Deputeti i PDK-së: Kosova po përkeqëson raportet me ndërkombëtarët për shkak të taksës

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se koalicioni qeverisës LV-LDK ende nuk e ka prezantuar programin qeveritar.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Shala ka theksuar se ky koalicion qeverisës nuk ka koordinim as për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Ai ka thënë se për shkak të lojës me taksën kemi edhe përkeqësim të raportëve me partnerët ndërkombëtarë.

Duke folur për shkarkimet e disa bordeve nga qeveria Kurti, ai ka thënë se këto shkarkime janë bërë pa analizë të mirëfilltë. Shala ka thënë se është bërë shkelje flagrante me shkarkimin e bordit të “Trepçës”.

Ferat Shala sot intervistohet nga Gjykata Speciale

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, sot do të intervistohet në Gjykatën Speciale në Hagë. Paralajmërimin e ka bërë para disa ditësh vetë Shala.

Si njëri ndër eprorët e UÇK-së, ai ka thënë se nuk e heq asnjë shkronjë nga e kaluara e tij.

“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime”, ka shkruar Shala në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka falënderuar trungun e tij familjarë që e ka edukuar në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut.

Shala ka shprehur falënderim dhe mirënjohje edhe për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata kanë bërë.

Ferat Shala ftohet nga Gjykata Speciale

Periskopi.com Lajme

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Shala përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se ftesës së Speciales do t’i përgjigjet më datë 5 shkurt 2020.

“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime! Me këtë rast, dua të falënderoj trungun tim familjarë që më edukoi në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut tim. Shpreh falënderim dhe mirënjohje për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata bënë. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, shkruan Shala.

Ferat Shala tregon se kush e shtyri atë të kandidojë për deputet

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht rezultatit të rinumërimit, Ferat Shala i PDK-së ka siguruar votat për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Por, vendimin për kandidimin e tij nuk e kishte marrë partia, por krejt dikush tjetër.

Ferat Shala i motivuar: Së bashku të gjitha angazhimet  do t’i realizojmë pas 6 tetorit

Periskopi.com Lajme

Ferat Shala nga PDK-ja kandidatë për deputetë me një falënderim të veçantë ka përmbyllur fushatën elektorale në Mitrovicë.

Ai tha se është i kënaqur me përkrahjen që ka gjetur tek mitrovicasit.

Ja statusi i plotë:

Shala: Fushë Kosova i tha PO PDK-së dhe Kadri Veselit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, ka vazhduar fuashtën në qytetin e Fushë Kosovës, shkruan Periskopi.

Shala ka thënë se banorët e Fushë Kosovës kanë pritur me intersim ofertën e qeverisë së PDK’së e cila do t’i luftojë dukuritë negative në shoqërinë tonë.

“Banorët e Fushë Kosovës me shumë kureshtje dhe interesim e mirëpritën ofertën qeverisëse të PDK-së, si shpresë të vetme për luftimin e dukurive negative në shoqërinë tone”, ka shkruar Shala.

Shkrimi i tij i plotë:

Bashkë me kolegët – kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës: Rrahim Tërnaven, Sejdi Hoxhën dhe Hidaim Ramën, sot takuam qytetarët e Fushë Kosovës.

Banorët e Fushë Kosovës me shumë kureshtje dhe interesim e mirëpritën ofertën qeverisëse të PDK-së, si shpresë të vetme për luftimin e dukurive negative në shoqërinë tonë.

Këta njerëz të mirë dhe punëtorë besojnë fuqishëm në PDK-në, sepse ajo është forca politike që ka përgjegjësi dhe detyrime ndaj qytetarëve.

Fushë Kosova i tha PO PDK-së dhe Kadri Veselit!

Fushë Kosova do të votojë 112!

#PDK112
#KadriVeseli1 #FeratShala31

 

Ferat Shala: Qeveria e re duhet ta ketë prioritet sektorin minerar

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, është në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Profesor i asocuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë kërkon që sektori minerar të shihet me prioritet nga qeveria e ardhshme.

