Federata italiane dorëzon protokollin zyrtar, ja çfarë pritet të ndodhë tani

Periskopi.com Sporti

Futbolli italian ka mbërritur në fazën e fundit të parapërgatitjes për të rinisur pas më shumë se 2 muajsh dhe për të mos çuar dëm sezonin dhe sidomos të drejtat tv.

Një ditë përpara datës së caktuar, FIGC i ka dorëzuar protokollin për ndeshjet e kampionatit ministrit të Sportit, Vincenzo Spadafora.

ministro spadafora IMAGE.jpg

Një dosje me të gjitha linjat udhëzuese të posaçme për të përcaktuar rinisjen e Serie A, B dhe C: tani qeveria ka për detyrë të ekzaminojë dokumentacionin e gjërë përpara datës 28 maj, kur parashikohet edhe takimi mes krerëve të politikës dhe futbollit.