Fansi shkruan emrin e Kiarës duke përgjakur dorën, reagon ashpër moderatorja

Periskopi.com Showbiz

Një fans i Kiara Titos ka befasuar me veprimin.

Moderatorja Kiara Tito është shumë e dashur me publikun, të cilës ia shprehin dashurinë në forma të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Një nga fansat ka shkruar në dorë emrin e saj, duke e lënduar veten, ngase përgjaku dorën.

Ky veprim e ka shqetësuar Kiarën, e cila bëri thirrje që mos të veprohet më nga dikush tjetër në atë mënyrë.

Ajo u zotua se nuk do të tolerojë të ndodhë më një gjë e tillë, pasi nuk duhet të lëndohet askush për vëmendjen e një personazhi publik.

Krejt në fund, ajo falënderoi fansat për mbështetjen dhe dashurinë.

Lady Gaga bie nga skena bashkë me fansin (Video)

Periskopi.com Showbiz

Lady Gaga është rrëzuar nga skena në koncertin e fundit të saj në Las Vegas.

Ylli kishte ftuar një adhurues me emrin Jack, për t’iu bashkuar asaj në skenë dhe u hodh në krahët e tij.

Mirëpo, derisa po vallëzonin, ai e humbi baraspeshën dhe të dy ranë nga skena, ndërsa fansi ra mbi këngëtaren

Një adhuruese nga publiku tha në Reddit se kishin menduar që ajo ka vdekur.

Në vend të kësaj, 33-vjeçarja u kthye në skenë për të interpretuar këngën “Million Reasons”, përkrah Jack-ut.

“Është e mahnitshme. Ne e duam njëri-tjetrin aq shumë sa kemi rënë nga kjo skenë e mallkuar. Ne ramë në krahët e njëri-tjetrit. Ne jemi si Jack dhe Rose nga Titanic. Unë mendoj se duhet të kemi pak çaj pas kësaj”, tha këngëtarja në skenë.

 

Fansi bën veprimin e pa pritur për Melindën

Periskopi.com Showbiz

Melinda është kthyer në një nga artistet e preferuara tek publiku.

Melinda Ademi ende nuk ka mbushur një vit të plotë në skenën e muzikës shqiptare por kanë mjaftuar disa hite nga ajo për ta rikthyer në një nga artistet e preferuara, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dje kishte mbajtur një koncert dhe pas përfundimit është takuar me një fans të saj i cili ka befasuar këngëtaren me veprimin e bërë.

Fansi kishte shkruar emrin e Melindës në dorën e tij.

Ndryshe, kënga e fundit e saj titullohet ‘A po don pak’ dhe tani numëron mbi dy milionë klikime në Youtube.

Bleona e turpëron keq fansin, shihni çka i publikon

Periskopi.com Showbiz

‘Heronjtë’ e tastierave që nuk përtojnë të ofendojnë janë të shumtë në rrjete sociale.

Shqiptarë me bollëk herë me emër të tyre e herë me adresa të rreme me zell të madh vjellin vrer mbi të tjerët.

Në një rast të tillë hasi së fundmi edhe Bleona.

Këngëtarja e njohur është ballafaquar me një komentues i cili i ka përmendur hapjen e shalëve. Kaq ka mjaftuar që Bleona ta ‘degjenerojë’ publikisht por pjesën më të madhe e kanë kryer fansat e saj të shumtë.

Nuk janë dashur më shumë se dhjetë minuta që profili i komentuesit në InstaStory të Bleonës të vërshohet nga komentet e ndjekësve që e kanë detyruar personin në fjalë të tërhiqet. Ai madje i ka kërkuar falje për fjalët e thëna këngëtares e cila ka pyetur ndjekësit e shumtë nëse duhet ta heqë profilin e tij.

Përkundër votave me shumicë jo, Bleona është treguar zemërmirë në këtë rast dhe ka fshirë postimet në InstaStory duke siguruar paqen e personit në fjalë por mbi të gjitha zmbrapsjen e tij nga komentet e panevojshme ofenduese. Pa dyshim se të tjera herë, ai dhe të tjerë që ofendojnë pa bazë do të mendohen dy herë përpara komenteve. Një situatë si kjo le të shërbejë si mësim i mirë!

 

Fansi shqiptar i komentoi Dua Lipës për këngën e re, ja si ia ktheu ajo

Periskopi.com Showbiz

Dua Lipa këto ditë solli projektin më të ri.

“Electricity” titullohet kënga, për të cilën këngëtarja shqiptare ka bashkëpunuar me Mark Ronson dhe Diplo, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të këngës, një fans nga Kosova i ka shkruar asaj, duke i treguar që kënga nuk është e qasshme në Kosovë.

Dua i përgjigjet menjëherë duke i shkruar “Provoje tani. Duhet të bëjë”.

E publikuar vetëm tri ditë më parë, kënga “Electricity” llogarit afro 6 milionë klikime në kanalin YouTube.

 

Fansi e bën për spital aktorin e famshëm turk, arsyeja shokuese

Periskopi.com Showbiz

Aktori i famshëm turk ka përfunduar në spiatl pasi është rrahur nga një fans i tij. E gjithë ngjarja erdhi pasi Nejat Işler nuk pranoi të bënte një foto me fansin.

Nejat Işler është një nga aktorët më të ndjekur turk. Me siguri ju kujtohet në filmin “Hakmarrja”, ku luante përkrah aktores Beren Saat.

Mirëpo fati nuk ka qenë në anën e aktorit të famshëm turk para disa ditëve kur ka përfunduar i rrahur keq nga një fans i tij, transmeton Shqiptarja.

Gjithçka erdhi si pasojë e refuzimit të aktorit, kur fansi në fjalë i kërkoi një foto. Kjo ka sjellë acarimin e burrit, i cili e ka rrahur shumë rëndë, aq sa aktori përfundoi në spital me plagë të shumta në fytyrë. Mediat turke bëjnë të ditur se Işler po e merr veten, por ajo që përjetoi ishte vërtet e rëndë.