E konfirmon policia, në aksidentin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ka të vdekur

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ , ku dyshohej se ka edhe të vdekur, raporton Periskopi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar lajmin për Periskopin, ndërkaq ka thënë se ky aksident ishte me pasoja fatale.

Njësitet relevante tashmë janë duke u marrë me rastin.

“Është raportuar per nje aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident. Pas hetimeve qe janë ne proces do te ju njoftojmë per detaje tjera”, tha Hoxha. /Periskopi