Festivali Sunny Hill Archives - Periskopi

Rina Lipa publikon momente të veçanta nga “Sunny Hill”

Periskopi.com Showbiz

Tashmë ka mbaruar festivali “Sunny Hill”, i cili përgjatë këtyre tre netëve dhuroi performanca nga më të ndryshmet.

Duke filluar nga Miley Cyrus, G4shi e deri të Calvin Harris dhe Dua Lipa, madje këta të fundit i dhanë një ngjyrë tjetër koncertit, teksa interpretuan hitin e tyre “One Kiss”.

Meqë festivali ishte organizuar nga Dukagjin Lipa, nuk kishte si të mungonte familja e tij, përfshirë edhe të dashurin e Dua Lipës, Anwar Hadid.

Së fundmi, është motra e Duas, Rina, e cila ka publikuar disa momente të veçanta nga nata e dytë e “Sunny Hill”.

“Dita e dytë, Sunny Hill Festival”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Përndryshe, Rina së fundmi u bë pjesë e kompanisë së modës “Nasty Gal”.

Policia ndërmerr masat e sigurisë për Festivalin Sunny Hill

Periskopi.com Lajme

Me rastin e festivalit Sunny Hill, i cili mbahet në parkun e Gërmisë nga data 2 deri 4 gusht, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka ndërmarrë masat e nevojshme me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik dhe një ambient i sigurt.

Pasi që në këtë festival do të marrin pjesë këngëtarë me renome botërore, pritet se përveç qytetarëve të kryeqendrës, parkut të Gërmisë, t’i drejtohen edhe qytetarë nga vende të tjera.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës , për të evituar bllokadat në rrugë, do të veprojë në të gjitha rrugët, të cilat lidhen me rrugën kryesore që lidhë qytetin me parkun e Gërmisë, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të  automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia do të ndalojë dhe ridrejtoj të gjitha veturat përveç atyre të banorëve të lagjeve që lidhen më parkun Gërmia (Sofali, Tauk Bahqe), autobusëve të Trafikut Urban, automjeteve të Emergjencës, të Hortikulturës, KRM “Pastrimi”, Drejtorisë së Inspeksionit të Prishtinë, si dhe veturave të PK-së,  të cilat janë të angazhuara në këtë operacion.

Ndalja dhe ridrejtimi i veturave do të bëhet në kryqëzimin e rrugëve “1 Tetori”, “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paçarizi”; (Kryqëzimi Velani), “Nazim Gafurri”, “ Xhavit Ahmeti” dhe “ Dr. Lec Gradica”, kryqëzimin e rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të pishinës dhe parkut Gërmia.

Operacioni do të fillojë të implementohet nga ora 10:00,  më datë 2 gusht, andaj policia kërkon nga qytetarët të shmangin lëvizjet drejt parkut Gërmia me vetura.