Shtëpia e Bardhë shqyrton ekstradimin e Gylenit, për ta qetësuar Erdoganin pas vrasjes së Khashoggit

Periskopi.com Lajme

Shtëpia e Bardhë është duke kërkuar mënyra për ta përzënë nga SHBA’ja armikun e presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan, gylenistin Fethullah Gulen, per ta qetësuar Turqinë pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, bëjnë të ditur zyrtarë të lartë të SHBA’së, raporton Periskopi.

Raportohet se zyrtarë të Administratës së Trumpit muajin e kaluar kanë kërkuar nga agjencitë federale të zbatimit të ligjit që të shqyrtojnë mënyrat ligjore të heqjes së klerikut të turqve, Fetullah Gulenit, për ta bindur Erdoganin që ta lehtësojë presionin ndaj qeverisë sauditë.

Burimet bëjnë të ditur se Shtëpia e Bardhë po kërkon të dhëna specifike për statusin e qëndrimit të Gylenit në SHBA.

Ai ka një kartë të gjelbër për qëndrim në SHBA, pasi ka jetuar në Pensilvani që nga fundi i viteve të 90’ta.

“Kjo kërkesë e Shtëpisë së Bardhë ka zemëruar djemtë e agjencisë së zbatimit të ligjit”, tha një zyrtar i lartë amerikan, i përfshirë në këtë proces.

FBI dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk pranuar ta komentojnë një rast të tillë.

Një zyrtar turk citohet të ketë thënë se Qeveria nuk i lidh shqetësimet e saj për vrasjen mizore të Khashoggit, me rastin e ekstradimit të Gylenit, për çka kishin bërë kërkesë disa herë.

“Patjetër që për ne nuk ka asnjë lidhje mes këtyre dy rasteve. Ne e duam Gylenin të ekstraduar, por gjithashtu do ta vazhdojmë hetimin për vrasjen e Khashoggit”, citohet të ketë thënë ai.

U raportua se Khashooggi është vrarë nga zyrtarët suaditë më 2 tetor, në Konsullën e Arabisë Saudite në Stamboll./Periskopi