Paraburgim ndaj falsifikuesit të diplomave nga Mitrovica

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit D.M nga Mitrovica nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Ai dyshohet se në bashkëveprim me disa të tjerë kanë bërë diploma false për të përfituar materialisht.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 19.12.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 18.01.2020.

Gjykata thotë se ai mund të paraqesë rrezik nëse gjendet në liri dhe mund ta përsërisë veprën penale për këtë paraburgimi është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.

 

Aksion ndërkombëtar në Shqipëri kundër ushqimeve dhe pijeve të falsifikuara

Periskopi.com Lajme

Policia e Shqipërisë ka marrë pjesë në një operacion ndërkombëtar të koduar “Opson 8”, që mbështetej nga Interpol dhe Europol.

Ky operacion synonte goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe trafikimit të ushqimeve e pijeve të skaduara.

Gjatë aksionit në Shqipëri janë kontrolluar 244 subjekte tregtare, persona, punishte dhe automjete transporti.

Në deklaratën për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se 8 subjekte janë proceduar penalisht për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale, 30 të tjera për mashtrim e kontrabandë mallrash, 22 persona janë proceduar në gjendje të lirë, 9 vetë janë arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 2534 kg mish i ngrirë, 8560 litra verë, 372 kg kafe, 700 kg djathë, 264 kg sallam dhe nënprodukte, 52 litra pije alkoolike, 100 litra pije freskuese, 1450 litra ujë mineral, 4500 kokrra vezë, 66 litra vajra vegjetalë, 85 kg fruta të thata dhe 600 njësi patatina, vlera e të cilave shkon në total 160 mijë Dollarë.

 

 

Rriten rastet me para të falsifikuara

Periskopi.com Lajme

Rastet e falsifikimit të parasë kanë shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e fundivitit 2018. Nga 55 raste sa ishin në dhjetor të vitit 2018, në janar ishin 67 raste.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për KosovaPress se dhjetori i vitit të kaluar është mbyllur me 55 raste të falsifikimit të parasë, kurse këtë vit, janari me 67 raste, për të shënuar një rënie të vogël në muajin shkurt, me 61 raste të falsifikimit të parasë.

Në përgjigjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë çështje, thuhet se ky institucion ka realizuar një numër të madh të aktiviteteve policore kundër veprave penale, përfshirë edhe ato që sipas Kodit Penal cilësohen “falsifikim i parasë”.

“Në dhjetor janë 55 raste të falsifikimit të parasë, në janar 67 raste dhe në shkurt 61. Në këtë kontekst në kemi realizuar edhe një numër të aktiviteteve policore edhe kundër veprave penale që sipas Kodit Penal cilësohen “Falsifikim i parasë” dhe mund të konkludojmë se si rezultat i këtyre përpjekjeve operacionale janë konfiskuar dëshmi relevante dhe personat e dyshuar të involvuar në raste të tilla në konsultim me organet kompetente të drejtësisë janë trajtuar konform ligjeve të aplikueshme”, ka thënë ai.

Hoxha ka folur edhe për përkushtimin e Policisë të Kosovës për mirëqenien e qytetarëve të vendit.

“Policia e Kosovës në funksion të  realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, ka ndërmarrë veprime të vazhdueshme për zbatimin e planeve policore, luftimin e dukurive negative, krimin organizuar, si dhe reduktimin aktiviteteve ilegale në përgjithësi, të cilat mund të ndikojnë edhe në mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

 

Falsifikuan vulën apostile të MPJ’së, dy të arrestuar në Prizren

Periskopi.com Lajme

Personat me inicialet A.G dhe L.Sh, janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohej se kishte falsifikuar dokumente me vula apostile të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së.

Sipas Policisë, sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë të asistuar nga Hetuesit e NJHRKEK në Prizren, sot kanë zbatuar planin operativ të koduar me emrin “Vula”, i cili kishte të bëjë me një rast falsifikim të dokumenteve.

“Si rezultat i planifikimeve operacionale, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është realizuar kontrolli shtëpisë së të dyshuarit (A.G.) në Prizren, i cili dyshohej se kishte falsifikuar dokumente me vula apostile të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së .  Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e dyshuar, mirëpo gjatë hetimeve të zhvilluara njësitet policore kanë siguruar informacione për një person tjetër të dyshuar  me inicialet( L.Sh). Pas marrjes së urdhrit verbal nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Prizren, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit (L.Sh.) në Prizren, me ç ‘rast janë sekuestruar prova relevante për rastin si fletë të zbrazëta me vulë apostile të MPJ-së, vërtetim shkollor, diplomë mbi kryerjen e shkollës së mesme profesionale e zbrazët me vulë apostile të MPJ-së dhe ekstrakt i lindjes, certifikatë e lindjes, k opje të letërnjoftimeve të RKS-së në emër të personave të ndryshëm, kopje të dëftesave të shkollës në emër të personave të ndryshëm, etj”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari i parë është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.