Fiat, tregon zhurmën e mahnitshme që e lëshon 124 Spider Abarth (Video)

Periskopi.com Tech & Auto

Model me fuqi shumë më të mëdha se paraardhësi

Është në treg që nga viti 2016 sikur edhe Mazda MX-5, ndërsa Fiat ka vendosur ta rikthejë 124 Spider Abarth në vitin 2019, transmeton Telegrafi.

Pak para prezantimit zyrtar gjatë javës që vjen, është shpërndarë një video ku tregon pjesën për nxjerrjen e gazrave, si dhe zhurmën e mahnitshme që lëshon.

Në këtë formë, mund të thuhet se ky model me platformë si Mazda, do të lëvizë me fuqi të mëdha, megjithëse e ka të njëjtën pamje sikurse edhe modeli i vjetër. Përfshirë edhe rrotat, që së paku do duhej t’i kishte më ndryshe.

Ekspertët presin që të ketë vetë vetëm ndryshime të lehta në 124 Spider të vitit që vjen, me pritet më të mëdha në zgjerim dhe ngritjen e tavanit, që paraqiste problem për përdoruesit.

Kjo markë veturash po e financon kalimin e CR7 tek Juventus

Periskopi.com Sporti

Është grupi i automobilave FIAT ai i cili po financon kalimin e Cristiano Ronaldos në Juventus bën të ditur Marca.

Familja Agnelli zotëron 29.18 për qind të këtij grupi (të cilit i përket ekskluzivisht markë Ferrari), ashtu siç ka 63.77 për qind të Juventusit.

Andrea Agnelli, president i klubit, ishte një nga partnerët themelues të konglomeratit.Ai prandaj i kërkoi FIAT-it të financonte ‘Operacionin e Cristianos’ dhe sapo zbuluan se ishte e mundshme falë fondeve të grupit, ata i thanë po portugezit.

Agnelli ka konsideruar gjithashtu forma të tjera të financimit. Cristiano Ronaldo mund të bëhet imazhi i markës dhe të nënshkruajë një kontratë reklamimi me FIATI-n, një alternativë me të cilën mund të fitojnë deri në 30 milionë euro.

Vendimi shkakton pakënaqësi te punëtoret e FIAT-it

Megjithatë, vendimi për financimin e operacionit falë grupit FIAT nuk ka qenë i mirë për punëtorët e konglomeratit.

Operatori i agjencisë Pomorie D’Arco DER, Gerardo Giannone thotë se me pagën që do t`ia paguajë Cristianos, FIAT-i, do të mund t`ua ngriste pagen të gjithë të punësuarëve për nga 200 euro me shumë.

“Pas Higuain, është Cristiano Ronaldo? Është e turpshme që punëtorët e FIAT nuk kanë pasur rritje të pagave në 10 vitet e fundit,” tha Giannone disa ditë më parë.