Në intervistën “Kandidatët” të KosovaPress, Shala thotë se qeveria e re duhet të punojë më shumë për rimëkëmbjen e Trepçës, ta zgjedhë një partner të mirë dhe serioz në mënyrë që të kemi një shkallë të lartë të investimeve.

Për rreth katër vite ai drejtoi ndërmarrjen Trepça dhe kush më mirë se Ferat Shala e di se cilët janë hapat që duhet të ndiqen në mënyrë që gjiganti i fjetur industrial i Kosovës të rinigrihet edhe njëherë si dikur.

“Qeveria e re prioritet duhet të ketë sektorin minerar, qeveria e re duhet të ketë transparencë maksimale dhe një ekspertizë shkencore dhe ekonomike që ta trajtojë Trepçën dhe qeveria e re duhet t’i lirojë zonat e interesit për hulumtim që janë zona përreth Trepçës që e rrisin sektorin minerar, e zhvillojnë sektorin minerar dhe na sjellin investitorë strategjikë të brendshëm apo të jashtëm. Faza e katërt është qeveria duhet ta zgjedh një partner serioz të investimeve që është bashkë me punëtorët dhe ta kemi një shkallë të lartë të investimeve në këtë gjigant”, tha ai.

Shala tha se shteti ynë duhet të marrë praktikat më të mira investive për Trepçën dhe se ka investitorë të mjaftueshëm që mund të jenë partnerë seriozë.

Për arsye se politikat e deritashme nuk kanë treguar rezultat sa i parket e Trepçës, Shala e ka shpresën te qeveria e ardhshme nën drejtimin e liderit të partisë së tij, Kadri Veseli.

Doktori i shkencave gjeologjike theksoi se është koha e fundit që institucionet shtetërore që do krijohen pas këtij procesi zgjedhor ta kthejnë në top agjendë sektorin minerar.

“Politikat e deritashme nuk kanë treguar rezultat sa i përket prioritetit që duhet dhënë jo vetëm Trepçës por në përgjithësi sektorit minerar, është koha e fundit që institucionet shtetërore që do krijohen pas këtij procesi zgjedhor ta kthejnë në top agjendë sektorin minerar në këtë sektor, dhe pastaj njëri nga gjigantët në këtë sektor është Trepça e cila do ndryshonte rrjedhën zhvillimore dhe ekonomike të Kosovës mbështetur në resurset e saj që ka dhe në kapacitetet e saj që ka, pra ne duhet të kthehemi me fokus investiv zhvillimor tek sektori minerar e në këtë rast tek gjiganti Trepça gjë që nuk ka qenë deri më tani”, shtoi Shala.

Sa i përket legjislacionit, Shala tha se ai është relativisht i mirë edhe pse ka hapësirë për t’u plotësuar, porse problematikat bazike , pronësore, i ka zgjidhur dhe Trepça tashmë ka të zotët e saj.

Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor këmbëngul se Trepça dhe resurset e saj nuk duhet të bëhen pjesë në asnjë mënyrë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se këtë nuk e lejon as kushtetuta dhe çështjet kushtetuese nuk negociohen.

“Ky qëndrim i imi është tash e shumë vite nuk ka asnjë formë, nuk e lejon as ligji as Kushtetua asnjë veprim tjetër politik, nuk mund ta bëjë këtë. Kategoritë e sektorit minerar gjegjësisht resurset janë kategori kushtetuese dhe problematika dhe çështjet kushtetuese nuk negociohen, nuk ka qenë dhe as nuk duhet të diskutohet kjo punë”, tha ndër të tjera Shala.

Sa i përket zgjedhjeve të së dielës, Ferat Shala pret që programi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës të dalë fitues dhe të punohet drejt zhvillimit të vendit./Q.Rexhaj/

 

Shala: PDK është pikëmbështetja e studentëve dhe mësimdhënësve në Drenas

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është pikëmbështetja e studentëve dhe mësimdhënësve në Drenas.

Ja postimi i plotë:

Studentët dhe mësimdhënësit e komunës së Drenasit gjithmonë kanë qenë pararojë e zhvillimeve më pozitive në shoqërinë kosovare.

Ata çdo herë kanë ditur të rreshtohen krah forcave progresive dhe krah vizionit më fisnik për Kosovën.

