Tri vjet burg për ish-kampionin e botës në boks

Periskopi.com Sporti

Ish-kampioni i botës në boks, Felix Sturm duhet të shkoj në burg. Ai të enjten është dënuar me tri vjet burg për evazion fiskal dhe për tentim të evazionit fiskal.

Vendimin e mori Gjykata Regjionale e Koelnit në Gjermani, ka njoftuar Bild.

41-vjeçari është shpallur fajtor për fshehje të rreth një milion euro nga autoritetet tatimore në periudhën prej 2008 deri 2010 si dhe gjatë vitit 2013.

Në pretendimet për shmangie të taksave gjatë viteve 2011 e 2012, Sturm u shpall i pafajshëm. Aktgjykimi nuk është përfundimtar.

Felix Sturm wegen Steuerhinterziehung verurteilt | Sport-News | DW ...

Sturm fillimisht ishte akuzuar për evazion fiskal të rreth 5,8 milionë eurove nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Akuzat për vitet 2014 e 2015 u ndërprenë gjatë procesit.

Për më tepër Sturm u dënua edhe për shkelje të ligjit antidoping, rrjedhimisht edhe për sulm të qëllimshëm ndaj vetvetes.

Ai ishte dopinguar për meçin për titull të botës ndaj rusit Fyodor Chudinov në shkurt të vitit 2016.

Sturm ishte arrestuar në prill të vitit 2019 dhe ka mbajtur burg për afro nëntë muaj.

Në dhjetor doli nga burgu në pritje të vendimit përfundimtar, ndërkohë që pagoi 300 mijë euro. Sipas Bild ai duhet të kthehet sërish në burg.

Sturm ka prejardhje nga Bosnja, ndërsa emri i tij i vërtetë është Adnan Çatiq.