Plas sherri: Samanta Karavella i përgjigjet ashpër Young Zerkës, pasi i tha se nuk e meriton famën

Periskopi.com Showbiz

Mbrëmjen e kaluar i vënë përballë pyetjeve të ndryshme në ‘Shiko Kush Luan’, këngëtari Young Zerka pohoi se sipas tij artisti që nuk e meriton famën që ka, është Samanta Karavella. Menjëherë pas kësaj deklarate nuk ka munguar dhe reagimi i artistes, e cila ka zgjedhur të publikojë në ‘Instastory’ videon gjatë momentit kur Zerka ‘qëllonte’ mbi emrin e Samantës.

“O Koçi s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr), të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”, ka shkruar Karavella në postimin e saj më të fundit në ‘Instastory’, duke ju përgjigjur deklaratës së Young Zerkës.

Nuk dihet se si do vijojë kjo ‘përplasje’ midis të dyve, duke qenë se Samanta do të jetë e ftuara e radhës në ‘Shiko Kush Luan’, por kjo mbetet për t’u zbuluar në javët në vazhdim./revistawho.com

Cila këngëtare nuk e meriton famën që ka, sipas Young Zerkës

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari i njohur Young Zerka ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko kush luan”. Ai ka zbuluar detaje nga jeta private, profesionale, ka shprehur mendime mbi artistët e tjerë si dhe ka performuar live.

Gjatë lojës së shtuar së fundmi, e cila titullohet “Paintball”, Zerka është vënë përballë fotove të VIPAVE të ndryshëm, ku mund të përmendim Capital T, Ledri Vula, Fero, Rina, Tayna, Robela Hajati, Alban Skënderaj, Samanta Karavella etj. Për çdo pyetje të bërë ai duhet të zgjidhte një ndër VIP-at.

Një ndër pyetjet ishte: “Cili nga artistët nuk e meriton famën që ka?”. Zerka zgjodhi foton e Samanta Karavellas duke e shprehur hapur mendimin e tij.