Brenda javës u larguan 800 ‘fake news’ rreth koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Në situatën në të cilën gjendet vendi, si pasojë shfaqjes së koronavirusit, shumë medie kanë përhapur dezinformata të cilat kanë shkaktuar panik.

Kështu ka thënë, Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP),  Mentor Hoxhaj. Ai ka thënë se lajmi i rremë është më i rrezikshëm se koronavirusi.

Ndërkohë ka bërë me dije se vetëm javën e fundit janë larguar rreth 800 lajme të rrejshme.

Hoxhaj apeloi që qytetarët dhe mediet që  të mos bien pre lajmeve të rreme, të cilat në të njëjtën kohë po shkaktojnë  panik te qytetarët.

“Po përhapin shumë panik këto lajme dhe shumë qytetarë të brengosur janë lajmëruar në vazhdimësi për lajmet e ndryshme, të cilat kanë ngritur shqetësimin e tyre. Ka qenë shqetësim i madh lajmi i rremë për zhvendosjen e trupave më pastaj dhe të gjitha lajmet e tjera të cilat kanë të bëjnë me Coronavirusin”.

“Unë kam bërë apel dhe vazhdojë të bëjë apel te të gjithë ata të cilët merren me rrjetet sociale që të kenë parasysh se lajmet e rrejshme janë po ashtu  të dëmshme sa Coronavirusi. Gjatë kësaj kohe kritike kërkoj nga ata që të jenë syçelë dhe kërkojë nga mediet të jenë syçelë në këtë drejtim dhe të mos bien pre e lajmeve të rrejshme dhe mos të ngjallin panik të panevojshme te njerëzit”.

Me tutje ai theksoi se në situata të tilla njerëzit  e shfrytëzojnë situatën dhe tentojnë të përfitojnë duke mashtruar, shkruan ekonomiaonline.

“Zakonisht në momente interesante, njerëzit tentojnë të përfitojnë nga rast si me mashtrime apo përfitime, kemi pasur dy apo tri forma të këtyre llojeve të përfitimit dhe ne kemi qenë të shqetësuar dhe vazhdojmë të jemi të shqetësuar lidhur me ndikimin e medieve ruse dhe inteligjencës ruse gjë e cila është konstatuar së fundmi me ndikimin tyre në këtë kohë krize. Jemi në të njëjtën kohë me të gjitha zhvillimet që i ka edhe BE-ja në luftën kundër lajmeve të rreme”.

Ai tha se 800 lajme të rreme janë larguar na Facebook dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim.

“Në momentin e parë që neve raportohet një lajm i cili është në dyshim që është i rrejshëm neve bëjmë verifikimin për të gjetur  besueshmërinë dhe vërtetësinë e atij lajmi, dhe më pastaj kur ta gjejmë burimin e saktë të lajmit së bashku me lajmin jo të vërtet e qesim edhe linkun i cili tregon ku mund të gjejnë lajmin e plot apo lajmin e vërtet”.

“Ka më shumë se dhjetë ditë  që kemi biseduar fillimisht me Facebook-un dhe kemi ngritur shqetësimet për lajmet e rrejshme dhe mbas bashkëbisedimit, Facebook ka krijuar një kanal të posaçëm të raportimit të lajmeve të rrejshme dhe këtë jemi duke e bërë në baza ditore dhe mund të konstatojmë se mbi 800 lajme të rrejshme janë larguar nga rrjeti social dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë çdo ditë”, shtoi ai.

“Ka shumë shqetësime të qytetarëve, kemi pasur shqetësime lidhur edhe me shumë produkte dhe kemi bërë hulumtimin dhe pastaj kemi dal dhe kemi treguar vërtetësinë apo jo të atij shqetësimi. Ne ditëve të fundit për fat të mirë jemi një hap para lajmeve të rrejshme sepse jemi duke bërë hulumtimin edhe jashtë territorit të Kosovës dhe ka dy ditë apo tri se që nga mëngjesi po paralajmërojmë lidhur me lajme të rrejshme dhe të cilat janë duke qarkulluar në rrjetin social që qytetarët mos të bien pre e këtyre lajmeve dhe kryesisht të lidhura me teoritë e konspiracionit, apo me origjinën e virusit dhe me shakat se mund të shërohet Coronavirusi”.

Ai thotë se portalet që kanë shikueshmëri të madhe po ashtu personat me ndikim të madh kanë rënë pre e lajmeve të rreme duke bërë copy-paste. Hoxhaj kërkoi që para publikimit, të shikohet burimi i lajmit.

“Kemi portale që kanë shikueshmëri shumë të madhe, po ashtu kemi edhe persona të cilët janë me ndikim dhe që kanë rënë pre e këtyre lajmeve të rrejshme duke bërë copy-paste. Kërkoj mirëkuptimin e portaleve dhe medieve që me rastin e publikimit të lajmit të qesin edhe burimin e lajmit, sepse mungesa e parë që e shohim të lajmet është burimi i lajmit dhe më pastaj bëjnë edhe ndryshimin e lajmit dhe për neve pastaj është shumë e vështirë për të verifikuar”.

“Neve na ka humbur dy orë kohë për të verifikuar një video. Jemi 99.9% të saktë, sa i përket verifikimit dhe largimit të lajmit. Po të kishim një mbështetje më të madhe institucionale normalisht që edhe efektshmëria jonë do të ishte më e madhe”, theksoi Hoxhaj.

 

Fake News-Çarja në bulevardin kryesor të Durrësit nuk është shkaktuar nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Një fake news po qarkullon në shumë media se tërmeti me magnitutë 4.5 të shkallës rihter ka shkaktuar një çarje në bulevardit kryesor të Durrësit.

Gazetarja Anila Hoxha në një lidhje live në Open në Top Channel intervistoi banorët e Durrësit të cilët u shprehën se kjo çarje nuk është shkaktuar nga tërmeti.

“Kjo nuk është shkaktuar nga tërmeti. Kjo çarje këtu në rrugë ka 6 muaj. Pak kohë pasi u bë ndërtimi i bulevardit u bë kjo çarje. Është krijuar nga cilësia e dobët e punimeve”- u shprehën qytetarët.

Edhe inxhinieri i sizmologjisë Markel Baballeku i ftuar në Open në Top Channel tha se kjo nuk është çarje e krijuar nga tërmeti.

