Abdullahu: Kurti në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të LDK-së, e jo të Koronës

Periskopi.com Lajme

nalisti i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti është në gjendje të jashtëzakonshme, jmë shumë për shkak të raporteve me LDK-në sesa për shkak të koronavirusit .

Avdullahu ka shtuar se LDK-ja është e anashkaluar deri në nënçmim nga Albin Kurti, dhe se ka nevojë ta disiplinojë këtë të fundit për siç ka thënë ai, tu faktorizuar brenda Qeverisë.

Postimi i plotë i Avdullahut:

Qeveria Kurti është në gjendje të jashtëzakonshme jo aq për shkak të coronavirusit sa për shkak të raporteve të këqija ndërmjet LV-së dhe LDK-së. Për rrjedhojë nuk mund të kuptohet drejtë mosmarrëveshja e radhës ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Thaçi, mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nëse nuk kuptohen mosmarrëveshjet e vazhdueshme ndërmjet dy subjekteve që e përbëjnë këtë Qeveri. Prandaj, Qeveria Kurti po e refuzon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim që LV-ja të mbrohet nga ndikimi dhe faktorizimi i Presidentit Thaçi në këto rrethana me dyshimin se ai këtë pozicionim të ri do ta përdorë edhe në procese tjera.
Në anën tjetër LDK e anashkaluar deri në nënçmim, me një arrogancë qeveritare, vështirë të kuptueshme të Kryeministri Kurt, ka nevojë dhe interes që në përpjekjen e saj për ta disiplinuar Kurtin dhe për tu faktorizuar brenda Qeverisë, ta përkrah Thaçin edhe në këtë projekt të ri. Thënë përmbledhtazi as diplomacia agresive e Serbisë, as nevoja që të jemi unik në dialogun me Serbinë, as luftimi i coronavirusit, nuk po mund ta bëjë bashkë as Qeverinë Kurti – brengosëse deri në alarm. Ky virus përçarës në politikën tonë duhet të tejkalohet. Kjo është e lehtë për ta konstatuar por……

 

Avdullahu: Taksa po e zhvendosë Kosovën nga agjenda e ShBA-së për rajonin

Periskopi.com Lajme

Analisti i çështjeve politike Faton Avdullahu, ka thënë se çështja e taksës po rrezikon ta mbajë  anash Kosovën nga tempoja  dhe agjenda e ShBA-së për rajonin.

Në një postim në Facebook, Avdullahu ka thënë se meqenëse opozita nuk është unike rreth kësaj teme, kjo është e dëmshme për Qeverinë, përcjell Periskopi.

Për kohë të gjatë spektri politik i Kosovës, nuk ka qenë unik sa i përket taksës. Aktualisht ai është i dezorientuar dhe i përçarë rreth kësaj teme. Kështu:

1) Qeveria nuk është unike sa i përket taksës. Ajo nuk po mund ta arrij një vendim unik dhe të qëndrueshëm për këtë çështje. Kjo po e dëmton punën e qeverisë aktuale dhe për më keq po e rrezikon që ajo të mbetet anash nga tempoja dhe agjenda e SHBA-s për rajonin.

2) LDK nuk është unike si parti sa i përket taksës. Krejt ndryshe mendon dhe e shpreh qëndrimin e tij për taksën lideri i saj z, Mustafa dhe krejt ndryshe mendon bashkëpartiakja, konkretisht Kryeparlamentarja z. Osmani e cila më shumë nuk e shpreh qëndrimin për të lënë aludimet ta thonë të kundërtën. Kjo i humb energji politike LDK-së si parti dhe e bënë problematike në qeveri.

3) Opozita gjithashtu nuk është unike mbi taksën. Ndryshe mendon PDK-ja krejt ndryshe AAK-ja. Kjo gjithsesi nuk është kauzë mbi të cilën opozita mund të ndërtoj strategji unike opozitare. Kjo nuk është e mirë për shëndetin demokratik të vendit tonë.

Analisti i njohur: Sulmet ndaj Edi Ramës, te pandershme dhe me hile

Periskopi.com Lajme

Analisti i njohur kosovar, Faton Abdullahu, konsideron se nuk është momenti i duhur për të adresuar kritika ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu thotë se kritikat e sulmet ndaj Ramës janë ‘të pandershme dhe me hile’.

Analisti kosovar thekson se ashtu sikurse të gjithë Shqipërisë, edhe Edi Rama ka nevojë për ndihmë.

Postimi i plotë  Abdullahut në Facebook

Kursene Edi Ramen

Njihem nder ata qe kohe te gjate kam kritikuar Kryeministrin aktual shqpiptar Edi Rama. Kritikat e mija te fundit jane ato per ‘mini Shengenin’. Por sulmet qe po behen ndaj tij diteve te fundit jane te pandershme, thjeshte me hile. Ata qe po e bejne kete kane inate te vjetra, kane interesa per ta forcuar kritiken e dikurshme me kinse gabimet e menaxhimit te situates pas termetit. Kursene Edi Ramen keto dite sepse me keto ktitika i beni keq qytetareve te Shqiperise. Edhe Rames i duhet ndihma si krejt Shqiperise . Kursene nga kritikat, sajesat e genjeshtrat. Mos harroni eshte gjendje e jashtezakonshme.