Sot ata sërish po i mbështesin këto vlera.

Partia Demokratike e Kosovës është pikëmbështetja e tyre, është shpresa dhe qëllimi i tyre.

#PDK112
#KadriVeseli1
#FeratShala31

Studentët dhe mësimdhënësit e komunës së Drenasit gjithmonë kanë qenë pararojë e zhvillimeve më pozitive në shoqërinë…

Posted by Ferat Shala on Wednesday, 2 October 2019

 

Ferat Shala nga Drenica: Kemi besimin e gjithë Kosovës, PDK-ja është ajo që i duhet vendit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka vizituar pesë fshatra të Drenicës, ku u shpreh i bindur se alternativa politike dhe ekonomike e Partisë Demokratike të Kosovës është ajo që sot i duhet shumë vendit.

Ai tha se kanë besimin e Drenicës dhe të gjithë Kosovës për ta udhëhequr vendin.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Shalës në facebook:

Shala: ShBA-ja sot bëri një pakt me Kadri Veselin dhe me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala ka shkruar rreth partneritetit të Kosovës me SHBA’në.

Ai thotë se ShBA-ja sot bëri një pakt me Kadri Veselin dhe me Kosovën.

Ja postimi i plotë;

Partia Demokratike e Kosovës po e vazhdon me shumë sukses partneritetin me aleancën e botës Perëndimore në krye ShBA-në.

Ky partneritet dhe kjo miqësi me ShBA-në lindi në flakët e luftës çlirimtare dhe pa dyshim se është e shenjtë për ne.

PDK-ja sot dëshmoi se është forca më serioze për partneritet me ShBA-në jo vetëm në Kosovë.

Lideri i saj, Kadri Veseli, sot i bëri një premtim ShBA-së.

ShBA-ja sot bëri një pakt me Kadri Veselin dhe me Kosovën.

Urime fitorja! ????

#PDK112
#KadriVeseli1 #FeratShala31

Partia Demokratike e Kosovës po e vazhdon me shumë sukses partneritetin me aleancën e botës Perëndimore në krye ShBA-në….

Posted by Ferat Shala on Tuesday, 1 October 2019

 

Analistët për Ferat Shalën: Njeri me ide kreative dhe bashkëpunues, eminenca gri e PDK-së (Video)

Periskopi.com Lajme

Ish-këshilltari i Isa Mustafa, tani analisti Faton Abdullahu, ka folur për kandidaturën e Ferat Shalës si deputet nga lista e PDK-së.

“Ferat Shala, nuk e njoh mirë personalisht shumë pak, por për aq sa e njoh, në kohën kur kam punuar në Qeveri, ne ka ekzistu një periudhë kur kemi pasë problem shumë të madh, nëse iu kujtohet me trenin e Serbisë se s’më kujtohet si e patën emëru trenin që e patën nis në Kosovë, domethënë u kanos siguria e Kosovës, mu më kujtohet shumë mirë që bashkëpunimi i tij si ministër me zotin Mustafa dhe të tjerë të Lidhjes Demokratike, ishte aq korrekt, ishte aq fleksibil, aq i vyeshëm, aq me kohë dhe aq me ide kreative sa mu më bëri ta shoh një personalitet që i harron të gjitha dallimet partiake, nuk niset prej kurrfarë interesi partiak e aq më pak klanor, po është në gjendje të vendos bashkë me partnerët tjerë për atë kohë që e kishim hallin që Serbia mezi s’priste të nxiste dicka të keqe në Kosovë”, ka thënë Abdullahu në Klan Kosova.

Ndërkaq analisti Rrahman Paçariqi, tha se Ferat Shala është ‘eminenca gri e PDK-së’.

“Ferat Shala është një, eminenca gri e Partisë Demokratike të Kosovës, personi I cili asnjëherë nuk ka qenë deputet, por në shumë raste është kompozitori, kompozuesi i listave”, tha ai.

Ferat Shala: Drenasi tregoi se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, thotë se Drenasi tregoi më së miri kush do të jetë fitues i zgjedhjeve më 6 tetor.

