Shqiptari që hyri si paqeruajtës me NATO’n: Ushtarët gjermanë u lumturuan kur e çliruam Kosovën (Video)

Periskopi.com Lajme

Një kosovar tjetër kishte hyrë në Kosovë bashkë me trupat gjermane më 12 qershor. Ai ishte i veshur me uniformën e ushtrisë së Gjermanisë.

Ferik Alihajdaraj me nënshtetësi gjermane ishte me ata që e sollën lirinë për bashkëvendasit e tij.

”Për mua si shqiptar ka qenë normal një ndjenjë shumë  e fortë”, tha ai.

Ushtarët gjermanë kishin bashkëndjerë me Alihajdarajn për vuajtjet e popullit të tij. Ai thotë se ishin lumturuar kur e kanë çliruar Kosovën.

‘Ata nuk e kanë ditë se qysh ka qenë situata në Kosovë. Prandaj gjermanët me gjithë qejf kanë hy në Kosovë edhe e kemi ditë se çka na pret”./PERISKOPI