Detaje nga aksidenti në Suharekë ku u shua familja pesë-anëtarëshe

Periskopi.com Lajme

Pesë persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti trafiku në rrugën Duhël – Suharekë.

Të gjithë anëtarë të një familje, ata aksidentalisht u përplasën me një autobus.

Në vendin e ngjarjes, dolën të gjitha njësitet e nevojshme të emergjencave.

Policia po merret me rrethanat e aksidentit, ndërsa mjekësia ligjore me trupat që ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Reagimi i Presidentit: Shqetësues numri i aksidenteve në Kosovë, i dhimbshëm rasti i familjes nga Suhareka

Periskopi.com Lajme

Pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 5 persona nga e njëjta familje në rrugën Suharekë-Duhël, ka reaguar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke shprehur ngushëllime për rastin fatal në aksident komunikacioni, Thaçi ka thënë se numri i madh i aksidenteve në rrugët e Kosovës është shqetësues, duke kërkuar kujdes nga ana e qytetarëve dhe institucioneve përgjegjëse, shkruan Periskopi.

Reagimi i plotë i Presidentit:

Shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë, sot në aksidentin tragjik në magjistralen Duhël-Suharekë.

U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të afërmve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.

Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente

Kryetari i Suharekës: Ditë Zie pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 5 persona nga një familje

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka reaguar pas aksidentit tragjik në magjistralen Duhël-Suharekë, ku kanë mbetur të vdekur 5 persona nga e njëjta familje.

Muharremaj, ka thënë se si kryetar i Komunës ditën a varrimit të viktimave do ta shpallë Ditë Zie në Komunën e Suharekës.

Më poshtë gjeni të plotë reagimin e Muharremajt:

Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë.

Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushllime.

Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim.

Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e vorrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës: Sot një familje e tërë u shua në aksident, ju lutem keni kujdes

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka reaguar pas aksidentit tragjik në rrugën Suharekë-Duhël ku kanë vdekur pesë persona nga e njëjta familje, tre fëmijë dhe dy të rritur.

Pacolli ka bërë apel për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të komunikacionit për të evituar tragjedi të tilla, shkruan Periskopi.

“Sot, një familje e tërë u shua në një aksident të tmerrshëm në fshatin Biraq. Një familje me banim në Zvicër e cila ka ardhur për të kaluar pushimet e tyre në vendlindje. Shumë tragjike, shumë e rëndë! Ju bëj apel: Kini kujdes, respektoni rregullat, respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve”, ka shkruar Pacolli.