Lajmi është fake i cili është bërë me qëllimin për të kapur pak më shumë audiencë.

Hillary Clinton thotë se Zuckerberg duhet të paguaj një çmim për dëmtimin e demokracisë

Periskopi.com Lajme

Ish-kandidatja për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton ka thënë se themeluesi i Facebook, Mark Zuckenberg “duhet të paguanjë një çmim”, për atë që po i bën demokracisë, përcjellë Periskopi.

Ajo këtë e tha duke shprehur dyshimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, në kohën kur Facebook ka deklaruar se nuk do të kontrolloj reklamat politike.

Duke folur në një shfaqje të ‘The Great Hack’, në lidhje me skandalin e ‘Kembrixhit Analytica’ , Clinton përmendi kërcënimin për zgjedhjet e ardhshme si në SH.B.A. ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ajo bëri vërejtjet për vendimin e Facebook.

Ndërhyrja e saj vjen mes spekulimeve që ajo mund kandidoj për herë të tretë për presidente.

Ajo tha se ishte e pashmangshme që informacioni i rremë në Facebook të ndikojë në zgjedhje “sepse propaganda funksionon”, shkruan The Guardian.

“Dhe ne jemi duke marrë sinjale paralajmëruese gjatë gjithë kohës për atë që po ndodh tani dhe se si ka gjasa që kjo të ndikojë në zgjedhjet tona të ardhshme”, tha Clinton.

“Kur Facebook është burimi kryesor i lajmeve për më shumë se gjysmën e popullit amerikan, dhe burimi i vetëm i lajmeve që shumica prej tyre në të vërtetë i kushtojnë vëmendje, në anën tjetër deklarohet se nuk ka përgjegjësi për transmetimin e reklamave false, si supozohet se do të merrim informacion të saktë për ndonjë gjë, e lëre më kandidatët që do kandidojnë?”, u shpreh Clinton.

Si ia dolën disa tinejxherë maqedonas ta përçanin Amerikën: Gazetarja rrëfehet para BBC-së se si bënin Fake News

Periskopi.com Lajme

Në Maqedoninë Veriore ka një industri të vogël të sajteve të internetit që publikojnë artikuj politikë të rremë e nxitës që e kanë synim lexuesin amerikan.

Ky artikull është botuar nga Simon Oxenham i BBC-së dhe përkthehet dhe përshtatet nga Periskopi.

Nëse e shpërfillni përmbajtjen, dita tipike e një shkruesi të “lajmeve të rreme” do të dukej si e çdo pune tjetër nëpër zyre. Çdo mëngjes, Tamara do ta hapte llaptopin e saj për t’u futur në një dokument që përmbante tetë storje me origjinë në anën tjetër të botës, në ShBA. Në atë dokument ndodhej edhe afati se kur duheshin kryer ato storje, e asnjëri afat s’ishte më larg se disa orë më vonë. Detyra e saj ishte të rishkruante secilën storje me kohë.

Dallimi? Tamara po rishkruante artikuj të fabrikuar dhe të rremë për dy sajte të mëdha interneti në Maqedoninë e Veriut që i dërgonin më pas drejt lexuesve amerikanë. Puna e saj ishte të ndreqte kopjet gjysmë-plagjiaturë të artikujve fillimisht të publikuar në sajtet e ekstremit të djathtë në ShBA, në mënyrë që shefi i saj t’i shërbente te amerikanët mosdyshues mijëra kilometra larg.

Fola me Tamarën në fund të vitit 2018 në një kafene të Shkupit, kryeqytet i Maqedonisë së Veriut. Brenda tre ditësh ajo më tregoi në detaje se çfarë pune kishte bërë për nëntë muaj. Perspektiva e saj në tregun e punës mund të ishte vetëm ajo e punëtores së vetme, storja e saj cullakon realitetin se qysh ishte të punoje brenda këtyre sajteve.

Tamara donte të mbetej anonime, në mënyrë që ta mbronte identitetin e saj, prandaj emri i saj dhe i individëve me të cilët punon është ndryshuar. Ky artikull po ashtu përmban një gjuhë të fortë.

Një ditë në prillin e 2017-s, Tamara pranoi një thirrje telefonike nga një shoqe. “E di që s’po merresh me asgjë, por ka një mënyrë për të bërë para pa e lënë fare shtëpinë,” – i kishet thënë ajo. “Je e mirë në kuptimin e politikës dhe je e mirë në anglisht, kështu që a do të doje të punoje në faqet e lajmeve?”

“Unë i thashë ‘Po, pse jo’” – kujtohet ajo.

Hapi i radhës ishte një video-thirrje me ‘Marco’-n, një i ri me sjellje të çuditshme dhe me një ofertë pune.

 

“Kur pranova thirrjen dhe Marco më shpjegoi se çfarë lloj sajti i lajmesh ishte ai, e kuptova se do të punoja për ‘fake news’, lajmet e rreme,” thotë Tamara.

Përgjatë video-thirrjeve tjera, Marco do të ndante ekranin e llaptopit të tij me të për t’i treguar se si të postonte artikuj në sajtin e tij dhe se si të përdorte Photoshopin për të edituar imazhet. “Ai ishte shumë u turpshëm dhe i çuditshëm,” thotë Tamara. “Ndoshta se unë isha më e vjetër se ai dhe po punoja për të, ai ndihej pak i parehatshëm me atë relacion, si shefi im.” Ajo ishte në mes të viteve 20 ndërsa Marco sapo i kishte mbushur 20 kur Tamara iu bashkua ekipit të tij.

Do të kalonin edhe dy muaj para se ajo ta takonte Marcon për herë të parë. Ajo rregullisht do të merrte rrugë drejt qytetit të vogël maqedonoverior për të marrë një zarf me kesh nga Marcoja.

Tamara, e cila e përshkruan veten si liberale, ishte e tmerruar nga përmbajtja e artikujve që i duhej të rishkruante. “Besoj se ende i kanë artikujt më të këqij,” thotë ajo, duke e hapur një faqe në llaptopin e saj, duke naviguar në një sajt interneti nga i cili rregullisht kopjon përmbajtjen. E shikova derisa shtypte shkronja në kërkimore.

