Njihuni me nipin e Sulltan Bruneit, futbollisti i cili nuk ka nevojë të punojë për të jetuar

Periskopi.com Sporti

Futbollisti më i pasur në botë, Faiq Bolkiah ka braktisur ekipin nga Premier Liga angleze, Leicester dhe është bashkuar me ekipin portugez, Maritimo, transmeton Periskopi.

22 vjeçari, nipi i Sulltanit të Bruneit, u largua nga ‘dhelprat’ pa luajtur në asnjë ndeshje profesionale dhe shpreson që një lëvizje jashtë shtetit do t’ia ringjallë karrierën.

 

 A Rolls Royce like this could have been a chariot for Faiq Bolkiah

 Faiq Bolkiah was once on Chelsea's books

 Faiq Bolkiah was loyal to his family and turned down a chance to play for the US

Pasi luajti futboll për të rinj për AFC Neëbury, Faiq nënshkroi një marrëveshje një vjeçare me akademinë e famshme të të rinjve të Southampton në 2009.

Ai u largua nga Stamford Bridge në dhjetor të vitit 2015 për të nënshkruar për Leicester në një marrëveshje tre-vjeçare, prej ku tash ka vendosur të largohet për të vazhduar te ekipi portugez. /Periskopi

Ronaldo është miliarder por as që i afrohet pasurisë së Bolkiah të Leicesterit

Periskopi.com Sporti

Në ditët e fundit është dizenjuar, ashtu si cdo vit, klasifikimi i sportistëve më të pasur në botë e mes tyre të shumtë janë futbollistët.

Por kush është më i pasur? Përgjigja mund të duket e thjeshtë duke qenë se kohët e fundit Cristiano Ronaldo është bërë i treti sportist miliarder i historisë, por në fakt në vendin e parë është një lojtar që askujt nuk i shkon nëpër mend: Faiq Bolkiah, sulmuesi i ri i Leicester.

22 vjecari nuk është se fiton më shumë nga paga e tij si futbollist, krahasuar me fenomenin portugez, por ka dicka që duhet mësuar për të. Faiq është i biri i Jefri Bolkiah, Princi i Brunei, nipi i Hassanal Bolkiah, Sulltani i Brunei.

Pasuria e tij llogaritet rreth 18 miliardë euro e përballë një shifre të tillë, të ardhurat e Cristiano Ronaldo duken thërrime…

Sulmuesi i Leicesterit e lë pas Ronaldon, kjo është pasuria marramendëse e tij

Periskopi.com Sporti

Pak ditë më parë u publikua, si çdo vit, renditja e sportistëve më të pasur në botë dhe shumë prej tyre që fitojnë miliona nga sporti që ushtrojnë ishin futbollistë. Por cili ishte më i pasuri? Përgjigjja duket tepër e thjeshtë, duke parë që së fundmi Cristiano Ronaldo u bë futbollisti i parë (i treti mes sportistëve) në histori që kapërcen pragun e 1 miliard eurove. Në fakt, vendin e parë e ka “zaptuar”, për çudinë e të gjithëve Faiq Bolkiah, sulmuesi i ri i Leicester City-t.

22-vjeçari është djali i Jefri Bolkiah, Princit të Bruneit. Pasuria e tij vlerësohet rreth 18 miliardë euro, pra 18-fishin e Ronaldos. Megjithatë kuptohet që dallimi është i madh: Ronaldo i fiton falë cilësive të tij, ndërsa Bolkiah vetëm se është djali i babait…