e pistës.

Formula e finlandezit u shkatërrua tërësisht dhe piloti u dërgua menjëherë tek mjekët e pistës për të parë gjendjen e tij.

Skuadra e Mercedes ka konfirmuar se piloti është në gjendje të rregullt dhe nuk ka pësuar ndonjë dëmtim, përcjell lajmi.net.

Bottas do të jetë i gatshëm për garën e madhe, por momentalisht makina e tij është e shkatërruar tërësisht.

Mercedes kanë thënë se janë duke punuar për të parë se çfarë duhet riparuar për të qenë gjithçka gati për garën e madhe.

Bottas është shoku i skuadrës së Lewis Hamilton dhe është i vetmi nga Mercedes anash britanikut që është në garë për titullin e kampionit.

Putini paralajmëron Hamiltonin: Kësaj radhe, kujdes

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi pilotin e Formula 1, Leëis Hamilton, pas fitores së britanikut në Çmimin e Madh të Rusisë, pasditen e së dielës.

Putini e mori veç Hamiltonin për t’i thënë që kësaj radhe të mos e lagte me shampanjë, ashtu siç bëri 3 vite më parë.

Pasi e dëgjoi, Hamilton i tha duke qeshur: “Këtë radhë nuk do të të spërkas me shampanjë. Herën e kaluar nuk të laga unë”.

Hamilton e Nicki Minaj, çifti më i ri

Periskopi.com Sporti

Lewis Hamilton ka shkaktuar thashetheme që ai po takon Nicki Minaj duke postuar foto me këngëtaren në Dubai.

Ylli i Formula 1 ka postuar foto në Instagram bashkë me Nicki Minajn para Çmimit të Madh të Rusisë, duke u relaksuar në një shkretëtirë, transmeton Periskopi.

Më herët, dyshja u fotografua duke u larguar nga një hotel në Amerikë.

Hamilton ishte duke i shijuar disa pushime para garës së fundjavës, pasi dëshiron ta rrit diferencën me Sebastian Vettel.

Megjithatë menaxheri i Mercedes, Toto Wolff e ka kritikuar në një farë mënyre britanikun, duke theksuar se tashmë është fundi dhe duhet të fokusohet tek gara./Periskopi/

Schumacher do të jetojë në Mallorca, në vilën që e bleu gruaja e tij

Periskopi.com Showbiz

Michael Schumacher do të jetojë në Mallorca, në një vilë luksoze të cilën bashkëshortja e ish-kampionit të Formula 1, Corinna, e ka blerë në Andratx, rreth 20 minuta larg Palma de Mallorca, për 30 milionë euro.

Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku i qytetit, i cili ka thënë: “Mund ta konfirmoj zyrtarisht që Michael Schumacher do të akomodohet në qytetin tonë, gjithçka është gati për ta pritur”.

Sipas revistës zvicerane L’Illustre, shërbimet policore në ishull janë njoftuar për mbërritjen e një vizitori shumë të rëndësishëm

Policia i ka marrë të gjitha masat për të ruajtur privatësinë e familjes. Në fakt, vetë familjarët e Schumacher nuk kanë preferuar ta komentojnë lajmin, transmeton SuperSport.

Mallorca ka qenë gjithmonë destinacioni i preferuar i çiftit për të kaluar pushimet verore.

Vila ka qenë në pronësi të Florentino Perez (Foto: ultimahora.es)

Ishte një jetë perfekte e cenuar pikërisht nga ai aksident i tmerrshëm i 29 dhjetorit të vitit 2013, në Meribel të Francës.

Që nga ajo ditë, shëndeti i ish-kampionit të Formula 1 ka mbetur mister. Nuk është shfaqur qoftë një fotografi apo një dalje publike, çka ka shtuar bindjen se situata është shumë e rëndë, madje thuhet se Schumacher është në gjendje vegjetative.

Gjatë këtyre viteve, Schumi është kuruar në rezidencën Gland në Zvicër.