“Siç mund ta shihni sapo e shtypa ‘sulmet e myslimanëve’ dhe aty ka aq shumë artikuj për myslimanët që sulmojnë njerëzit. Shumë prej tyre besoj se nuk janë as të vërteta, janë thjesht të sajuara.” Vetëm ky sajt i listonte gati 100 faqe të rezultateve të kërkimeve për atë pyetje. Duke e parë më afër vëren se artikujt e tillë përmbanin pasaktësi tmerruese dhe imazhe të marra nga ngjarje krejt të ndryshme. Tamarës i kërkohej që thjesht të gjente imazhet duke përdorur Google-n që t’i ngjiste më pas me artikujt e publikuar.

Shumë nga gjërat që Tamara publikoi ishin keqinformime bazuar në ngjarje të vërteta, të shkruara në mënyrë që të provokonte frikë e zemërim mes lexuesve. Në përgjithësi, storjet ofronin një pamje të rreme të botës, duke luajtur me paragjykimet e tyre.

“Ajo gjë ndodhi, njerëzit ishin aty, vendet ishin aty. Kështu që nuk ishte kurrë storje e rreme në sensin e fabrikimit të çdo detaji. Ishte propagandë dhe shpëlarje e trurit në mënyrën se si tregohej storja,” thotë Tamara.

Puna e Tamaras ishte që të rishkruante artikujt origjinalë amerikanë në mënyrë që të mos detektoheshin si tekst plagjiaturë, po ashtu duke i bërë më kompaktë dhe me më shumë gjasa për t’u shpërndarë në mediat sociale, duke i gjeneruar para sajtit të Marcos. Një sajt i ngjashëm i ‘fake news’ që punonte në Veles me rreth 1 milion pëlqime Facebook-u thuhet se ka arritur t’i fitonte mbi 2 mijë Dollarë në ditë. Kjo është thënë nga vetë pronari në një intervistë për CNN-in. Marco i udhëhiqte dy sajte, për të cilat Tamara më tha se i kishin mbi 2 milionë ndjekës Facebooku.

Kur e pyeta se mos e afektonte atë vetë ajo punë që e bënte të lexonte aq shumë përmbajtje të tillë, Tamara i përshkruan ndjenjat e përziera. “Gjithë kohën që shkruaja këto storje, gjithnjë mendoja “Oh zot, kush do t’i besojë këtij bërlloku? Sa e pagdhendur, sa inteligjencë të vogël duhet të kesh veç që t’i lexosh ato’. Është e zorshem t’i lexosh ato. Janë të gjatë, ndoshta 1 mijë fjalë dhe i gjithë artikulli ndoshta përmban dy fjali lajmesh dhe pas kësaj gjithçka është thjesht fyerje. Është e zorshme të lexohet. Është edhe e pakëndshme,” tha Tamara.

Më pas më thotë diçka që nuk e pres. “Zakonisht i shkurtoja këto artikuj dhe i shmangia ato pjesë që s’doja t’i shkruaja. Ose vendosja diçka që doja të ishte aty,” thotë ajo, duke qeshur. “Për shembull, nëse ata po sulmojnë, le të themi, myslimanët gjithë kohën, do të bëhesha aq e tërbuar me gjithë këtë sa vendosja në fund diçka të mirë që shefi nuk do ta vërente sepse nuk do t’i lexonte krejt artikujt gjithë kohën. Kjo ma lehtësonte dhimbjen time”. I kërkova të ma jepte një shembull. “Oh, diçka si ‘në fund të ditës, çdokush është i barabartë’. Diçka të tillë”.

A ishte ndikuar nga përmbajtja? Në fund të fundit, disa studime kanë treguar se thjesht të përsëriturit e deklaratave të rreme i bën njerëzit që t’i besojnë ato. “Isha e vetëdijshme se po shkruaja shumë storje për myslimanët, se si ata duan ta shpërndajnë propagandën e tyre dhe se si duan që të gjithë të jetojmë sipas rregullave të tyre e gjëra të tilla, dhe një herë e zura veten duke menduar një gjë të kësaj natyre. Kështu që isha e befasuar. Nënvetëdijshëm më kishte ndikuar disi, kjo propagandë, sepse askush nuk është imun ndaj kësaj gjëje.”

Ajo thotë se pikëpamjet e saj politike në fakt janë krejt të ndryshme nga ato që i shkruan.

Në vitin 2016, vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale amerikane, Buzzfeed zbuloi që mbi 140 sajte lajmesh që ofronin ‘lajme të rreme’ vinin nga Velesi. Tinejxherët që i udhëheqin këto sajte pretendojnë se fitojnë mijëra dollarë në ditë e në muaj për atë që bëjnë.

Tamara, megjithatë nuk bëri aq shumë para. Ajo paguhej 3 euro për një postim, dhe arrinte që për një ditë t’i kapte 24 eurot. Kjo mund të jetë një shifër e vogël për disa, por në vendin e varfër ku jeton është trefishi i pagës mesatare.

Në dhjetorin e 2017-s, Facebooki i mbylli disa faqe të lajmeve të rreme nga sajti i saj, përfshirë atë të Marcos. “Po punoja atë ditë. Kur faqet e Facebook-ut u mbyllën, provova t’i shkruaja Marcos në Messenger [të Facebookut]. Faqja e tij [personale] po ashtu ishte mbyllir, kështu që e thirra dhe e mora vesh se ai ishte tronditur”. Pas kësaj, ata nuk komunikuan më, deri këtë verë, kur Tamara pranoi një thirrje telefonike prej Marcos që e pyeti mos donte të shkruante për një sajt tjetër. Ajo e refuzoi.

Kush janë shtytësit kryesorë të këtyre sajteve? Deri së voni është besuar gjerësisht se sajtet e lajmeve të rreme dolën në Maqedoni të Veriut fare spontanisht nga tinejxherët lokalë që donin të fitonin para.

Sipas provave të reja, del diçka tjetër. Sipas Buzzfeed News, ai që e kishte filluar industrinë e vogël të lajmeve të rreme në Veles ishte avokati i medieve maqedonoveriore Trajche Arsov, që kishte punuar me disa partnerë amerikanë të profilit të lartë, përfshirë Paris Wade-in, një kandidat republikan që garoi për Asamblenë Shtetërore të Nevadas.

