Varrosen pesë anëtarët e familjes Bllaca

Periskopi.com Lajme

Pesë kufomat e familjes Bllaca janë varrosur në varrezat e fshatit Cërnicë. Ata u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Bojana”, të marten.

Në ceremoninë e varrimit është parë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ndryshe, pesë anëtarët e kësaj familje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Bojana”, të martën. Sipas Prokurorisë së Gjilanit, zyrtarja policore Valdete Bllaca dyshohet se ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Kufomat e familjes Bllaca nisen për në varreza

Periskopi.com Lajme

Kufomat e anëtarëve të familjes Bllaca po bëhen gati për t’u dërguar në varrezat e fshatit Cërnicë të Gjilanit.

Policja Valdete Bllaca, dyshohet se vrau nënën, babanë dhe dy vëllezërit, e më pas veten.

Lutfi Haziri i merr përsipër obligimet e varrimit të familjes Bllaca

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se gjithë organizimet e ceremonisë së varrimit për familjen Bllaca.

“Jam me ekipin e Mjekësisë Ligjore. Më duhet të merrem me familjën për organizimin e varrimit. Po, krejt ceremoninë e varrimit dhe obligimet e familjes Bllaca i.marrë unë mbi vete.”- ka thënë Haziri.

Sot në lagjen Bujana të Gjilanit, ndodhi një vrasje e shumëfishtë.

Në këtë tragjedi një zyrtare policore i ka vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas edhe vetën.