Ende nuk ka një informacion të saktë nëse akomodimi në Mallorca do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm.

Hamilton konfirmohet “mbreti i shiut”, starton si kryesues në Hungari

Periskopi.com Sporti

Lewis Hamilton konfirmohet si një mjeshtër i jashtëzakonshëm i garave nën shi, teksa ka siguruar pole position-in në Çmimin e Madh të Hungarisë.

Ndryshe nga provat e lira, të cilat u zhvilluan në mot të qëndrueshëm dhe u dominuan nga makinat Ferrari, krejt e kundërta ndodhi në provat zyrtare, ku të parat u renditën dy makinat Mercedes, me Hamilton dhe Bottas.

Vetëm vendi i tretë për Kimi Raikkonen, ndërsa Sebastian Vettel, i cili dje dominoi provat e lira, u rendit në vendin e katërt, duke shfaqur probleme të shumta.

Shiu solli probleme edhe për skuderinë Red Bull, pasi Verstappen u rendit në vendin e 7 dhe Ricciardo në të 12-in./SS/

 

Hamiltonit mund t’i hiqet fitorja në Gjermani

Periskopi.com Sporti

Vihet në diskutim fitorja e Lewis Hamilton në Çmimin e Madh të Gjermanisë. Në orën 18:01, FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) ka shpërndarë një dokument në bazë të së cilit piloti anglez dhe skuderia Mercedes do të merren në pyetje për shkelje të rregullores dhe e gjithë sjellja e tyre do të hetohet.

Më saktësisht bëhet fjalë për episodin e ndodhur në fund të garës, ku Hamilton i ishte drejtuar korsisë së bokseve, por ndryshoi mendje në çastet e fundit dhe qëndrojë në pistë.

Ishte xhiro numër 53 kur në pistë u fut makina e sigurisë dhe Hamilton po shkonte në bokse për të ndërruar gomat, por pas udhëzimit të skuderisë në radio, ai e preu timonin papritshmas, shkeli në bar dhe vazhdoi në pistë.

Kjo manovër, vendimtare për fitimin e garës nga kampioni në fuqi, po hetohet nga komisarët e pistët. Në rast dënimi, më i vogli i mundshëm është 5 sekonda, Hamilton do të humbasë vendin e parë në dëm të shokut të skuderisë Valeri Botas, që e mbylli garën me 4.535 sekonda vonesë.

Raikkonen doli i treti me 6.732 sekonda shkëputje, ndërsa 7.654 sekonda ishte avantazhi i Hamilton ndaj Verstappen të vendit të katërt.

Në orët e ardhshme do të mësohet vendimi i FIA. Pra, Çmimi i Madh i Gjermanisë ende nuk është mbyllur.

 

Hamilton nënshkruan kontratë të re me Mercedes, bëhet britaniku më i pasur në nivel vendi

Periskopi.com Sporti

Lewis Hamilton ka nënshkruar kontratën e re me Mercedes – që e bënë britanikun më të paguar me fitime 40 milionë funta brenda një viti.

Pavarësisht spekulimeve të muajve të fundit, britaniku dëshironte gjithmonë që të vazhdonte me Brackely, të cilët katër vitet e fundit janë duke e dominuar F1, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Hamilton tha “Kam qenë në familjen e Mercedesit që prej vitit 1998. Unë i jam gjithmonë mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe mbrojtjen që më kanë ofruar për vite me radhë”.

“Jam shumë krenar për atë çfarë kemi arritur së bashku dhe madje shumë i gëzuar për të ardhmen”, shtoi ai.

Edhe bosi i Mercedes Toto Wolff dëshironte që 33-vjeçari të qëndronte tek ekipi anglez edhe për pesë vite.

Marrëveshja e re e Hamiltonit do të vazhdojë edhe për dy vite, deri në dhjetor të 2020, me mundësinë për të vazhduar edhe për një sezonë tjetër./Periskopi/