Kur i dhashë lamtumirën Tamarës dhe po e ngisja veturën nëpër një rrugë të gjatë përmes fqinjëve të Maqedonisë së Veriut, nëpër Kosovë, Shqipëri e Bosnje, u godita nga një ironi e hidhët. Ky është një rajon, Ballkani, që në kujtesën tonë njihet si i formësuar nga përçarjet mes popujve. E vërteta e trishtë është se tash është bërë shtëpia për sajte interneti që ushqejnë përçarjen e polarizimin tjetërkund – kësaj here, dhjetëra mijëra kilometra larg në ShBA. /Periskopi

Mediet serbe gënjejnë për sulme të armatosura të shqiptarëve në Kurshumli

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka demantuar raportime te sotme të bëra në mediat serbe, për një sulm të armatosur të disa shqiptarëve në një fshat të Kurshumlisë në Serbi.

Sipas tyre në polici nuk është raportuar asnjë rast i tillë.

“Në Polici nuk është raportuar ndonjë sulm i tillë i njerëzve të armatosur në territorin e Serbise nga territori i Kosovës. Por patrulla e policisë ka zhvilluar një patrullim të rregullt në rajonin e fshatit të Rastelicës dhe ka konstatuar se disa nga shtëpitë ishin grabitur. Vlen të theksohet se bëhet fjalë për shtëpi në të cilat nuk jeton askush. Policia menjëherë ka njoftuar pronarët se janë vjedhur zinxhir, sharrë elektrike dhe disa mjete të ndryshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë së brendshme të Serbisë.

Për këtë rast thuhet se është njoftuar edhe prokuroria, dhe se janë marrë të gjitha masat rreth një ngjarje të tillë.

Ishte televizioni serb ‘Tv Prva’, që publikoi i pari pretendimet për një sulm të disa shqiptarëve të armatosur në fshatin Rastelica të Kurshumlisë.

Ai raportim më pas u pasua nga një tekst tjetër i ‘Novostit’, ku u tha se ata nuk kishin sulmuar gjithë fshatin, por kishin shtënë vetëm në drejtim të një personi.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë këto dy raportime po dalin të jenë të pa vërteta.

“Fake News” edhe për korrupsionin në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Institutit Kosovar për Demokraci (KDI) Ismet Kryeziu, ka bërë një postim sot ku shpjegon se një grafikë në lidhje me perceptimin e qytetarëve të Kosovës rreth korrupsionit, e cituar si e Transparency International, është e rreme.

“Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale është duke qarkulluar një grafikë e rrejshme (fake news) me logo të Transparency International. Grafika nuk është e autorizuar nga TI edhe nuk përmban informata të sakta. Raporti zyrtar Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (Corruption Perceptions Index CPI) për vitin 2018 do të publikohet nga Transparency International me dt. 29 janar 2019.”, ka sqaruar ai.

Kjo është grafika që ka qarkulluar sot në rrjete sociale dhe disa media:

Mediat në Serbi në sulm, mohojnë të ketë masa të reja të Kosovës ndaj produkteve serbe

Periskopi.com Lajme

Mos vënia e masave të reja të Kosovës ndaj Serbisë është lajmi kryesor i pasdites në portalet më kryesore të këtij vendi.

“Kosova nuk ka vënë masa të reja kundër Serbisë”, njofton në ballinë N1 që tekstin e shoqëron me një foto të kryeministrit Haradinaj.

“Prishtina ka hequr dorë nga vënia e masave të reja ndaj Beogradit” njofton b92.

Agjencia serbe e lajmeve tanjug citon Haradinajn: “Nuk do të ndërmarrim masa shtesë ndaj Serbisë”.

Gazeta “novosti” lajmin e përcjell me pikëpyetje: “Haradinaj ka hequr dorë nga masat shtesë kundër Serbisë?”.

Shumë medie në Serbi, por edhe zyrtarë të këtij vendi, e kishin pritur me ankth përfundimin e mbledhjes se sotme të Qeverisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Në këtë mbledhje ishte paraparë mundësia që ndaj Serbisë, pos taksës 100 %, të vihen masa të reja reciprociteti ndër të cilat përmendeshin dhe mosnjohja e dokumenteve e tabelave të veturave nga Serbia.

Kryeministri Haradinaj ka thënë sot se masat e reja mund të vendosen nëse Serbia vazhdon sjelljet agresive ndaj Kosovës.

Mediet e Beogradit ende vazhdojnë të njoftojnë për protestat që po mbahen në veri me kërkesën që të hiqet taksa 100 % e Kosovës për mallrat e Serbisë, transmeton Koha.net.

Ky profil në Facebook në emër të kryetarit të Gjykatës Themelore është ‘fake’

Periskopi.com Lajme

Policia njofton se kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hapur profil të rrejshëm në rrjetin social Facebook.

Këtë rast policia e ka cilësuar hyrje në sistemin kompjuterik ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Serbia një nga shtetet që prodhon më së shumti “fake news”

Periskopi.com Lajme

Indeksi i Institutit të Shoqërisë së Hapur në Sofje, thotë se vendet e Ballkanit janë më të ndjeshme në Evropë për lajmet ‘të rreme’ – për shkak të mediave të tyre të kontrolluara, niveleve të ulëta arsimore dhe niveleve të ulëta të besimit në shoqëri.

Vendet e Ballkanit janë më të prekshmet në Evropë ndaj fenomenit “të rremë” dhe pas të vërtetës, thotë një raport i ri, duke fajësuar mediat që janë shumë të kontrolluara nga shteti ose interesat e biznesit, mangësitë arsimore dhe nivelet e ulëta të besimit në shoqëri.

Sipas Indeksit 2018, vendet nordike janë më të pajisura për t’i rezistuar lajmit të rremë, kryesisht për shkak të rezultateve të tyre të larta arsimore dhe lirisë së mediave.

Raporti përmend Estoninë në Evropën Lindore si një vend me arsim të lartë dhe rezultate të larta në lirinë e medias, duke qëndruar në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Sa i përket shtetet e Ballkanit, Indeksi i vë ato në gjysmën e poshtme të shkallës së vlerësimit, me vende si Serbia, Bullgaria, Turqia dhe Bullgaria, të cilat qëndrojnë me rezultate më të këqija.

I ashtuquajturi lajm i rremë është përhapur mjaft përmes mediave të Serbisë, sidomos në tabloidë, kishte thënë më herët redaktori i faqes “Fakenews Seeker”, Stefan Janjiç.