Ai njofton në Facebook:

Drenasi, si gjithmonë, është frymëmarrja e Partisë Demokratike të Kosovës.

Drenasi është edhe frymëmarrja e krejt Kosovës.

Drenasi sot tregoi më së miri se kush do të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Drenasi sot ia dha një premtim të madh kryeministrit të ri të Kosovës, Kadri Veseli.

Kadri Veseli sot bëri një pakt të ri me Drenicën dhe me krejt Kosovën!

Urime fitorja.

 

Shala: 31 vjet njohje, miqësi e veprimtari të përbashkët me Kadri Veselin

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputetë nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, me anë të një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shkruar se me kryetarin e partisë Kadri Veselin kanë vepruar bashkë 31 vite, shkruan Periskopi.

“31 vjet njohje, miqësi e veprimtari të përbashkët me Kadri Veselin”, ka shkruar Shala.

Shkrimi i tij i plotë:

31 vjet njohje, miqësi e veprimtari të përbashkët me Kadri Veselin.
31 vjet bashkë kemi ndarë vuajtje dhe momente të vështira, por edhe suksese e fitore.
31 vjet rrugëtuam bashkë – nga ilegalja në luftë – nga lufta në ndërtim të shtetit tonë.
31 vjet ideale të përbashkëta me Kadri Veselin!

Bashkë, ndërtojmë të ardhmen për Ty dhe Shtetin!

#PDK112
#KadriVeseli1
#FeratShala31

Ferat Shala 31 | #PDK112

31 vjet njohje, miqësi e veprimtari të përbashkët me Kadri Veselin.31 vjet bashkë kemi ndarë vuajtje dhe momente të vështira, por edhe suksese e fitore.31 vjet rrugëtuam bashkë – nga ilegalja në luftë – nga lufta në ndërtim të shtetit tonë.31 vjet ideale të përbashkëta me Kadri Veselin!Bashkë, ndërtojmë të ardhmen për Ty dhe Shtetin!#PDK112 #KadriVeseli1#FeratShala31

Posted by Ferat Shala on Saturday, 28 September 2019

Shala: Me bashkë-partiakë të vjetër për të shkëmbyer ide të reja për suksese të radhës

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputetë nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, ka takuar disa bashkë-partiakë të vjetër, shkruan Periskopi.

Shala ka thënë se është kënaqësi kur takon bashkëpunëtorë e bashkëpartiak të vjetër.

“Edhe vikendet me punë e kanë kënaqësinë e vet kur takon bashkëpunëtorë e bashkë-partiakë të vjetër, për të shkëmbyer ide të reja për suksese të radhës”, ka shkruar Shala.

 

Shala: Më 6 tetor Millosheva do të votoj numrin 112 – partinë vlerave çlirimtare dhe shtetndërtuese

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala ka vizituar sot fshatin Milloshevë ku u shprhe i bindur se qytetarët e këtij vendi edhe kësaj here siç ka ndodhur tradicionalisht do të rreshtohen në krah me PDK-në.

“Ata asnjëherë s’e kanë vënë në dyshim besimin në PDK-në dhe në lidershipin e saj. Më 6 tetor Millosheva do të votoj numrin 112 – partinë vlerave çlirimtare dhe shetndërtuese!”, shkruan Shala. /Periskopi

Ferat Shala në tri fshatra të Drenasit: Janë bastione të palëkundura të PDK’së

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, thotë se fshatrat e Drenasit si Arllati, Gllanasella dhe Nekoci e dëshmuan se janë bastione të PDK’së.

Ai shkruan:

Edhe mbrëmë u dëshmua se Arllati, Gllanasella dhe Nekoci janë bastione të palëkundura të Partisë Demokratike të Kosovës.

Njerëzit e mirë dhe punëtorë të Arllatit, Gllanasellës dhe Nekocit janë thellësisht të bindur se PDK-ja, mbi të gjitha është vlerë evropiane, dhe se Qeveria e ardhshme Veseli kurrë nuk do të lë njerëz të harruar nga dora e shtetit.

