Rama-VV’së: Mandatimi i juaj nga Kushtetuesja vetëm sa do e komplikonte punën në këtë kohë pandemie

Periskopi.com Lajme

Analisti Fidan Rama sonte në Debat Plus i ka thënë Rexhep Selimit dhe Albulena Haxhiut të VV’së se mandatimi i tyre nga Kushtetuesja vetëm sa do e komplikonte situatën në këtë kohë pandemie, transmeton Periskopi.

‘’Ju jeni një parti në qeveri. Nuk e keni shumicën për të kaluar të paktën një ligj të thjeshtë. Kemi stuatë të komplikuar. Gjykata duhet të gjejë një mes për të dalë nga kriza. Mandatimi i juaj nga Kushtetuesja vetëm sa e komplikon punën në këtë kohë të panemisë’’, ka thënë Rama.

‘’Shpresoj që cilido të jetë vendimi i Kushtetutës ta pranoni’’, shton Rama./PERISKOPI/

Rama – Konjufcës: Karrierën publike s’mundesh me ia  ndal Njazi Thaçit dhe askujt

Periskopi.com Lajme

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes sonte është i ftuar në Debat Plus ku është pyetur edhe për shkarkimin e drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçin, transmeton Periskopi.

Ai thotë se ia kanë ndërprerë karrierën publike Thaçit me këtë shkarkim.

Menjëherë ka reaguar analisti Fidan Rama duke i thënë se nuk mund t’ia bëjnë askujt këtë

‘Karrierën publike s’mundesh me ia  ndal askujt. Sepse ai del e bëhet këngëtar dhe ti sun e ndal’’, ka thënë Rama.

‘’Unë kam thënë se do t’ia ndërprejmë karrierën e tij publike. Karrierën publike në këtë kapacitet. Të drejtorit’’, shton Konjufca.

‘’Nuk kam asgjë personale me Njazi Thaçin. Nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurrë’’/PERISKOPI/

 

Rama-Kurtit në emision live: Nuk jemi këtu në fakultet me i dëgju ligjëratat e tua

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte është i ftuar në Debat Plus për të folur rreth situatës me pandeminë, por edhe tema tjera të rëndësishme për vendin, transmeton Periskopi.

Ai teksa fliste  diçka, analisti Fidan Rama e ndërpreu për t’ia bërë një pyetje dhe për të argumetuar.

Por Kurti ia ktheu që të mos e ndërpresë.

Me këtë rast, Rama i tha se nuk është profesor aty për të ligjëruar.

‘’ Nëse don po të dëgjojmë si profesor këtu zotëri Kurti. Por nuk jemi në fakultet këtu  në ligjërata. Po e bëjmë pak më inteaktiv  emisionin’’./PERISKOPI/

 

Rama – Abazit: Nuk mundesh me prit prej ambasadores Çitaku me t’i çel fabrikat në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Analisti Fidan Rama sonte në Debat Plus ka kritikuar Qeverinë Kurti për vendimin që ambasadorja Vlora Çitaku të largohet nga detyra në ShBA, transmeton Periskopi.

‘’Unë për vete Vlora Citakun nuk e njoh. Në dy raste jemi taku deri tash. Por nuk mundesh me prit prej ambasadores Çitaku me ti qel fabrikat dhe me t’i pru investimet në Kosovë’’

‘’E kemi pasë një përfaqësim që ka pasë elemente në të cilat ne kemi qenë gjithë krenar. Vendimi i sotëm është një porosi dhe betejë e hapur mes VV’së dhe presidentit Hashim Thaçi. Gabim largimi i Lirim Grejçevcit dhe Vlora Çitakut’’, ka thënë ai.

Abazi: Nëse pyetem unë, unë e kisha bë Ilir Dugollin për ta dërguar në Washungton. Ka njerëz profesionistë’’./PERISKOPI/

 

Rama: Nuk pres që Vetëvendosje të dalë e para

Periskopi.com Lajme

Analisti Fidan Rama sonte në RTV Dukagjini ka thënë se nuk pret që Vetëvendosje të dalë e para, përkundër sondazheve që e nxorën fituese këtë parti, transmeton Periskopi.

‘’Nuk pres që VV të dalë e para. Nuk mendoj që VV do të përsërisë rezultatin e vitit 2017.

Është votë e tyre dhe në fund duhet me pa rezultatin. Nëse fiton, urime të gjithëve. Por, nuk pres që VV të dalë e para’’, tha ai/PERISKOPI/

 

Rama: Nuk besoj se do të funksiononte rotacioni në një qeverisje LDK – VV

Periskopi.com Lajme

Gazetari dhe analisti, Fidan Rama thotë se ai nuk beson që një qeverisje mes LDK’së dhe VV’së me rotacion do të ishte e sukseshme.

“Nuk ka asnjë lloj garancie që mund të funksionojë kjo me rotacion. E kuptoj pse f Këto dy subjekte politike duhet të garojnë vetë në zgjedhje. Duhet të maten me vota, cilado që fiton, mund ta marrë kryeministrin. Nëse fiton Vjosa Osmani, ajo bëhet kryeministre e nëse fiton Albin Kurti, le ta marrë kryeministrin”, ka thënë Rama/Periskopi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/411378172828416/