Plaçkitet Fastfood-i në Prishtinë, pronari flet për dëmet e shkaktuara

Periskopi.com Lajme

Në orën 3:00 pas mesnatës është thyer dyqani FastFood Meka në Prishtinë. Pronari i kësaj kompanie Burim Piraj ka konfirmuar se i janë vjedhur arkat ku vendoseshin paratë.

Ka thënë se njëra prej arkave ka qenë e zbrazët ndërsa tjetra ka pasur të holla. Sipas tij dëmi që i është shkaktuar ka qenë rreth 300 euro.

“Na kanë vjedhur boksat (arkën ku janë të vendosura paratë) e pazarit të parave. Njëri prej boksave ka qenë i zbrazët dhe njëri ka pasur pak para. Me boksat e parave dhe me paratë që kanë qenë aty dëmi ka qenë 300 euro. E kanë vërejtur se kohëve të fundit ka më shumë shitje në pika e FastFood-it prandaj e ka ndodhur kjo vjedhje. Çdo punëtorë e dorëzon pazarin ditor në përfundim të orarit dhe në arka ngelen vetëm paratë për kusur”, ka thënë Piraj.