Limaj e përsërit se KQZ shkeli ligjin duke pranuar votat nga Serbia

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përsëritur se KQZ-ja ka bërë shkelje të ligjit duke i pranuar votat e ardhura paligjshëm nga Serbia.

Kjo çështje u rikthye në vëmendje pasi st Vetëvendosje u doli në mbrojtje këtyre votave, veç të mos u humbin tri mandate, të cilat Nisma mund t’ua marrë.

Limaj ka thënë se se pranimi i votave duhet të shikohet se  a kanë ardhur me kohë, si kanë ardhur, a janë me postë, a kanë ardhur në qendrën e përcaktuar nga KQZ-ja.

“Këto janë rregullat e para për ardhjen e votave. QNR nuk ka mandat më shumë të merret me votat, pasi nuk ka të drejtë t’i hap ato dhe t’i vendos duart në vota. Shtrohet pyetja kush i ka mbledhur, nga kanë ardhur, si u mblodhën ato. Nëse kanë votuar 3800 vetë, kush ka qenë i autorizuar më shkuar me i marrë votat në Serbi? Votuesi në Berlin, ka votuar, i ka shti votat në zarf dhe ka shkuar në postën më të afërt e ka bërë pagesën dhe i ka dërguar. Ky në Serbi që ka votuar, ku e ka dërguar votën, kush ka shkuar me ia marr votën? Ai me postë nuk ka votuar, sepse nuk ka pas zarfi vulë postare. ‘Nga vendi ku janë grumbulluar dhe janë transportuar nga personi i paidentifikuar’ siç thotë KQZ, dhe pastaj janë dërguar në postë në Prishtinë, ku vetëm në një letër të bardhë është vula në Postën e Kosovës”, ka thënë Limaj sonte në RTK./PERISKOPI/