Zyrtare: Dy lojtarët e njohur që u larguan nga Ballkani bëhen me skuadër të re

Periskopi.com Sporti

FC A&N nga Prizreni do të bëjë gara në Ligën e Dytë sezonin e ardhshëm dhe e ka marr këtë seriozisht.

Prizrenasit kanë zyrtarizuar dyshën që u largua nga Ballkani, Leotrim Gashin dhe Ilir Gegajn.

Ata janë paraqitur si super përforcime, pasi për atë nivel të garash ashtu janë.

Para disa ditësh ky klub kishte arritur marrëveshje edhe me Vigan Rexhaj që ka luajtur te Liria.

Klubi pretendon edhe emra tjerë të njohur në ditët në viji. /Gazeta Sheshi/