Ai tha se tabloidi i njohur serb “Alo” publikoi 358 faqe të para në 2017, me 237 prej tyre kishin tituj që mund të karakterizoheshin si të rreme ose manipuluese.

Ndërsa në tabloidin tjetër, “Informator”, numrat janë edhe më të lartë. 302 faqet e para të saj mbanin 362 lajme të rreme ose manipuluese.

Trump: Lajmet e rreme duhet të ndalen, po i nervozojnë njerëzit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se mediat që përhapin lajmet e rreme janë armiku i vërtetë i popullit amerikan.

“Ka zemërim të madh në vendin tonë, i cili pjesërisht është shkaktuar nga lajme të pasakta dhe madje çorientuese. Mediat që përhapin lajme të rreme janë armiku i njerëzve. Ato duhet me ndershmëri të përcjellin lajmet. Kjo do të përkeqësojë në masë të madhe zemërimin dhe pastaj ne do të jemi në gjendje t’i bashkojmë të gjitha palët në paqe dhe harmoni. Lajmet e rreme duhet të ndalen”, shkruan Trump në Tëitter.

 

Lajmet e rreme shoqërojnë karvanin e emigrantëve

Periskopi.com Lajme

Mijëra emigrantë kanë mbërritur në Meksikë, pasi që karvani që ishte nisur nga Hondurasi ishte rritur gjatë rrugës.

Të gjithë cak përfundimtar kanë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhe karvani i njerëzve që kanë mësyrë kufirin jugor amerikan është bërë subjekt i spekulimeve dhe diskutimeve nëpër mediat sociale.

Dhe një numër i madh pretendimesh të rreme dhe dashakëqija janë në mesin e postimeve të shpërndara e stërshpërndara nëpër platformat sociale.

Psacolli: Serbia po bën propaganda me lajme të rreme kundër Kosovës

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj obstruksioneve, të cilat Serbia i projekton kundër afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, duke thënë se bëhet fjalë për një subordinim deri në nënshtrim të mediave në Beograd nga Qeveria e Serbisë.

Ai në një status në Facebook shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq punojnë me zell, me përdorimin e lajmeve të rreme në Serbi, por ajo çfarë befason është se një pjesë e këtyre mediumeve dhe lajmeve të rreme, merren si burim në rajon, madje edhe Kosovë, pa u filtruar.

Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Për këdo që përcjellë me vëmendje zhvillimet në lidhje me obstruksionet të cilat Serbia i projekton kundër afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, është krejtësisht e qartë se kemi të bëjmë me një subordinim deri në nënshtrim të mediave në Beograd nga qeveria e Serbisë.

Mediat e subordinuara janë kthyer në zë propagandues të politikës destruktive, duke përhapur lajme të rreme, ‘fake news’. Regjimit, i cili ka shtypur çdo zë kritik në Beograd, madje edhe oponencën politike, nuk ka mundur t’i rezistojë pothuaj asnjë medium. Dhe duke qenë që për mediat serbe, realiteti i Kosovës nuk është mbuluar asnjëherë drejtë, edhe atyre mediave të cilat njohin realitetin, nuk u bëhet vonë t’i vihen në shërbim qeverisë së Serbisë, sepse me temën e Kosovës ato mund të mashtrojnë publikun pa rrezikuar të humbin kredibilitet.

Këto media kritikojnë Kosovën, SHBA-të, e hera herës edhe BE-në. Vuçiqi dhe Daçiqi janë dy njohësit më të mirë të politikës, mentalitetit dhe kulturës propaganduese dhe konspirative, dhe tashmë po punojnë me shumë zell, me përdorimin e lajmeve të rreme në Serbi. Ajo çfarë befason është se një pjesë e këtyre mediumeve dhe lajmeve të rreme, merren si burim në rajon, madje edhe Kosovë, pa u filtruar mirë.

Nuk është në kulturën tonë të shërbehemi me lajme të rreme, por duhet thënë që edhe kur nuk kanë ekzistuar mjetet e komunikimit masiv, ne kemi pasur konsensus që propagandës së Serbisë, t’i kundërvihemi me sukses, me fakte, me drejtësi.

Pse po e humbim luftën ndaj Fake News-ave?

Periskopi.com Lajme

Trajtimi i problemit të lajmeve të rreme, duhej të ishte një mision i lehtë. Franca kërkon miratimin e ligjeve të reja, që do t’i lejonin gjykatat të vendosin mbi saktësinë e raportimeve online përpara zgjedhjeve kombëtare. Shtetet e Bashkuara, propozuan një ligj për rritjen e transparencës, mbi ata që blejnë reklamat politike në mediat sociale.

Dhe Komisioni Europian do të miratojë kodin e vet të praktikës së dezinformimit më vonë gjatë këtij muaji, që synon të pengojë gënjeshtrat digjitale përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Por ndërsa votuesit, nga Bavaria në Gjeorgji shkojnë në votime, përpjekjet e politikanëve në këtë drejtim po ballafaqohen me një realitet të pakëndshëm:

”Tregtarët” e lajmeve të lajmeve janë një hap përpara, falë teknikave që i lejojnë ata të fshehin vendndodhjen e tyre, të maskohen si aktivistë lokalë, dhe blejnë reklamat politike në monedhën vendase të vendeve të tyre, për të shmangur rregulloret kundër ndikimit të huaj.

Truket e reja, të cilat gjithashtu përfshijnë një ndryshim në dezinformimin me bazë fotot, dhe përdorimin e shërbimeve të mesazheve në internet si ËhatsApp, janë të dizenjuara për të mposhtur përkufizimin tonë të vjetëruar, të asaj që përbën një lajm i rreme – i blerë jashtë, lehtësisht i identifikueshëm dhe i rremë.

Pjesa më e madhe e këtij dështimi, është mënyra se si politikanët po e përballojnë këtë problem. Ligjvënësit në Evropë, SHBA dhe vende të tjera, janë fokusuar në zhvillimin e luftës – njëra e lindur nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ku grupet e mbështetura nga Rusia blenë reklama në mediat sociale (shpesh në rubla), për të mbjellë dyshime në mendjet e votuesve perëndimorë, promovuan postime në Tëitter dhe grupet e Facebook-ut, me një anglishte të shkruar keq, që të polarizonin debatin politik.

