Momenti kur familjarët marrin informatën për vdekjen e 5 anëtarëve tjerë në aksident

Periskopi.com Lajme

Familja pesë anëtarëshe që u aksidentua sot, jetonte në Zvicër, kryefamiljari ishte 32 vjeç. Është tejet i mërzitur pasi humbi pesë anëtar të familjes në aksident trafiku.

Në magjistralen Prizren-Prishtinë, në mesditë humbën jetën pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga fshati Sopi i Suharekës.

Bashkëshorti me gruan, nënën dhe dy fëmijë mbetën të vdekur pasi vetura me të cilën udhëtonin u ndesh me një autobus.

Njëri nga familjarët e viktimave, thotë se të ndjerët kishin ardhur për pushime në Kosovë pasi që jetonin në Zvicër.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe ekipet e Forenzikës dhe Policia.

Aksidenti ka ardhur kur shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe është ndeshur me autobusin ku humbën jetë pesë person.

Pasi organet e rendit kryejnë punën e tyre magjistralja filloj të zhbllokohet.

Trupat e pajetë të pesë anëtarëve të vdekur të familjes Sadikaj janë dërguar për Obduksion.

Gazeta “Blick”: Babai, nëna, dy fëmijë dhe gjyshja vdesin në aksident në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Babai, nëna, dy fëmijët e tyre dhe gjyshja e fëmijëve kanë mbveur të vdekur në një aksident në Kosovë. Ata jetonin në Zvicër, në Kosovë kishin shkuar për pushime.

Kështu e ka nisur lajmin për vdekjen tragjike të një familje nga Suhareka në aksident komunikacioni, gazeta zvicerane “Blick”, shkruan Periskopi.

Lajmi për vdekjen e tyre është raportuar edhe në media tjera zvicerane, duke qenë se familja Sadikaj jetonte prej kohësh në shtetin zviceran.

“Blick” ka njoftuar se për rastin tragjik ngushëllime kanë dhënë edhe zyrtarët më të lartë në Kosovë, përfshirë Presidentin Thaçi. /Periskopi/

Gjyshja me djalë, nuse, nip e mbesë që vdiqën sot në aksident

Periskopi.com Lajme

Sot rreth mesditës një veturë ishte përplasur me autobusin, me ç’rast kishin gjetur vdekjen pesë persona nga fshati Sopijë e Suharekës.

Më pas u raportua se dy nga viktimat janë fëmijën, babai dhe nëna e tyre dhe gjyshja.

Metro ka siguruar një fotografi të çiftit me dy fëmijët e tyre dhe gjyshën, përkatësisht nënën, e që mbetën të vdekur në një prej rrugëve më të rrezikshme.

Viktima e pestë, sipas Policisë, është një grua më e vjetër e cila mësohet se është nëna e burrit që voziste.

Siç mësohet, familja jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur dje për të pushuar në Kosovë.

Për këtë aksident të rëndë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili u shpreh i pikëlluar dhe më këtë rast bëri apel për kujdes në trafik.

Media zvicerane shkruan për aksidentin tragjik në Suharekë

Periskopi.com Lajme

Radio Televizioni i Zvicrës (RTS) në gjuhën frenge ka raportuar për vdekjen e pesë anëtarëve të familjes Sadiku në një aksident trafiku që ndodhi të dielën pasdite në fshatin Duhël të Suharekës.

Në artikullin e publikuar sot në uebsajtin e saj, RTS ka theksuar se familja Sadikaj jetonte në zonën e qytetit Reinach të Aargau-s.

“Një aksident rrugor i mori jetën pesë anëtarëve të një familje të dielën në jugperëndim të Kosovës. Viktimat, që jetonin në Zvicër, kishin shkuar me pushime në Kosovë”, raporton RTS.

Po ashtu, Radio Televizioni i Zvicrës raporton se presidenti kosovar Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime të afërmëve të familjes, përmes një shkrimi në Facebook.

Detaje nga aksidenti në Suharekë ku u shua familja pesë-anëtarëshe

Periskopi.com Lajme

Pesë persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti trafiku në rrugën Duhël – Suharekë.

Të gjithë anëtarë të një familje, ata aksidentalisht u përplasën me një autobus.

Në vendin e ngjarjes, dolën të gjitha njësitet e nevojshme të emergjencave.

Policia po merret me rrethanat e aksidentit, ndërsa mjekësia ligjore me trupat që ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Familjes që humbi 5 anëtarë, në rrugën e njëjtë i kishin vdekur edhe 3 persona 29 vite më parë

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën, pasi një familje pesë anëtarëshe kanë vdekur gjatë një aksidenti në rrugën Suharekë-Duhlë.

Rasti ka ndodhur kur vetura e tipit BMW është përplasur me një autobus.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, duke thënë se aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës.

Periskopi raportoi më herët se në veturën e familjes nga Sopia e Suharekës, kanë qenë kryefamiljari J.S., me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre si dhe nëna e viktimës J.S.

Kësaj familjeje, ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.

Telegrafi mëson se babai i viktimës J.S, së, bashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhlës.