Nëse i vishni këto gjëra sonte, do të keni fat

Periskopi.com Zoya

Një Feng Shui i mirë për një Vit të Ri të mirë nënkupton që të pajiseni veten me gjëra dhe ngjyra që do t’ju sjellin lumturi dhe mirëqenie, por edhe më shumë para.

Sipas këtij besimi, e kuqja është veçanërisht e mirë për të tërhequr lumturinë. Kjo ngjyrë e zjarrtë është gjithashtu një element i zjarrtë në Feng Shui dhe një simbol i fuqishëm i pasurisë dhe prosperitetit.

Sipas Feng Shui, këto gjëra sjellin fat të mirë në Vitin e Ri dhe nëse i keni me vete në mesnatën e sotme, do të keni fat gjatë gjithë vitit, transmeton KosovaPress.

Këtu janë gjashtë elementë për t’u mbajtur në mend në pushimet që vijojnë:

Portofoli i kuq

Një portofol i ri simbolizon që ju jeni gati të merrni një pasuri të re ndërsa hyni në vitin e ri (si materialisht ashtu edhe shpirtërisht), dhe ngjyra e kuqe do të ndihmojë për të tërhequr dridhje të mira.

Rroba ose këpucë të kuqe

Tërhiqni lumturinë në vitin e ri duke veshur një gardërobë në këtë ngjyrë. Mësuesit e Feng Shui ju këshillojnë ta kaloni natën e Vitit të Ri në të kuqe. Mund të jetë gjithashtu një aksesor.

Bizhuteri ari

Përveç ngjyrës së kuqe, edhe ari ka fuqinë për të tërhequr lumturinë. Bizhuteri prej ari diskrete do t’ju bëjnë më me shumë para në vitin e ri për ju dhe të dashurit tuaj.

Ora e re

Ora simbolizon ndryshimin për më mirë, kështu që blerja e një ore të re do të sjellë energji pozitive.

Çanta e madhe

Çanta e madhe simbolizon sukseset e mëdha përpara. Ju duhet që të akomodoni të gjitha përfitimet që na presin.

Tuna e kap luanin në bisht: Thonë të sjell fat

Periskopi.com Showbiz

Tuna Sejdiu është treguar e guximshme me veprimin e fundit.

Tuna Sejdiu ka ndarë me ndjekësit pamje të reja nga pushimet në ishullin Mauritius, shkruan lajmi.net.

Pas aventurës plot adrenalinë të lëshimit me litarë nga një hapësirë e lartë, ajo provoi edhe një tjetër gjë.

Këngëtarja publikoi një video, në të cilën shfaqet duke e kapur luanin në bishti, pasi kishte dëgjuar se sjell fat.

“Thonë se të prekësh një luan të bardhë të sjell far, kështu që është e qartë se jam përpjekur shumë”, ka shkruar ajo.

 

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e shtunë 8 qershor 2019?

Periskopi.com Zoya

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

DASHI

Do jeni shumë origjinalë dhe realistë gjatë kësaj dite prandaj gjërat do ju ecin ashtu si keni ëndërruar. Për ju të dashuruarit pasioni do shtohet në mënyrë të habitshme dhe ndonjëherë do ju duket vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët duhet të mendoheni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Në punë mund të keni përballje të forta me disa kolegë në orët e mëngjesit, por me qetësi dhe delikatesë do arrini të sqaroheni. Në fakt keni qëllime të përbashkëta, thjesht rrugët e ndjekura janë ndryshe. Buxheti nuk do jetë shumë i qëndrueshëm. Që gjendja të stabilizohet duhet të flisni sa më parë me specialistët e fushës.

AKREPI

Urani dhe Marsi do ju bëjnë të ndryshoni mendim lidhur me disa gjëra. Do jeni më të qartë dhe do dilni të fituar. Ju të dashuruarit duhet të përgatiteni për emocione shumë të forta. Mjaft gjëra kanë për të qenë ndryshe nga më parë dhe mund të arrini edhe në qiell të shtatë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të duruar nëse doni të gjeni personin më të përshtatshëm. Nëse nuk e bëni këtë gjë do jeni të humbur. Në punë nuk do i bëni gjërat përgjysmë dhe do ju shkoni deri në fund qëllimeve. Do lodheni pak, por do merrni përfitime. Në planin financiar gjërat nuk do jenë shumë të lehta kështu që tregohuni sa më të matur.