Federata serbe e boksit e njeh Kosovën si shtet: Fton ‘Dardanët’ në turneun ndërkombëtar ‘Doreza e Artë’

Periskopi.com Sporti

Nuk është thënë kot që sporti është ambasadori më i mirë i një vendi. Kjo është dëshmuar edhe sot.

Federata e Boksit të Serbisë në një farë mënyre e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur.

Ata kanë ftuar Federatën e Boksit të Kosovës në turneun ndërkombëtar “Doreza e Artë” që mbahet në Suboticë në muajin tetor.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Federatës, Latif Demolli përmes një postimi në Facebook.