“Në nivelin e politikave, bisedat që kanë pasur njerëzit kanë ndodhur në vitin 2016”- thotë Kler Uordëll, drejtoreshë ekzekutive e First Draft, një organizatë jofitimprurëse që lufton dezinformimin në mbarë botën, bazuar në Shkollën e Qeverisjes Xhon F.Kenedi në Universitetin e Harvardit. “Sfida është se politikanët, nuk kanë fare njohuri se si funksionojnë këto platforma”- shton ajo.

Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se përpjekjet globale kundër dezinformimit, kanë qenë tërësisht një humbje kohe. Kanë ikur kohët kur Mark Zukerberg tallej me idenë se gënjeshtrat që përhapeshin në mënyrë virale në rrjetin e tij social, ndikuan votuesit në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Pas një krize ekzistenciale dhe zemërimit të investitorëve, kompanitë e teknologjisë si Facebook, e kuptuan në fund se ishin pjesë e problemit, duke përzënë mashtruesit digjitalë që përpiqeshin të blinin reklama për përhapjen e keqinformimit, si dhe duke zhdukur qindra mijëra llogari në mediat sociale të sponsorizuara nga shteti, dhe që promovonin mesazhe politike polarizuese.

Votuesit e zakonshëm, e kanë ende të vështirë ta identifikojnë kur ndeshin një dezinformimin. Por me termin “fake neës”, që është tani pjesë e fjalorit tonë të përditshëm, ka të paktën një ndërgjegjësim në rritje se jo gjithçka që lexojnë dhe shohin njerëzit në internet, duhet të merret si e mirëqenë.

E megjithatë, trajtimi i keqinformimit mbetet një punë në progres e sipër. Për shembull, 4 nga 5 llogaritë Tëitter që përhapin dezinformime gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, mbeten ende aktive, sipas një studimi të kohëve të fundit nga akademikët në Universitetin Xhorxh Uashington.

Pjesa më e madhe e universit dixhital të Facebook- ende platforma më e madhe për lajmet e rreme, mbetet ende në dispozicion të përdoruesve, pavarësisht nga premtimet e kompanisë për të hapur burimet e të dhënave të palëve të treta që gjurmojnë keqinformimin.

Në mesin e zhurmës globale që kompanitë e teknologjisë të bëjnë më shumë, këto kompani private po marrin më shumë përgjegjësi për të kontrolluar diskutimet online, një punë që zakonisht u takonte rregullatorëve publikë. Fakti që platformat duhet të veprojnë tashmë si gati-rregullatore të së vërtetës, i vendos ato në një kurs përplasjeje me politikanët, që përdorin në mënyrë rutinore platformat për të ndarë përmbajtjen e tyre të njëanshme – duke çuar kësisoj në akuzat, se ‘Big Tech’ po kufizon ligjërimin e ligjshëm politik.

Marija Gabriel, komisionerja dixhitale e Evropës, do të promovojë më 16 tetor kodin e ri të Bashkimit Evropian kundër dezinformimit. Bëhet fjalë për një sërë udhëzimesh jo detyruese që nxisin kompanitë si Google, Facebook dhe Tëitter, të rritin transparencën për reklamat politike në internet, dhe të reduktojnë numrin e llogarive të rreme në rrjetet sociale.

Kodi u hartua në konsultim të ngushtë me vetë kompanitë e teknologjisë. Megjithatë, një grup i ngritur për të monitoruar punën – i përbërë ndër të tjera nga kompanitë e medias – denoncoi reagimin e BE-së ndaj lajmit të rremë, duke argumentuar, ndër të tjera, se ai përmban “papajtueshmëri dhe nuk ka mjete konkrete zbatuese, ndaj s’ka asnjë mundësi për të monitoruar procesin e zbatimit”.

Pavarësisht nga kritikat, vende të tjera nga Brazili dhe India po mendojnë të fusin në zbatim kode të ngjashme të sjelljes për Big Tech. Por ato nuk janë në një hap me taktikat e një brezi të ri mashtruesish dixhitalë, dhe subjektesh të sponsorizuara nga shteti.

Aty ku grupet shpërndanin dikur mesazhe të rreme në rrjetet sociale, nga kompjuterat që mund të identifikoheshin si të vendosur në Rusi, individët tani zakonisht i maskojnë aktivitetet e tyre, duke pretenduar se gjenden në Shtetet e Bashkuara apo në pjesë të Evropës. Ata gjithashtu blejnë reklama politike nëpërmjet monedhave vendase, dhe jo rubla, sipas studiuesve që gjurmojnë dezinformacionet në internet.

Kjo e bën thuajse të pamundur përcaktimin se kush është i vërtetë, dhe kush jo në këtë lojë online të lajmeve të rreme, madje edhe kur kompanitë e teknologjisë angazhojnë ekipet e inxhinierëve dhe inteligjencës artificiale të sofistikuar në adresimin e këtij problemi, duke spastruar aktorët e këqij.

“Taktikat kanë ndryshuar”- thotë Ben Nimo, bashkëpunëtor në Laboratorin e Kërkimeve Ligjore në think tankun ‘Atlantic Council’, i cili vëzhgon fushatat e dezinformatave në internet. Njerëzit “po përpiqen shumë më tepër të mbulojnë gjurmët e tyre”.

Lufta gjithashtu është zhvendosur nga fjalët tek imazhet, një prirje që e kanë cekur vetëm pak propozime legjislative. Një pjesë e këtij ndryshimi është praktik. Për folësit jo-vendas që kërkojnë të përhapin dezinformata gjatë zgjedhjeve të një vendi tjetër, një ‘meme’ virale e riprodhuar mund të shmangë më lehtë zbulimin, krahasuar me një postim në Facebook të përkthyer keq.

Avantazhi? Dezinformata të tilla mbeten të vështira për t’u censuruar – ose rregulluar – sepse e njëjta foto mund të përdoret për satirë ose lajme të rreme. Rritja e shërbimeve të mesazheve në internet si ËhatsApp – pothuajse i pamundur për t’u rregulluar për shkak të niveleve të larta të kriptimit – në vendet në zhvillim si India, ka shkuar krah për krah me një gjeneratë të re të keqinformimit, që mund të ndahet gjerësisht mes grupeve me mijëra përdorues.

