Vetëm një si Quagliarella: Vendos t’ia shkurtojë vetes rrogën për ta ndihmuar klubin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Sampdorias, Fabio Quagliarella raportohet se ka shkurtuar pagën e vet për ta ndihmuar ekonomikisht klubin.

Skuadra nga Serie A ka prezantuar një format të ri të pagave, teksa Quagliarella, sipas ‘Tuttosport’, ka vendosur ta shkurtojë pagën e vet, transmeton Periskopi.

Gazeta raporton se klubin beson se edhe Gaston Ramirez duhet ta bëjë të njejtën gjë, por sulmuesi uruguaian ka opsione për t’u larguar nga klubi.

Quagliarella, i cili u transferua nga Torino më 2016, mbush 37-vjet në janar, por vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në Marassi. /Periskopi.com/