Avdullahu për Mini-Shengenin:  Marre, po bëheni horë para qytetarëve dhe fqinjëve

Periskopi.com Lajme

Samiti i djeshëm, i mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është bërë cak i kritikave nga liderët kosovarë, të cilët refuzuan të marrin pjesë në të, ku u diskutua rreth Mini-Shengenit Ballkanik. Derisa ky projekt nga pala kosovare u cilësua si hap drejt një Jugosllavie të re, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi Kosovën për vetëpërjashtim nga kjo nismë.

Por, njohësi i çështjeve politike në vend, njëherësh ish këshilltar i Isa Mustafës,  Faton Avdallahu, mendon se çështja e Mini-Shengenit Ballkanik është dashur që të bëhet në koordinim të ekspertëve të të dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Avdullahut  kritikat dhe sulmet ndaj këtij procesi nuk ndihmojnë aspak në atë që do të duhej përnjëmend të kontribuonin, siç është bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor për paqe dhe prosperitet.

Këto sulme sipas Avdullahut, vetëm sa thellojnë përkeqësimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Tiranës.

“Marre. Është dashur të ketë takime të shumta të ekspertëve të dy shteteve e bisedime të gjata e serioze për të pasur strategji të përbashkët për ‘Mini Shengenin’ e jo të sulmohemi kështu për tu bërë horë para qytetarëve tanë dhe para fqinjëve gjithsesi. Marrja e zotit”, ka shkruar Avdullahu në Facebook.

 

Postimi i plotë i Avdullahut

Mega gabimet për ‘Mini Shengenin’

Dikush nuk është përmbajtur e ka zgjedhur edhe konferencën rajonale për shtyp, dikush ngeshëm facebook-un që të bëjnë kështu sulme të ndërsjella për të ashtuquajturën ‘Mini Shengen’.

Sulme këto të ashpra që nuk po kontribuojnë për atë që do të duhej përnjëmend të kontribuonin – bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor për paqe prosperitet pa anashkaluar as diskriminuar asnjë shtet.

Kujt po i konvenon që të vazhdohet me këto sulme të natyrës se kush është pro jugosllav e kush kundër Jugosllavisë së re që gjithsesi shtyjnë tutje përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës zyrtare edhe ashtu tashmë as korrekte as të mira. A ka mundur të ketë takime e bisedime Prishtinë-Tiranë për këtë çështje kur dihet se ky projekt nuk është as i ri as i panjohur.

Për të flitet tash disa vite dhe tani kjo e gjen Prishtinën dhe Tiranën jo vetëm të pa përgatitur por në pozita krejt të kundërta gati armiqësore. Marre. Është dashur të ketë takime të shumta të ekspertëve të dy shteteve e bisedime të gjata e serioze për të pasur strategji të përbashkët për ‘Mini Shengenin’ e jo të sulmohemi kështu për tu bërë horë para qytetarëve tanë dhe para fqinjëve gjithsesi. Marrja e zotit.

 

Ish-këshilltari: Ka një pajtim në LDK që Isa Mustafa të rizgjedhet kryetar

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se rruga më e mirë për zgjidhje të situatës aktuale politike janë zgjedhjet.

“Ka një pajtim që të shkohet në zgjedhje dhe është e udhës që të shkohet sa më parë”, është shprehur ai.

“Zgjedhjet nuk janë problem veç për partitë e vogla e këtij koalicioni që po shkon, por problem për të gjitha partitë që kanë qeverisur qe dy vjet. Partitë opozitare: LDK është më favorite si opozitë edhe Lëvizja Vetëvendosje sikur të mos e kishte hallin e ndarjes që i ka ndodhur më herët. Zgjedhjet duhet të nxjerrin legjitimitet dhe unitet”.

“LDK është për zgjedhje dhe kanë qenë më mënyrë të vazhdueshme. Fakti se shumë shpejt do të shpërbëhet parlamenti i bën të gjithë delegatët e LDK-së që të jenë shumë të vëmendshëm që të vendosin në mënyrë institucionale dhe të zgjedhin kryetarin. Kjo situatë i bënë edhe më të përgjegjshëm ata që votojnë për kryetar të LDK-së nesër”.

Në Info Magazine, Abdullahu ka theksuar se nga informacionet që ka unitet brenda LDK-së që Mustafa të rizgjidhet për mandatin e tretë në krye të partisë.

“Me sa di ka një pajtim që të jetë Mustafa edhe më tej kryetar”, ka pohuar ai.

Kurse për krahasim e Valon Sylës se LDK ka strukturë sikur të Lidhjes Komuniste të Kosovës, ai ka thënë se nuk qëndron.

“LDK është lëvizje politike e parë antikomuniste në hapësirën shqiptare. Në struktura komuniste nuk ka marrëveshje por diktaturë”.