Ky është “shteti” i lajmeve të rreme, teksa mbërrijmë në fundin e vitit 2018, një botë e ndryshme nga 2 vjet më parë. Për të luftuar këtë kërcënim, politikanët duhet të përditësojnë taktikat e tyre, ose do të mbeten prapa në këtë betejë.

Burimi: “Politico.eu”

Aktivizohen propagandat kundër referendumit në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Një grup pro demokracisë tha se ka zbuluar përpjekje të gjera “online” për të penguar pjesëmarrjen e votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, i cili ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit.

Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve, anëtarët e të cilit përfshijnë politikanë si ish-zv.presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-zv.kryeministri britanik, Nick Clegg; njoftoi se përpjekjet për pengimin e votuesve synojnë të prishin referendumin, i cili kërkon një pjesëmarrje prej 50% për të qenë i vlefshëm.

Në referendum, qytetarëve do t’iu kërkohet të votojnë për marrëveshjen me Greqinë, për ndryshimin e emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut.

Miratimi i marrëveshjes do t’i hapte Maqedonisë rrugën për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Europian.

“Ka përpjekje të bashkërenduara për të penguar të drejtat demokratike të maqedonasve dhe për të delegjitimuar votën e referendumit”, tha përmes një deklarate Komisioni Transatlantik i Integritetit të Zgjedhjeve.

“Maqedonasit duhet të vendosin vet se çfarë të ardhmeje duan për vendin e tyre”, tha Komisioni, duke shtuar se nuk është ende në gjendje për të gjetur origjinën e fushatës për ndërhyrje në referendum.

Facebook mposht Twitterin në luftën kundër ‘Fake News’

Periskopi.com Tech & Auto

Rrjeti social Facebook ka dalur më i suksesshëm se sa Twitter në luftën kundër ‘Fake News’ sipas një studimi të fundit.

Në studimin e bërë nga Universiteti i Stanford dhe ai i New York është analizuar performanca e storieve e postuar në ‘web sitet’ e rreme. Kjo analizë është bërë nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Në rezultatet e studimit Facebook e mposhtë Twitterin. Sipas studimit gjatë kësaj kohe lajmet e rreme kanë pësuar rënie në Facebook, kurse në Twitter janë rritur për 60%.

 

Lajmet e rreme, Facebook nis vlerësimin e përdoruesve

Periskopi.com Tech & Auto

Facebook ka filluar të vlerësojë përdoruesit e tij në bazë të përmbajtjes që vendosin në rrjetin social dhe ky veprim po zhvillohet në luftën kundër dezinformimit.

Rrjeti shoqëror ka zhvilluar një sistem vlerësimi këtë vit, gjë të cilën e ka konfirmuar zyrtarja e Facebook, Tess Layson.

Premtimet ‘fejk’ të Hashim Thaçit

Periskopi.com Lajme

Ai që vazhdimisht ka hedhur në opinion deklarata e premtime të rreme duke e demantuar shpesh edhe veten, ka drejtuar gishtin kah mediat se po shpërndajnë “fejk njuz”.

“Janë opinione tuaja (shkëmbimi i territoreve), të cilat për herë të parë prej juve si medium po i dëgjoj dhe për mua paraqet fejk njuz, fejk njuz, fejk njuz… rrenë e kulluar”, ka thënë Thaçi në njërën prej konferencave të shpeshtuara kohët e fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por Zyra e Presidencës disa ditë para mbajtjes së konferencës kishte injoruar pyetjet e gazetës, duke mos ofruar asnjë përgjigje.

Këtë epitet Thaçi ua ka atribuuar të gjithë atyre që pyesin për mundësinë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, ide kjo e hedhur nga vetë ai.

Thaçi në asnjë rast nuk e ka mohuar ose pohuar se ky mund të jetë ai kompromisi me Serbinë. Thaçi është i njohur për premtimet e papërmbushura: liberalizimi i vizave, themelimi i ushtrisë së Kosovës, zhvillimi i hovshëm ekonomik, miratimi pastaj tentim- zhbërja e Gjykatës Speciale, reforma zgjedhore, dekriminalizimi i politikës – janë vetëm disa prej premtimeve të tij që ende nuk janë realizuar.

Demi: Kur don Thaçi me ja p’shtjell qytetarëve, ja nisë e përdorë fjalë anglisht

Periskopi.com Lajme

Analisti Agron Demi ka reaguar ndaj gjuhës që së fundmi po e përdor presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Periskopi.

Sipas tij, sa herë që Thaçi do t’ua pështjell qytetarëve, nisë e përdor fjalë anglisht.

Ai merr dy shembuj.

“Kur don Thaçi me ja p’shtjell qytetarëve, ja nisë e përdorë fjalë anglisht, ani pse anglishtja e tij është e tmerrshme. Kur u pyesnin për Asociacionin e Komunave Serbe, thojke ajo ësht vetëm një ‘en-xhi-o’, demek organizatë jo qeveritare. Tash qajo ‘en-xhi-o’ po na del organizëm ma i fortë se shteti. Tash kur po e pyesin për mundësinë e ndarjes së Kosovës, po thotë është ‘fejk-njuz’, demek rrenë e kulluar. Çka na del prej kësaj, ja nijmë zanin ma vonë”, ka shkruar Demi në Facebook.

Së fundmi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka quajtur ‘fake news’ raportimet e mediave për ndarje të Kosovës./Periskopi

Nga ‘marrëveshja e dhimbshme’ deri te FAKE NEWS – Si e ndryshoi Thaçi fjalorin brenda pak ditësh

Periskopi.com Lajme

Është vetë presidenti Hashim Thaçi ai që kurrë nuk është përgjijgur në një pyetje: Çka nënkupton kur ai deklaron se ‘marrëveshja finale me Serbinë do të jetë e dhimbshme’. Kur ka zëra se ajo nënkupton ndarjen e Kosovës, Thaçi këtë e quan ‘fake news’, lajme të rreme.

Kur ishte kthyer nga Brukseli, nga takimi i parë ‘i shkurtër por shumë i vështirë’ ashtu siç e kishte përshkruar Presidenti Thaçi takimin me Aleksandër Vuçiq pati deklaruar fjalë për fjalë se ‘marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të jetë shumë e dhimbshme dhe do të shkaktojë kokëdhimbje për shumëkë’.