Ndërtojmë të Ardhmen

Për Ty dhe Shtetin

Ferat Shala kujton Lec Gradicën në 21 vjetorin e rënies: Ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua UÇK’së

Periskopi.com Lajme

Ferat Shala, kandidat për deputet nga radhët e PDK’së, ka kujtuar doktor Lec Gradicën, në 21 vjetorin e rënies së tij.

Shala shkruan se Lec Gradica, ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua UÇK’së.

Ja shkrimi i plotë i tij:

Sot shënohet 21 vjetori i rënies heroike të mjekut dëshmor Dr. Lec Gradica.

Dr. Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dhënë kuptimin e plotë profesionit të tij prej mantelbardhi dhe duke vënë në shërbim profesionalizmin e tij madje edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht.

Angazhimi i tij në mbështetje të UÇK-së, ishte motiv për luftëtarët e lirisë por njëkohësisht u dha kurajë dhe hapi rrugë edhe për angazhimin në frontet e luftës edhe të shumë mjekëve, intelektualëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësore.
Dr. Leci do të mbahen mend në historinë e Kosovës si mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë.

Ai ra heroikisht në altarin e lirisë dhe përjetësisë, në krye të detyrës humane dhe patriotike, duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës në malet e Qyqavicës.

Vepra e tij do të mbetët e përjetshme dhe shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme se si duhet kontribuuar për të mirën e vendit.

 

Shala: PDK-ja është alternativa e pashmangshme për Kosovën e zhvilluar

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala sot ka zhvilluar një takim me qytetarët  e Shtuticës, Polluzhës dhe Verbovcit.

Ai shkruan në Facebook se PDK-ja është alternativa e pashmangshme për Kosovën e zhvilluar.

Ja postimi i plotë:

Programi politik dheekonomik i Partisë Demokratike të Kosovës po përqafohet me shumë vullnet dhe entuziazëm nga qytetaria aktive e Shtuticës, Polluzhës dhe Verbovcit.

Këta njerëz të mirë dhe punëtorë janë të bindur se ardhmëria e sigurt e Kosovës ndërtohet vetëm me njerëzit e dëshmuar në luftë dhe në ndërtimin e shtetit.

PDK-ja është alternativa e pashmangshme për Kosovën e zhvilluar, të begatë dhe të barabartë, përkrah të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian.

Programi politik dhe ekonomik i Partisë Demokratike të Kosovës po përqafohet me shumë vullnet dhe entuziazëm nga…

Posted by Ferat Shala on Monday, 23 September 2019

 

Shala: Suksesit të studentëve u gëzohem, nxënien e dijes dhe hulumtimin shkencor e bëjnë në shtetin e lirë dhe të pavarur

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka mentoruar njërin nga kandidatët e tij për titullin, Master.

Shala thotë se është kënaqësi kur sheh studentët e tij duke arritur suksesin final.

Shkrimi i plotë:

Është satisfaksion moral dhe profesional për mua kur shoh studentët e mi që arrijnë suksesin final.

Kisha kënaqësinë të mentorojë njërin prej kandidatëve për titullin Master.

Suksesit të studentëve u gëzohem, sepse ata sot nxënien e dijes dhe hulumtimin shkencor e bëjnë në shtetin e lirë dhe të pavarur.

Shala: Vuqaku si kurdo herë, në krah me mua, Kadri Veselin dhe PDK-në

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vazhduar takimet në fshatrat Gjergjaj, Tërstenik, Negroc dhe Vuqak, shkruan Periskopi.

Shala ka thënë se “qytetaria aktive e komuniteteve masovikisht po e pëqafon vizionin e liderit tonë, z. Kadri Veseli, për Kosovën e së nesërmes”

Shkrimi i tij i plotë:

Agjenda e Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar me Gjergjaj, Tërstenikun, Negrocin dhe Vuqakun.

Qytetaria aktive e komuniteteve masovikisht po e pëqafon vizionin e liderit tonë, z. Kadri Veseli, për Kosovën e së nesërmes.

Vuqaku, si kurdo herë, në krah me mua, Kadri Veselin dhe PDK-në.
Krenar me Vuqakun tim që gjithonë është përkrah idealeve progresiste dhe njerëzve më të dëshmuar të Kombit tonë.