As klubet amerikane të futbollit nuk e njohin mirë futbollin: I urojnë mirëseardhje Jaap Stamit me foton e dikujt tjetër

Periskopi.com Sporti

Klubi nga liga amerikane, MLS, FC Cincinnati e ka konfirmuar emërimin e Jaap Stam në postin e trajnerit.

Sidoqoftë, në një gafë të jashtëzakonshme, klubi nga Konferenca e Lindjes përdori një foto të Tinus van Teunenbroek për të njoftuar rreth emërimit të Stam, transmeton Periskopi.

Në faqen e saj në Twitter, FC Cincinnati i uroi mirëseardhje “Stamit” me mesazhin: “Na bashkoni në mirëseardhjen e trajnerit të ri, Jaap Stam.”

Në foto nuk ishte Stam, por trajneri i të rinjëve të Ajaxit, Tinus van Teunenbroek.

Situatë mjaft e sikletshme.

Befasisht, postimi nuk u fshi për dy orë, derisa eventualisht u hoq.

p1e8sa86sjstb12up9qb18ai5ir9.jpg

Klubi nga MLS pastaj përdori foton e duhur të trajnerit të ri. /Periskopi.com/