Bie fasada nga një ndërtesë në shesh të Prishtinës, lëndohet një person

Periskopi.com Lajme

Një person në Prishtinë sot ka marrë lëndime trupore si pasojë e shembjes së  fasadës nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për Periskopin duke treguar se personi në fjalë tashmë po trajtohet në QKUK.

“Në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë ka ndodhur një shembje e fasadës së njërës prej ndërtesave në kryeqytet. Si pasojë e kësaj është lënduar një person dhe është dërguar në emergjencë’’, ka thënë Ahmeti.

Gjatë këtyre ditëve është bërë rrezik të ecet nëpër trotuare në kryeqytet, për shkak se nga ndërtesat e vjetra po lëshohet bora poshtë./Periskopi/