Klubi i njohur europian në situatë të vështirë ekonomike me 250 milionë euro borxhe, rrezikon kapitullimin

Periskopi.com Sporti

Pezullimi i futbollit për shkak të shpërthimit të pandemisë së Koronavirusit po godet fatalisht të gjitha klubet.

Klubi më i famshëm portugez, Porto, është në një situatë të vështirë ekonomike, dhe krejt kjo shkak keqmenagjimit në dekadën e kaluar.

 

 

“Edhe para krizës financiare në 2008, Porto ishte klubi më i prekshëm në Europë. Para pandemisë dhe pezullimit të kampionateve në të gjithë Evropën, borxhi i Portos arriti në 250 milion euro”, shkruan portugezja Record.

Siç thuhet, arsyeja për kaq shumë borxh është se “Dragons” mbijeton falë, kredive të mëdha bankare dhe të ardhurave të tjera mbi të cilat nuk ka kontroll, siç janë të drejtat televizive.

Një goditje e rëndë për stabilitetin financiar të klubit është humbja e dominimit në kampionatin vendas. Porto humbi të ardhura të konsiderueshme për faktin se ata nuk arritën të kualifikohej në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Shpëtimi i klubit, mbase edhe i vetmi, është shitja e futbollistëve të rinj të talentuar.