Tronditet futbolli: Në superderbi shënon gol mjeshtëror një 14 vjeçar (Video)

Periskopi.com Sporti

Imagjino të shënosh golin tënd të parë në futbollin profesionist në derbin më të madh të klubeve në vendin tënd. E imagjino ta bësh këtë në moshën 14-vjeçare.

Për Fernando Ovelarin, kjo ëndërr u bë realitet të dielën mbrëma.

Ovelar, që pas dy muajve mbush 15 vjet, shënoi golin e parë për skuadrën e elitës së Paraguait, Cerro Porteno në derbin ndaj rivalit të përbetuar Olimpia.

Goli i tij u shënua vetëm një javë pasi që bëri debutimin në futbollin profesionist.

Nestor Camacho, që shënoi golin e barazimit 1:1 për Olimpian, është 31-vjeçar, që i bie se ka më tepër se dyfishin e moshës së Ovelarit.

Siç mund ta shihni në video, goli i tij është i ekzekutuar mjeshtërisht. Nisur nga ikja ndaj lojtarit kundërshtar e deri te mënyra se si e drejton topin në rrjetë.