Në Francë shumë familje kosovare që kërkojnë azil, flejnë në rrugë

Periskopi.com Lajme

Shumë familje kosovare marrin rrugë drejt vendeve të Evropës në kërkim të një jetë më të mirë.

E njëri nga shtetet më të preferuara për të kërkuar azil mbetët të jetë shteti i Francës.

Mirëpo, rruga e tyre drejt këtyre shteteve evropiane nuk është aspak e lehtë, pasi gjatë rrugëtimit të tyre përballën më shumë sfida.

Madje, edhe kur arrijnë në shtetin ku ata synojnë të kërkojnë azil shpesh dëshpërohen pasi detyrohen të flenë në vende ku nuk plotësohen kushtet për gjumë, e ka raste kur detyrohen të flenë edhe në rrugë.

Indeksonline ka siguruar disa pamje ku shihen disa familje kosovare të cilët kërkojnë azil në shtetin e  Francës teksa flenë në rrugë.

E kjo gjendje sipas tyre është tash e gjashtë muaj.

Indeksonline ju sjell një video ku mund të shihni se në çfarë gjendje janë këto familje, ky vend ndodhet më saktësisht në  Grenoble të Francës.

“Ecja Prindërore”, kërkohen politika familjare të shëndetshme

Periskopi.com Lajme

Qytetarët e Prizrenit sot bën “Ecja Prindërore”, kushtuar prindërve dhe të drejtës së tyre për të gëzuar politika familjare të shëndetshme.

Ecja nisi nga Ura e “Gjermanëve”. Pas ecjes, të gjithë pjesëmarrësit janë mblidhur te shatërvani për të diskutuar me përfaqësues të organizatave partnere për politikat aktuale mbi lejen e lindjes.

Kjo ecje u organizua për të bërë të ditur se të dy prindërit kanë rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të tyre dhe të zhdukën steriotipet gjinore, të cilat e shohin gruan si të vetmen palë që mund dhe duhet të kujdesët për fëmijët.

Milaim Morina, përfaqësuesi i Qendrës për Politik dhe Avokim, tha se së bashku me tri organizata partnere, Federatat e Sindikatave të shëndetësisë dhe Demokracinë për zhvillim, kanë organizuar “Ecjen Prindërore”, për barazi gjinore dhe për ndarjen e përgjithësish që ka të bëj më pushimin e përbashkët prindëror.

“Pushimi i përbashkët prindëror, është si parakusht i ndarjes së përgjithësive që lidhen me ndarjen e barabarta të drejtave të gruas dhe të burrit për fëmijët e tyre. Ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve me qëllim që t’iu parapri ndryshimeve ligjore që do të rregullohen përmes një ligji special që rregullon pushimin prindëror pra lejen e lehonisë”, tha ai.

Morina shtoi se këtë aktivitet e kanë quajtur “Ecje Prindërore”, për të bërë një lloj sensibilizimi ndaj qytetarëve por edhe akterëve institucional të cilët janë kompetent për ndryshimet ligjore dhe politikat që lidhen me lejen e lindjes dhe barazisë gjinore.

Hajrullah Qeku, si prind i ri, tha se ky aktivitet është përpjekje e shoqërisë civile dhe njerëzve që mendojnë pak më ndryshe dhe se përligjësit prindërore duhet të ndahen sepse fëmija është i përbashkët.

“Ky aktivitet sot është një lloj thirrje për institucionet që me e konsideru seriozisht çështjen e pushimit të lehonisë dhe pushimit prindëror që ky obligim me qen i ndarë mes nënës dhe babës në mënyrë të barabartë që fëmija të rritet në mënyrë të shënosh por edhe grat me i ndjekë aktivitetet e tyre dhe besoj që me institucionet e reja të Kosovës, kjo temë nuk do të jetë e panjohur për parlamentin e ri dhe për qeverinë e re dhe me kuptu njëherë e përgjithmonë se fëmija nuk është më shumë i nënës dhe më pak i babës por është fëmijë i njëjtë për të dy prindërit dhe përgjithësia duhet me qenë për të dy i barabartë”, tha Qeku.

Po ashtu, u tha se burrave, ashtu si edhe grave u duhet ofruar hapësira për të balancuar jetën profesionale me atë private dhe mundësia për të qenë pjesë e kujdesit të fëmijës.

 

Kërkesa e çuditshme nga burgu e 24 vjeçarit nga Vlora që vrau familjarët

Periskopi.com Lajme

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja e rëndë në Selenicë, ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj vrau 8 familjarë të tij, mes tyre gra dhe fëmijë.

Ritvani qëndron në një nga qelitë e paraburgimit në Vlorë, ndërsa detaje të reja janë bërë të ditura rreth kërkesave të tij në qeli. Një burim tha për ABC News se ishte habitur kur Ritvan Zykaj herë pas here kërkon libra të ndryshëm për të lexuar.

Nuk ka shfaqur ndonjë preferencë, por është mjaftuar me atë që i kanë afruar. Ndër librat kryesore që i janë futur në qeli janë ato fetare. Të njëjtat burime treguan se 24-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë çast irritimi apo agresiviteti.

Nuk kundërshton për asgjë, as ushqimin dhe në ajrim del rrallë. Prej tre muajsh, ai qëndron vetëm dhe asnjë person nuk bisedon me të. Familjarët e tij vazhdojnë të mos e takojnë dhe të paktët njerëz që e shohin janë policët e paraburgimit.

Ndërkohë dosja pritet të shkojë në gjykatë së shpejti. Prokuroria është në pritje të akt-ekspertimit psikiatrik dhe për këtë proces Ritvani qëndroi një javë në Tiranë, në spitalin e burgut. Në të njëjtën kohë akuza është në pritje edhe të tabelave fotografike nga policia shkencore, ato të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të këqyrjes së kufomave.

Ritvan Zykaj do të gjykohet nga Gjykata e Vlorës pavarësisht krimit të shumfishte që ai kreu. Ngjarja ndodhi në 10 Gusht në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Viktima e tij ishin tetë kushërinj, të moshuar, të rritur dhe fëmijë.

Ata sapo ishin kthyer nga një drekë e përbashkët kur Ritvani mori armën dhe i vrau të gjithë një nga një, në rrugë dhe brenda në shtëpitë e tyre. Deri tani dihet që 24-vjeçari thjesht trajtohej si një njeri i rëndomtë dhe vrasja ishte hakmarrja e tij.