Kush është favorit për ndeshjen e sotme sipas bastoreve sportive?

Periskopi.com Sporti

Ekipi i Anglisë shihet si favorit për fitore në ndeshjen e sotme me Kosovën

Fitorja e “Tre luanëve” e ka kuotën 1.44 nëpër bastoret sportive.

Ndërkohë, fitorja e Kosovës vlerësohet me 7.50, kurse barazimi me 5.

Kosova humbi shanset për kualifikim përmes kësaj kampanje pas humbjes nga Çekia të enjten, por sidoqoftë do të shpresojë që kualifikimin në Evropian ta sigurojë në vitin e ardhshëm përmes Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e saj të fundit në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

“Dardanët” janë nikoqir të  Anglisë në “Fadil Vokrri”, derisa ndeshja fillon prej orës 18:00.