Zbulohen detaje sensacionale: Vrasësi gjakftohtë kërkoi leje nga futbollisti i Kolumbisë për ta likuiduar legjendën e Paraguait

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi i Kolumbisë, Faustino Asprilla në mënyrë sensacionale ka deklaruar se kishte bindur një vrasës me pagesë të mos e vriste portierin e Paraguait, Jose Luis Chilavert, pasi dyshja u përplas në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës më 1997, shkruan Periskopi.

Në një dokumentar të publikuar në televizionin kolumbian “TelePacifico” të martën, Asprilla tha se një vrasës telefonoi në dhomën e tij pasi të dy, ai dhe Chilavert, ishin përjashtuar me të kuq në ndeshje kualifikuese të cilën e kishte fituar Paraguai me rezultat 2-1.

Faustino Asprilla says he had to convince a hitman not to kill Jose Luis Chilavert in 1997

Vrasësi, i cili vdiq në një shkëmbim zjarresh më 2004, kërkoi lejen e Asprillas për ta vrarë Chilavertin por kolumbiani refuzoi.

“Çka? A je çmendur,” Asprilla i tha atij. “Do ta shkatërrosh futbollin kolumbian, nuk mund ta bësh atë.

“Jo, jo, jo, jo. Ajo që ndodh në fushë, mbetet në fushë.”

Incidenti nënvizon dhunën në Kolumbi, dhe lidhjen e fortë mes futbollit dhe trafikantëve narkotik si Pablo Escobar, i cili ishte fans i madh i futbollit dhe madje investoi në këtë sport në vitet e 90-ta. /Periskopi.com/