Askush nuk i shkoi në festën e beqarisë, Jennifer ndjehet patetike

Periskopi.com Showbiz

Fituesja e çmimit “Oscar”, Jennifer Lawrence (28 vjeç), u fejua katër muaj më parë me galeristn dhe tregtarin e artit Cooke Maroney (34 vjeç) pas tetë muajsh lidhjeje, ndërsa ata i njoftoi shoqja e saj më e ngushtë Laura Simpson.

Si duket as martesa nuk është shumë larg, kështu që aktorja vendosi ta organizojë mbrëmjen e beqarisë për shoqërinë femërore, por nuk shkoi gjithçka sipas planit.

Meqë Jennifer fillimisht tha se nuk do të kishte fare mbrëmje të beqarisë, dhe pastaj e ndryshoi mendjen dhe i organizoi të gjitha në momentin e fundit, doli se të ftuarat nuk ishin të gatshme për dëshirat dhe tekat e saj, shkruan KOHA Ditore.

”Askush nuk mundi të vinte, sepse të gjithëve u tregova në momentin e fundit. U ndjeva aq keq sa që qava. U ndjeva aq e mjerueshme dhe patetike”, – e pranoi fituesja e çmimit Oscar dhe shtoi se i fejuari i saj ishte mbështetja më e madhe i cili e bindi se nuk duhej të ishte e pikëlluar.

Jennifer dhe Cooke filluan të dalin vetëm disa muaj pasi aktorja u nda nga regjisori Darren Aronofsky (50), i cili e bëri regjinë e filmit ‘Mother!’, në të cilin Laërence e luajti rolin kryesor. Arsyeja për ndarjen e tyre ishte pikërisht puna sepse që të dy flisnin vetëm për të.