Por tani Thaçi më nuk i përmend këto. Raportimet për idenë që në tavolinë bisedimesh me Serbinë mund të jetë edhe idea e ndarjes së Kosovës, i quan lajme të rreme, shkruan Periskopi.

“Jemi dëshmitarë të lajmeve dhe opinioneve të rrejshme, apo qysh po i quani ju mediat, fake neës. Jam sot këtu që si president i vendit, edhe një herë t’i siguroj qytetarët e Kosovës, is president i Republikës së Kosovës, se nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë Kosovën, të dskutojë e lëre më të pajtohet me ndarjen e saj. E ritheksoj: si president i vendit, me gjithë përgjegjësitë e mia, morale, demokratike, kombëtare e kushtetuese, se nuk do të lejojmë lëre të diskutohet, as të diskutohet e lëre më ta pajtohet me ndarje të Kosovës. Janë shqetësues gjërat që flasin zëra të tila, janë shqetësuese kur në veçanti po kalojnë së përfoluri edhe prej njerëzve që kanë legalitet në institucionet e vendit.  Në cdo moment që flitet me gjëra të tilla, ata që përhapin gjëra të tilla, me apo vetëdije po senziblizojnë dëshirën e Serbisë, idenë e ndarjes së Kosovës”, ka thënë Thaçi shkruan Periskopi.

“Ka zëra që thonë se duke mos bë marrëveshje Serbinë e vonojmë. Mendoj se është e kundërta, ne duhet të arrijmë marrëveshje. Nëse me fajin e Kosovës dështon marrëveshja, atëherë mos mendoni se, po flas me ata zëra që shfaqen me opinionet e tilla, mos mendoni se Serbinë Kosova do ta frenojë në anëtarësim në BE, atëherë do të shënojmë një autogol. Nuk kemi kohë për të humbur. Kjo cështje nuk është punë individi. Por ne si bartës të institucioneve, kemi obligim të shtyjmë procesin përpara dhe të arrijmë marrëveshjen finale”, ka thënë Thaçi.

Ai ka përmendur edhe ‘fajin’ që ka klasa politike për zvarritjen dhe vonimin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Na është ofruar prej NATO’s, SHBA’së dhe të gjithëve në pranverë të vitit 2014. Sikur të themelonimin Ushtrinë, sot do të ishim në rrugëtim të sigurtë për në NATO’, ka thënë ai.

Në minutat e para të konferencës, presidenti Thaçi nuk ka thënë diçka të re nga konferencat tjera. Ai vetëm ka përsëritur falënderimet e tij për gjithë shoqërinë kosovare, për siç tha ai ‘dialogun e gjërë që është duke zhvilluar për negociatat me Serbinë’.

Dëshiroj edhe një herë, të falënderoj të gjithë ata njerëz që shfaqin opinionet e tyre shumë hapur në mbështetje të dialfou në mbështetjen finale të marrëveshjes Kosovë Serbi. Edhe një herë si president i vendit më lejoni të falënderoj të gjitha partitë politike që janë në favor të dialogut pa dallim. Falënderoj shoqërinë civile dhe ju mediat”, ka thënë Thaçi shkruan Periskopi.

“Vlerësoj se vetëm me debate të hapura dhe dinamike si këto që po ndodhin ditët e fundit, e zhvillojnë demokarcinë dhe debatin e brendshëm dhe fuqizojnë kultivimin e një demokracie të munguar. Tanimë kjo po ndodh në Kosovë . Kështu po rritet kultura e debatit publik dhe po I afrohemi konsensusit sat ë nevojshëm aq edhe të gjëra Gjithashtu dua të potencoj se si vend, si shoqëri ne kemi kaluar nëpër faza jo edhe t ëlehta të proceseve të ndryshme të dialogut, negociatave, implementimit të atyre marrëveshjeve që kemi realizuar si spektër politik.”, ka thënë ai.

Ashtu sin ë konferencat e kaluara, Thaçi ka përmendur të gjitha ‘të mirat që ka nxjerrë Kosova nga zhvillimi i dialogut me Serbinë’, që nga Konferenca e Rambujesë, Vjenës. Ka përmendur sërish edhe tranzicionin politik nëpër të cilin ka kaluar Kosova, përfshirë edhe organizimin e zgjedhjeve ‘të lira dhe demokratike’.

Sërish ka folur për rëndësinë e unitetit mes pozitës dhe opozitës.

“Kemi arritur edhe atëherë të jemi bashkë pozitë e opozitë, duke treguar se jemi bashkë për interesin e shtetit, arritëm të bindim botën se Kosova është vend serioz me një spektër politik serioz dhe të përgjegjshëm. Sic edhe jemi dëshmitarë,a rritëm ta bëjmë Kosovën vend të pavarur, të lirë, në mesin e shteteve tjera sovrane të botës’, ka thënë Thaçi./Periskopi/

Ronaldo në Milano? – “Fake news”

Periskopi.com Sporti

Një “fake news” ka bërë çorap gazetarët sportivë në Itali, të cilët vërshuan “lumë” në Aeroportin Linate të Milanos, ku prisnin të zbriste Cristiano Ronaldo. Ajo që panë në të vërtetë nuk ishte asgjë e tillë, thjesht një futbollist i Milanit si Fabio Borini.

Thashethemi lindi pasditen e së premtes, kur u tha se në aeroportin e dytë të Milanos për nga rëndësia do të mbërrinte një lojtar shumë i rëndësishëm nga Ibiza, në bordin e një avioni privat.

E duke qenë në mesin e një tratative të rëndësishme si ajo mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos, kujtdo i shkoi në mendje se do të ishte pikërisht portugezi, ai që do të shkelte tokën italiane. Epoka e internetit, rrjeteve sociale dhe telefonave “të zgjuar” bën që secili të garojë me kohën, kush e kush ta nxjerrë më shpejt lajmin, i pari!

Gazetarë e operatorë të shumtë “pushtuan” Linaten, aty ku në orën 18:30 zbriti fluturimi i shumëpritur. Në fakt, në bordin e tij gjendej një futbollist, por jo ai që prisnin të gjithë, por Fabio Borini i Milanit.

Në fakt, e gjitha kjo mund të shmangej, nëse do të kërkoje diçka më shumë në internet e të mësoje se Cristiano Ronaldo po i kalon pushimet në Greqi, pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori i Rusisë.