Haziri-Konjufcës: Mos u befaso pse kërkuam Ministrinë e Brendshme, kjo nuk është favor

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sonte në Debat Plus i është përgjigjur Glauk Konjufcës i cili u befasua se si LDK kërkoi Ministrinë e Brendshme si favor në bisedimet me VV’në, transmeton Periskopi.

Haziri ka thënë se në këtë marrëveshje s’ka favore dhe se Konjufca nuk ka pse të befasohet nga kjo kërkesë.

‘’E para që unë  e kundërshtoj Konjufcën, nuk ka favore në bisedime, por është parim dhe marrëveshje. Është cështje që i ka befasu, por s’duhet të jetë befasi sepse si cdo sektor, është i rëndësishëm dhe nuk ka të bëjë me raportin mes neve dhe VV’së’’

‘’Është sektor i madh dhe secila parti e synon. Nëse merren vesh në rregull, s’merren vesh, është çështje finale. Ministritë do të ndahen në bazë të marrëveshjeve. Po shihet që është befasu, por nuk duhet me u befasu prej zgjedhjes që e bën një parti politike.’’/PERISKOPI/