U mundua të bënte diçka interesante por që ishte shumë seksiste: Gjobë 100 milionëshe për FC Seul

Periskopi.com Sporti

I ka kushtuar një gjobë rekord prej më tepër se 80 mijë dollarë (100 milionë won) inisiativa unike e FC Seul, në Korenë e Jugut, për të pozicionuar në shkallët e stadiumit kukulla që fryhen, në vend të spektatorëve që mungojnë për shkak të masave anti koronavirus.

Ndeshja duhej të luhej me dyer të mbyllura e në poltrona ishin vendosur kukulla me fanella që i referoheshin një prodhuesi të sex toy. Një lëvizje që është kritikuar ashpër nga K-League, që ka akuzuar klubin se kështu ka “turpëruar thellësisht tifozet e tij”.

Lajmi për incidentin ka bërë xhiron e botës. Pasi ka ekzaminuar rastin, K-League ka dëgjuar justifikimin sipas të cilit shoqëria e futbollit nuk e dinte se manekinat ishin lojëra seksuale, duke theksuar se “se mund ta kishte dalluar lehtësisht funksionin e tyre duke përdorur buonsensin e eksperiencën”. “Polemika mbi këtë episod – ka përfunduar Liga koreane – “ka tërpëruar e plagisur thellësisht tifozet e ka dëmtuar integritetin e liga-s”.