Portierit të Uruguait po ia nxijnë jetën në rrjetet sociale pas gafës që bëri kundër Francës (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Fernando Muslera bëri një gabim të rëndë në sfidën kundër Uruguait ku ia mundësoi një gol Griezmannit

Fernando Muslera ishte në formë fantastike deri në ndeshjen e sotme pasi kishte pësuar vetëm një gol, sot ndaj Francës i pësoi dy gola dhe njëri ishte nga gabimi i tij amatoresk, shkruan Periskopi.

Griezmann bëri një goditje në drejtim të portës së Uruguait dhe Musleras i shpëtoi topi nga duart dhe kështu Franca dyfishoi epërsinë në minutën e 61-të.

Tani në interenet kanë filluar të krahasojnë gafën e tij me atë të Loris Karius, i cili gjithashtu gaboi pothaujse në të njejtën mënyrë në finalen e Champions League kundër Real Madridit. /Periskopi/
Capture
6eac4de7-5428-4bb3-ae6d-4509f89877a6
36672350_248986329029507_228000340362919936_n

Franca 2 – 0 Uruguaji | Griezmann e shkatërron portierin Muslera (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Franca ka shënuar një tjetër gol përmes Antoine Griezmann pas gabimit katastrofal të portierit Fernando Muslera, shkruan Periskopi.

Tashmë, rezultati është 2 me 0 për “Gjelat” të cilët me një këmbë kanë kaluar në fazën e qerekfinales ku do të presin njërën prej çiftit Belgjikë-Brazil. Në këtë ndeshje nuk po luan heroi i kualifikimit në çerekfinale për Uruguajin, Edinson Cavani.

Deri tash, kombëtarja e udhëhequr nga Oscar Washington Tabarez ka arritur t’i shkaktojë mjaft probleme në mbrojtje Francës, por nuk pritet që të ndodhë diçka dramatike deri në fund të ndeshjes.