Tag: Felipe Scolari

“Neymar kurrë nuk do të jetë si Pele”
6 July 2018, 20:47
Botërori 2018
Luiz Felipe Scolari ka thënë që Neymar nuk do të arrijë asnjëherë nivelin e legjendës braziliane Pele
Ish-trajneri i Brazilit në një intervistë për ‘El Mundo’ ka thënë që ylli i PSG nuk ka gjasa që t’i afrohet Peles, shkruan Periskopi.
“Në Brazil e dimë se kush është Neymar dhe kush është Pele. Ne e dimë se ka vetëm një Pele dhe nuk do të ketë kurrë një tjetër,” ka thënë Scolari.
“Një lojtar mund të jetë shumë i mirë, madje edhe spektakolar, por kurrë nuk do të jetë si Pele sepse nuk ka trashëgimtar,”.
Neymar në Kupën e Botës që po mbahet në Rusi ka arritur deri në çerekfinale me Brazilin, derisa ka shënuar vetëm dy gola deri më tani. /Periskopi/