Thaçi: Feronikeli edhe me një lojtar më pak arriti të na dhuroi fitore fantastike

Periskopi.com Lajme

Presidenti Thaçi ka komentuar fitoren e Feronikelit ndaj Santa Colomas.

Ai ka thënë se Feronikeli dëshmoi që është një ekip i aftë që të rikthehet shpejt në lojë, i cili edhe me një lojtar më pak arriti të na dhuroi një fitore fantastike.

“Kampionët nuk definohen vetëm nga fitoret, por edhe nga këmbëngulja dhe vullneti i fortë për t’ia arritur qëllimit. Feronikeli dëshmoi se është një ekip i aftë që të rikthehet shpejt në lojë, i cili edhe me një lojtar më pak arriti të na dhuroi një fitore fantastike. Me plot meritë kaloi në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve!”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi kërkon fitoren nga kampionët

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të përcjellë aktivitetet sportive, sidomos ato në futboll.

Kësaj radhe ai është lajmëruar nga stadiumi “Fadil Vokrri” ku po luhet ndeshja e dytë parakualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Ndëshja po luhet mes ekipit kosovar Ferronikli fhe atij Santa Voloman nga Andorra, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në facebook, Thaçi ka thënë se janë aty për të bërë tifo për kampionin dhe kërkojnë fitore.

“Në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ta përkrahur Feronikelin në finalen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, në përballje me Santa Coloman. Jemi këtu për të bërë tifo për kampionin tonë dhe duam fitore! HTH”, shkruan ai, krahas një fotografie ku shihet bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. /Periskopi